Kush e ka parë? 12 – vjeçarja nga Durrësi rezulton 24 orë e humbur

Ornela

Një vajzë vetëm 12 vjeçe rezulton e humbur prej orës 13:30 të 8 marsit 2019.

Ka qenë e ëma që ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit.

Nga momenti i largimit nga banesa ora 13:30 vajza nuk është kthyer më.  Sipas deklarimeve të familjarëve vajza është rreth  125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Policia është vene në kërkim të saj ndërsa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *