20 fotot e javës

DITA Online

20 fotografitë e javës – Stuhi, parada, konflikte dhe martesa – javën e dokumentuar nga fotoreporterët më të mirë në botë dhe të publikuara nga “The Guardian”

 

Cameta, Brazil

Një burrë i veshur me kostumin toukan për karnavalet e Cordao da Bicharada në Cametá, Brazilin verior. Festivali ka për qëllim përçimin e mesazhit në mbrojtje të kafshëve të egra të Amazonës. Fotograf: Raimundo Pacco/AP

 

Nairobi, Kenia

Tetëvjeçarja Keysha Odawa praktikon peshëngritjen në një palestër në Eastleigh, pranë Nairobit, nën vëzhgimin e 10-vjeçarit Channel Obiero. Fëmijët pompojnë rregullisht shtangat me nënën e Channel-it, Mercy Obiero, e cila ka përfaqësuar Kenian në garat ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën e Londrës 2012. Fotograf: Dai Kurokawa/EPA

 

San Antonio, US

Fotografi Callaghan O’Hare shpenzoi kohë duke dokumentuar jetën e përditshme të nënës me leje lindjeje në SHBA, Lauren Hoffmann. Në foto Hoffman bisedon në telefon, ndërsa i jep të pijë djalit të saj Mikah në tryezën e darkës. Micah është vetëm disa javë dhe ajo tashmë i është kthyer punës. Fotograf: Callaghan O’Hare/Reuters

 

Boerne, SHBA

Një tjetër foto nga projekti i O’Hare tregon Will Hoffmann, bashkëshortin e Lauren, duke luajtur me djalin e tij dyvjeçar Asa në Sister Creek Vineyards në Teksas. Fotograf: Callaghan O’Hare/Reuters

 

Për Tokën

Kjo fotografi, e marrë nga astronauti Anne McClain, tregon Kapsulën Dragon SpaceX Crew Dragon duke iu afruar Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Fotograf: Anne McClain/Nasa

 

Beijing, Kinë

Një vajzë e vogël lodhet duke pritur në ceremoninë e ngritjes së flamurit në mëngjes, në sheshin Tiananmen, para hapjes së seancës së dytë të Kongresit të 13-të Kombëtar Popullor. Fotograf: How Hwee Young/EPA

 

Jugu i Krasnoyarsk, Rusi

Çdo dimër, ndërsa lumi Yenisei ngrin, shfaqet një rrugë e ngrirë prej pesë kilometrash, e cila lidh bankat e saj lindore dhe perëndimore. Shërbimet rajonale të trafikut mbikëqyrin pikën e kalimit ndërsa makinat ecin mbi akullin e trashë. Fotograf: Ilya Naymushin/Reuters

 

Johanesburg, Afrika e Jugut

Një banor i fshatit Aleksandra duke ndihmuar të shuajë një zjarr në vendbanimin e Stjwetla. Sipas mediave lokale, rreth 100 banesa u shkatërruan nga rënia e flakëve pas shembjes së shtyllës së tensionit të lartë, duke zhvendosur telat e saj në kasollen poshtë. Fotograf: Gulshan Khan/AFP/Getty Images

 

Kiev, Ukrainë

Aktivistët dhe mbështetësit e partisë ukrainase të ekstremit të djathtë, Korpusi Kombëtar, duke mbajtur fishekzjarrë para një shtëpie private që ata besojnë se i përket familjes Svynarchuk. Korpusi Kombëtar pretendon se anëtari i familjes ka bërë para nga kontrabanda e pajisjeve ushtarake nga Rusia. Fotograf: Genya Savilov/AFP/Getty Images

 

Kaliforni, SHBA

Kjo fotografi e ekspozimit të gjatë tregon një sërë gjëmimesh rrufeje mbi Santa Barbara, të parë nga Stearns Wharf në portin e qytetit. Fotograf: Mike Eliason/Santa Barbara County Fire Department/AP

 

Youngstown, Florida, SHBA

Gene Hogan i fryn një zjarri jashtë tendës në Floridën perëndimore, vend që ai e ka quajtur si shtëpi kur mbeti i pastrehë nga Uragani Michael tetorin e kaluar. Fotograf: David Goldman/AP

 

Deir Ezzor, Siri

Gra dhe fëmijë të evakuuar nga sulmi i ashpër i grupit të Shtetit Islamik të Baghouz, mbërritur në zonën e drejtuar nga Forcat Demokratike Siriane-Kurde, të mbështetura nga SHBA. Fotograf: Bülent Kılıç/AFP/Getty Images

 

Chengdu, Kinë

Është gjithnjë e në rritje numri i grave të reja në Kinë, të tilla si Mu Qing, në foto, të cilat postojnë video që tregojnë aftësitë e tyre me versionet në shkallë të gjera të skateboard-it. Fotograf: Fred Dufour/AFP/Getty Images

 

Binche, Belgjikë

Pjesëmarrësit e festivalit, të njohur si Gilles, veshur me kostume dhe kapele tradicionale të puplave të strucit, në Carnaval de Binche, një ngjarje historike popullore kulturore që u emërua si Kryevepër e Trashëgimisë Orale dhe të Paprekshme të Njerëzimit nga Unesco në 2003. Fotograf: Stéphanie Lecocq/EPA

 

Kilinochchi, Sri Lanka

Inthira Piriyatharsini gatuante për familjen e saj në shtëpinë e vet, pasi kishte punuar pwr zhvendosjen e minave në Muhamalai, një nga fushat më të mëdha të minuara në botë. Ju mund të shihni një galeri të jetës së grave, duke e bërë Sri Lanka-n më të sigurt këtu. Fotograf: Allison Joyce/Getty Images

 

Campo Novo de Rondonia, Brazil

Një fëmijë indigjen në një pemë të prerë, në rezervimin indigjen të Uru-eu-Wau-Wau. Një takim u thirr në fshatin Alto Jamari për të trajtuar kërcënimin e pushtimeve nga grabitës të armatosur të tokës. Fotograf: Ueslei Marcelino/Reuters

 

Bogota, Kolumbi

Gratë marrin pjesë në një tubim gjatë festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Këtu mund të shihni një galeri të ngjarjes globale. Fotograf: Luisa Gonzalez/Reuters

 

New Delhi, Indi

Një dhëndër indian arrin me kalë për një ceremoni të madhe martese. Dasma të tilla në Indi janë të organizuara kryesisht për të ndihmuar familjet ekonomikisht të pafavorizuara, të cilat nuk mund të përballojnë shpenzimet e larta, dhuratat e shtrenjta, të cilat janë ende të përhapura si traditë në shumë komunitete. Fotograf: Altaf Qadri/AP

 

Philadelphia, SHBA

Një tren shkon drejt perëndimit ndërsa dielli lind nga pas qytetit. Fotograf: Matt Rourke/AP

 

Pattaya, Tailandë

Jazell Barbie Royale i SHBA-ve përgatitet prapa skenës për finalen e konkursit të bukurisë transgjinore të Miss Mbretëresha Ndërkombëtare 2019. Ajo mori kurorën e fituesit. Fotograf: Jorge Silva/Reuters

 

Burimi: theguardian.com

Përgatiti L.Veizi / Dita

 

Share This Article
1 Comment
  • poze e mbrekullushme, e femijes kinez; “me vjen pak gjume po jame i lumtur se e kam jeten te …sigurte”; o qypi komentues (i fotos) . dhe… foto e “grave” siriane (ne fakte islame); do sugjeroja qe bota moderne, usa-rusia, te mernin nje vendim, per te zhduke nga faqja e dheut regjimet pro islamike, te….globit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *