Më e keqja ndodhi

editor

Më e keqja ndodhi. Ajo që kishim paralajmëruar që në shtator të vitit të kaluar ndodhi. Një ish qiramarrëse, e dëbuar nga shtëpia ku jetonte prej 70 vjetësh, ndërroi jetë në mënyrën më jodinjotoze, para syve të të gjithëve. Jo sepse ajo vuante nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, por nga i ftohti, në mes të rrugës, para Bashkisë Durrës. Sofia 87 vjec jetonte së bashku me nipin e saj 67 vjec prej 6 javësh në një stol në lulishten para bashkisë. Atje konsumonte atë pak pension dhe lëmoshat e qytetarëve. E pra ajo nuk ishte njeriu që nuk kishte punuar asnjëherë dhe nuk ishte as kumarxhie që ta kishte lënë shtëpinë në kazino. Ajo ishte një qytetare e ndershme e cila kishte punuar gjithë jetën për të mos vdekur në lulishte e mbuluar me kartona. E kishim paralajmëruar tragjedinë që në orët e para të saj. Kishim thënë se të pastrehët që po hidheshin në rrugë, një ditë edhe mund të vdisnin nëse shteti do i linte pa i sistemuar.

Ia thamë këtë gjë të gjithë autoriteteve që duhej të kishin veshë për të dëgjuar dhe zemër për të dashur të kuptonin. Ia thamë qeverisë që po gabonte duke i nxjerrë jashtë qiramarrësit e ish banesa shtetërore pa i sistemuar ata në mënyrë adekuate dhe efektive. Qeveria na u përgjigj se ishim komunistë dhe se edhe kleri i lartë fetar i kishte falenderuar për kthimin e pronës. Por ama shërbesën e fundit kësaj viktime nuk po ia kryen tani askush. Olldashi dukej i kënaqur që po u shërbente pronarëve në dorë urdhërat e ekzekutimit që do i bënin një palë të pasur dhe të tjerët në mëshirë të fatit. E djathta triumfoi par exellence. Pronari mori pronën e blerë dikur nga stërkatragjyshi, që jo në pak raste kishte qenë ushtarak i lartë i perandorisë otomane apo kapterr i qeverisë së mbretit Zog. Kurse qiramarrësit duhet të shkonin e të vrisnin veten.

Ia thamë edhe Gjykatës Kushtetuese, por ajo e gjykoi të drejtë aktin normativ sepse qeveria u kishte ofruar kredi shtresës së prekur. Gjyqtarët e kësaj gjykate e besuan kollaj këtë gjë sepse mbase vetë ata kanë mundësi të marrin kredi dhe u duket se e gjithë bota jeton si ata. Me një naivitet fëminor u besua që Sofia 87 vjece,dhe nipi i saj Llazi 67 vjec, mund të merrnin kredi për 30 vjet që Sofia me superpensionin e saj 100 mijë lekë të vjetra në muaj do paguante këstet e kredisë deri sa të bëhej 1 17 vjec dhe pastaj do jetonte e lumtur!

Ia thamë prapë qeverisë me një peticion të nënshkruar nga përfaqësuesit e 678 familjeve në vigjiljen e Krishtlindjeve. I thamë që është dimër dhe njerëzit e moshuar, apo ata të sëmurë, mund të vdesin nga i ftohti. Por mesa duket qeveria nuk na besoi sepse iu duk cudi që mund të vdesësh nga i ftohti në një vend të ngrohtë si i yni. Sigurisht, nëse ke zyrën e ngrohtë, nëse të shërbejnë cdo ditë kafe të ngrohtë në tavolinë, nëse makinën e ke të ngrohtë dhe ujin në rubinetin e banjos së kryeministrisë e ke po aq të ngrohtë, i ftohti është një nocion i harruar.
Ia thamë edhe opozitës së asaj kohe. Vumë re që ajo e bëri menjëherë pjesë të kauzave të veta elektorale. U menduan plane për të anulluar aktin normative nëse do vinin në pushtet, plane që të mundësohej strehimi masiv i gjithë kategorisë, plane për ndërtime e plane për financime. Por pas zgjedhjeve vendimi i parë ishte lidhur me foton zyrtare që hijeshonte muret, duke harruar se cfarë ndodh përtej atyre mureve. Më e rëndësishme u bë cështja se mustaqet e kujt ishin më të hijshme, ato të thinjurat e Ismail Qemalit, apo ato më brune të Bujar Nishanit. Kaluan ditë dhe akti normativ për debimin e mbi 3000 familjeve vazhdon të bëjë kërdinë atje jashtë, por qeveria është shumë e zënë me ndarje tortash pushtetesh e ngrenie drekash pune. I ftohti erdhi prapë me vjeshtën por qeveria e re është më shumë e fokusuar se kush do ngrohë karriken e rradhës.

Ia thamë edhe bashkive. Madje vetë nipi 67 vjecar i viktimës thotë se shkoi disa herë të takonte Vangjush Dakon por ai i tha se dy pleqtë e shkretë, viktima të një shteti modern që quan të drejtën e pronës më të shtrenjtë se të drejtën e jetës, ishin bërë turpi i bashkisë. Ata i kishin nxirë faqen Dakos dhe bashkisë së tij prandaj duhet të iknin së bashku me kartonat e tyre në një lulishte tjetër, ndoshta në një bashki tjetër. Kjo deri sa të bëheshin turpi edhe i bashkisë tjetër…
Jo vetëm ne, por edhe Avokati i Popullit u investua në dhjetëra deklarata për shtyp e rekomandime. Por edhe fjalët e tij ranë në veshin e shurdhër dhe zemrën gur. Tani viktima iku nga stoli i lulishtes.
Iku edhe nga inventari i Entit Kombëtar të Banesave që tani ka një të pastrehë më pak. Iku edhe nga lista e kredive duke kursyer lekët e interesave që do paguante shteti, sipas besimit naiv të gjyqtarëve komodë kushtetues. Iku edhe nga lista e hallexhinjve që qeveria e re ka thënë se do sistemojë para se të vinte fushata elektorale e rradhës.

Por kjo ikje në këtë formë është krim. Shteti nuk garantoi dot as të drejtën e jetës së kësaj të moshuare që nuk pati thjesht fatin e keq lidhur me shëndetin. Ajo pati fatin e keq që jetonte nën drejtimin e një qeverie të mbrapshtë, nën gjykimin e gjykatave që ende besojnë se gomari fluturon dhe nën drejtimin e një kryebashkiaku që beson se varfëria është turp.
Ajo pati fatin e keq edhe të ngathtësisë së një qeverie të re që kutururepset mes estetikës së ngjyrave, fjalimeve të thurura bukur dhe vëmendjes mediatike. Humbja e jetës së viktimës, vërtet u nis nga një akt mizerabël i qeverisë që iku, por u bitis dhe rëndon njëlloj edhe në përgjegjësinë e mosveprimit të qeverisë së re, duke u regjistruar kështu si viktima e parë zyrtare pas 23 qershorit. Nëse kjo dosje një ditë përfundon në Strasburg, ky i fundit do thotë që mosveprimi shkeli në mënyrë thelbësore të drejtën e jetës së garantuar nga neni 2 i Konventës.
Akti normativ pa dyshim që ishte dhe mbetet një akt kriminal. Autorët u larguan nga pushteti jo për të këmbyer karriket, por për të zhbërë mbrapshtinat e tyre. Nëse ka një akt normativ që është në kushtet e nevojës ekstreme dhe urgjencës është pikërisht ai akt që do anullojë aktin e vjetër normativ që sot po vret njerëz. Gjithashtu urgjente është nevoja për të sistemuar të gjithë të pastrehët e kësaj kategorie qoftë edhe përkohësisht. Për këtë nuk duhet shumë punë, nuk është e domosdoshme as konsulenca e Tony Blair, as fotografia e Ismail Qemalit në mur dhe as ndonjë kombinim i bukur ngjyrash. Për këtë akt duhet vetëm vullnet dhe nëse ky mungon atëherë harram ato 1 milion shpullat e shqiptarëve.

 

IMG_2497IMG_2498IMG_2501

 

Sofie Qendro, e moshuara e cila jetonte ne nje cader para Bashkise se Durresit, pas nxjerrjes nga shtepia per shkak te aplikimit te ligjit per kthimin e banesave te ish-pronaret, ka nderruar jete. Gjate gjithe ketyre diteve dy te moshuarit kishin kerkuar nje zgjidhje nga Bashkia. Pa pergjigje. Madje aq besim kishin te shteti sa refuzuan edhe nje inisiative private per ti ndihmuar pas botimit te nje artikulli per ta ne DITA. Por Sofia ne moshen e saj nuk mund te priste pa fund. Shkrimin mund ta gjeni me poshte

Portret-Akuzë (FOTO) – Botuar ne 29 shtator

Mu në zemër të Durrësit, një stol i lulishtes përballë bashkisë është shndërruar në “shtëpi” banimi. Aty banojnë dy njerëz, dy varfanjakë, që jetojnë në mjerim afrikan, në një vend të NATO-s, që aspiron për t’u anëtarësuar në BE. Këta dy persona janë pjesë e kontigjentit prej mijëra shqiptarësh, që ra pre e operacionit tip “fshesa”, të ndërmarrë nga ministri Olldashi në muajt e fundit të sundimit të kabinetit Berisha.  Këto dy viktima ishin strehuar që nga viti 1948 në shtëpi të konfiskuara nga regjimi komunist ish pronarëve legjitimë.
Në pamje të parë operacioni “fshesa” dukej se synonte të korrigjonte, ndonëse me shumë vonesë një padrejtësi, një krim të komunizmit. Faktikisht në jo pak raste ky operacion prag-zgjedhor ishte një nga veprimet e fundit të Kabinetit Berisha të nxitur nga motoja të vjedhim çfarë të mundemi deri ditën e fundit, që do jemi në kolltukët e pushtetit. Në të mirë të këtij konkluzioni shkon edhe fakti, që ka dhjetëra kontrata parablerjeje të pronave të ish pronarëve nga njerëz pranë ish pushtetit Berisha apo të afërm të ish pushtetarëve. Këto blerje bëhen me çmime më së paku dhjetë herë më të ulëta se mesatarja e tregut. Në këtë rast kemi të bëjmë  me një plaçkitje të re të pronave të ish-pronarëve, por tashmë me mjete demokratike. Tipik në Durrës është rasti i plaçkitjes së pronave të patriotit të shquar Idhome Kosturi. Nëse një ditë do të hapen letrat për këtë plaçkitje pasurish të patundshme, me siguri qelitë e burgut të ri të Drenovës nuk do mjaftonin për të strehuar “batalionin” e hajdutëve të pronave. Kjo fshesë duke pretenduar të korrigjonte një padrejtësi thuajse shtatëdhjetëvjeçare, krijoi një padrejtësi të re dhe njëkohësisht u ofroi pushtetarëve një mundësi të re për të blerë për dy grosh prona të patundshme në zemër të qyteteve shqiptare.

Le t’u kthehemi dy viktimave, që edhe tani në vjeshtë flenë në stolin përballë Bashkisë së Durrësit. Zonja Sofie Qendro është 86 vjeçe. Ajo ka punuar gjithë jetën në ndërmarrje të ndryshme në Durrës dhe sot jeton me 14.000 lekë të reja pension duke fjetur në qiell të hapur në pritje të shirave të vjeshtës dhe ngricave të dimrit. Zonja vuan nga një koleksion sëmundjesh si spolindiatroza, kardiopatia dhe artriti i agravuar. Kuptohet, që 100 Euro pension me zor mbulon shpenzimet për ilaçe dhe për ushqimet më të domosdoshme sa për të mos vdekur nga uria, ndërsa për banesë mbetet stoli i lulishtes. Bashkë me zonjën në stol banon dhe nipi i saj Llazi Qendro, 64 vjeç, i cili që në vitin 1966 është me kartelë mjekësore të përpiluar nga neurologu i famshëm durrsak Miti Vokopola. Llazi është një person i mirënjohur nga durrsakët e para vitit 1990. Sot ai mbijeton me ndihmë ekonomike prej 9.500 lekësh në muaj. Këta të pastrehë nuk janë as kriminelë, as refugjatë lufte nga Siria, as edhe nomadë romë. Janë thjesht qytetarë shqiptarë, që trajtohen si qen jo si qenie njerëzore. Që të dy viktimat e VKM-ve të muajve të fundit të qeverisë Berisha gëzojnë statusin e të pastrehut, dhe duhet të pajisen me banesë shtetërore në përputhje me këtë statut, por faktikisht flenë në lulishte në mjerim të plotë. Llazi është përpjekur me dinjitet të mbijetojë duke larë vitrinat e dyqaneve dhe duke shfrytëzuar iniciativat e ndryshme të shoqatave bamirëse, por dëbimi nga banesa e ka dekurajuar komplet. Këtë goditje ai dhe tezja e tij plakë nuk po dinë si ta përballojnë.

A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86 vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare  karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të  Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore! OJF-të hipokrite ngritën stuhi në gotë uji për persekutimin ndoshta edhe të stisur të  Klodit të “Big Brother”, derisa edhe Sekretarja Klinton ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarit Klodi. Po shqiptarin, po durrsakun Llazi kush e mbron? Po për tezen e tij plakë, kur do kujtohet shoqëria, kur të ketë vdekur nga të ftohtit duke fjetur në stolat e lulishtes?

Ku janë OJF-të që u rrjepin miliona Euro e dollarë donatorëve të huaj për të sensibilizuar, për të bërë programe anti-varfëri, për të përkrahur më të paprivilegjuarit etj? Kryebashkiaku Dako ka premtuar se odiseja 20 mujore e ndarjes së banesave sociale për të pastrehët do marrë fund në mbledhjen e tetorit të këshillit bashkiak. Kryebashkiaku ka besim se konfiguracioni i ri i këshillit bashkiak do i japë fund lojërave politike në kurriz të të pastrehëve. Problemi është se zonja Sofi dhe Llazi nuk kanë miq, kështu që ka shumë mundësi, që shtëpi të marrin njerëz edhe më të pastrehë se Llazi, që fle në stolat e lulishtes. Dimri po vjen dhe nuk është çudi, që njëlloj si në shkrimet e Migjenit, kur durrsakët të zgjohen në mëngjes të mësojnë nga shiritat e lajmeve se një zonjë e nderuar vdiq duke fjetur në stolat e lulishtes. Po, ajo ka jetuar një jetë të tërë me nder, me djersën e ballit dhe indiferenca, cinizmi dhe hajdutëria mund ta çojnë drejt vdekjes me këtë jetë qeni,që po bën në pleqëri të thellë.

Share This Article
39 Comments
  • Ngjethese.
    tronditese, me ben te ndjehem ne faj kur kerkoj te mbulohem me batanijen time sepse me ra temperatura e dhomes “nën 21 grade”.
    Keto jane rastet migjeniane te Shqiperise se pergjakur nga plumbat e kriminelit qe ulerin si ujkonje nga foltorja e Parlamentit, te diskriminuarit e atij vendi qe per nga zhvillimi duhej te ishte “pak a shume si Gjermania”.

  • Ndoshta dhe shtepia e ndonje ojf-isti duhet te vihej ne dispozicion te kétyre të moshuarve. Nje proteste qytetare duhet nxitur para ketyre ojf-ve apo ” organizata jam fajtor” do të thosha unë. Këto ojf duhet t’i nënshtrohen kontrollit te larte te shtetit per burimin,sasine dhe destinacionin e parave sepse shume njerez thone qe jane organizata hajdutësh. Per shtepine qe kane pasur dy te moshuarit duhet hetuar nese mund te jete pervetesuar nga ndonje pronar nga ata te llojit të saliut. Prokurori,polici,bashki duhet te vihen ne levizje per kète qellim! Nese rezulton hajdutllek duhet jo vetem t’ju kthehet shtepia por t’ju tregohet dhe dera e burgut e tu behen sekuestro te tjera per demshperblimin moral te dy pleqve te mjerë!!!

  • Nje shkrim i mrekullueshem, me shqetesim qytetar e njerezor. Sa shume mund e perpjekje i duhet te majtes shqiptare per te korigjuar hipokrizine “humane” te qeverise qe sapo na la shendene! Faleminderit Gjergji!

  • “Falenderojme” Berishen per te miren qe i beri durrsakeve duke i nxjerre nga shtepite ne te cilat kishin jetuar prej dekadash.

    • Ngjarje rrenqethese, por te gjitha kembanat bien per qeverine qe iku dhe ate te sapozgjedhuren.Shume normale qe te kthehet banesa tek i zoti sepse e drejta e prones eshte e drejte themelore e njeriut, por para se te ndermarresh kete veprim sistemo nje here njerzit te cilet per ironi te fatit ngelen gjithe jeten neper shtepi te vjetra dhe nuk paten as atehere miq qe te merrnin pallat te ri dhe ta privatizonin me nje shume qesharake sikunder bene shumica e ish pronareve si p.sh ne token time eshte ndertuar nje5katsh para 1990 dhe disa familje qe banojne aty prej vitesh jane ish pronare e kane privatizuar por nuk jane ndjere per rikthim prone . Ata qe rimarrin pronen duhet te lene banesat qe kane marre para90

  • shkrim rrenqethes , qe flet me se miri per aktualitetin e sotem shqiptar,,,,,,,,,,,,,(fjalet e shumta nuk sjellin asgje) ,,,,,,,humanizmi nuk ekziston ne shqiperi ,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

  • Nuk bej pesimistin, por Shqiperise i duhen dhjetra vite te Rilinde. Sigurisht, nese do te punohet me pertkushtim idealistesh.

  • Gergj Thanasi mos pusho kurre se evidentuari keto raste. Pena juaj padyshim do te bej qe sheti I ndryshkur berishian te demaskohet akoma edhe me shume dhe qeveria e re ne saj te kembenguljes tuaj ti vere ne rend te dites zgjidhjen e problemeve te ketyre njerezve qe nuk e meritojne aspak kete fat qe berisha ju’a beri dhurate gjate rewnies se tij pikiate nga pushteti. Falemnderit Gergj Thanasi, ju na duheni jo analistet idiote qe I lepijne bythen akoma edhe sot kriminelit Sali Berisha. Mos pusho se shkruari per keto njerez derisa qeveria e re te zgjidhe hallet e tyre, parallel me pastrimin e shtetit nga berishianet kriminele

    • Turp!?!? Duhet kerryer dosja e mbeshtetjes per kete kategori vunerable.Aty do te gjendet krimi ,jo turpi,qe duhet te marre shpagim.
      Pac bekime Gjergj Thanasi qe ndjen dhe publikon mjerimin e palimit te njerezve ne kete popullin tone fare te vogel.Duhet te jemi te gjithe bashke per ta ndihmuar kete shtrese dhe per te ndeshkuar abuzuesit kriminale te saj.

  • Ik mor harbut … O kafshe,pa ndjenja….e sikur te ishe ti ne vend te tyre-dhe te thonin :nuk je i vetmi…se edhe ne Duomo ka te tille ” si do tu ndjeje ti more hajvan ??? Ato nuk jane emigrante dhe as rome por jane qytetare Durrsak prej shume e shume vitesh dhe ky “shtet” BASTARD i nxorri me perdhune nga ajo palo shtepi pa i dhene as me te voglen perkrahje apo alternative.
    O Zot sa njerez te keqinj qe jemi be…trrapa e trraplliqe,kafshe te egra kudo

  • Edhe rilindasit ecin shume ngadale! E lanë te vdese te mjeruaren e saliut? Mund te kishin operuar me shpejt jo si breshka. Moti nuk ecte me ketë hap! Edhe kjo eshte e pafalshme! Perse i vajti ministri veliaj? Per t’i dhëne lamtumirën e fundit apo per t’i ngritur brenda 30 minutash qofte dhe nje cadër ushtrie!? Ngadalesia njëlloj si nxitimi i flakjes se saliut-vret!

  • Prisni se jeni akoma me dhjamin e PPSH, megjithese ne aparence jeta nuk ishte lloksoze.
    Mos harroni qe shtepite i kemi blere falas.
    Beni qejf, hani domate me kimikate, djath me qumesht pluhur, bleni hilaçe te skaduara nga India , qe kane vetem efekt placebo.
    Mos harroni te brohorisni aktorin e madh Mirush Kabasin, tifozin e kriminelit Sali Berisha.
    Prisni akoma se kapitalizmi i vertet nuk i ka treguar akoma dhembet.
    Hajde se do bejme qef………………………

  • Pronaret po behen tre here me prone fale shkerhatokracise se politikes shqipetare ,pasi nje here privatizuan ato qe u Kish dhene Enveri,Heren e dyte Hitleri(Saliu) e tash te treten me shtetin rrumplle privatizojne prona perseri.Ky turp bene te mundur qe problemi me i mprehte ndaj asaj shtrese qe sot vdes stolave si pasoje e politikeberrjes se Shabaneve,Mujve,Ndueve,Frokeve e traperve te tjere jo vetem qe shteti 23 vjeçar nuk i strehoi por i le te vdesi si qener ne rruge.Merru me kete problem se ndaj je zgjedhur ne ate funksion e leri takimet me ata qe na jane bere me te peshtire se Saliu!Ka lot familje te tilla qe as sot e kesaj dite nuk kane gjetur akoma zgjidhje per te gezuar edhe ata pronen ne nje shtet qe as zoti nuk e di se ç’fare sistemi po nderton !Kjo eshte nje gangrene e shoqerise shqipetare qe s’lane kafshe pa bere me prona ne qytete e qytetaret e qyteteve i lene te vdesin rrugeve.Turp edhe per Kr…..in xhuxhmaxhuxh te Durresit,apo skane kohe te merren me te tilla probleme pasi shikojne mbi dhjetkate e siper!Ngushellime familjes se te ndjeres!

  • Kjo shoqeri qe kemi ndertuar nuk i pergjigjet situates ne te cilen jetojme.Une nuk e dij se si do ta gezoi shtepin ky njeri qe nxori jashte keta mjeran dhe vdesin rrugave. Berisha shkatrroi cdo gje madje edhe jeten njerzore. Turp per te gjith ata qe kan pasur ne dor dhe nuk lejuan qe kjo grua e moshuar tepakte te vdiste ne shtepi ku jetonte.!

  • Duhet patjeter te merren masa kunder OJF. Kushedi sa leke harxhohen per te “sensibilizuar” nderkohe qe njerezit vdesin ne rruge.

  • Ndjej dhembje dhe therje deri ne KOCKE .
    Per njrez te tille pa perkrahje une kam nje mendim ;
    Ne qe jemi ne EMIGRACION perpos EUROS apo DOLLARIT qe ne fitojme ,qe edhe ashtu ai pikon GJAK ,duhet te japim kontributin tone shtese me EURO ose DOLLARE ose LEKE .
    Por kush me siguron mua se ky kontribut do te shkonte ne destinacion .
    Te gjithe emigrantet qe jane ne maredhenie pune ne te gjithe shtetet e botes sikur te derdhin nga 70-80 EURO ose ekivalentin ne DOLLARE apo LEKE ,besoj se do te ishte nje ndihme e madhe .
    Sikur te hapej nje numer llogarie dhe sikur te kontribuonin ,le te themi 100 mije emigrante ,e merrni dot me mend se cfare ndihme mund te ishte per keta PLEQ ,PLAKA apo JETIMER pa prinder ,qe te kishin te pakten nje STREHE ku te futnin koken ,qofte edhe nje garsonjere!

    • @TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! – i vertete . DIREKT PRENOST
      do shkojne ne xhepat e Majlinda Bregut & all per te blere Jaguar!

    • “Totila numero…..”! Ju përshëndes për propozimin shumë njerezor që bëni! Mirpo këtu gjërat ecin me ritmin e karroces së dylit. Do vdesin dhe ca pleq vetmitare para se te kujtohen per nismën tuaj! Në u kujtofshin!? Nderime qytetar!

  • JA. TANI TE ISHTE GJALL AI KOMANDANTI LEGJENDAR TE SHIFTE POPULLIN E TIJ QE KA MAR SOKAKET. HARRAM QUMESHTI I KESAJ NENE QE I KA DHEN SALI BRESHKES DHE LAROVE TE TIJ .KJO IKU POR ,QEVERRIA E RE TE NDIEKI KETE SITUAT SE KA PLOT TE TIER SI KY RAST.

    • car bashki komuniste thua ti more filoserb marku.k…keto jan ligjet e serbo-malazezit sali dhe palo ministrit olldashit pjelles komuniste nipi i dashnor mamaqit ,po ku di gjo ti more filoserb ti je bo per psikiatri si eprori yt cdo koment etiketon komunist pa ja pasur iden se cthua or TAJJJJJ,fillo nga pleshti mo i vogel i pede-s paloka e mbaro tek serbo-malazezi sali te gjith komunist jan or TAJJJ,rrezik edhe ti or marku.k.. komunist e pjelle komunisti je se ste rrin haleja goje duke i permen nga qe i ke perzemer shume…

  • Migjeniane, por me e tmerrshme akoma sepse mjerimit i bejne dhe karshillek barkderrat e pasuruar me fonde publike.

    O Sali te rente kanceri bashke me ate shtazen Argiten dhe pazaret qe ka bere me ishpronaret per tu liruar shtepite.

    O Vangjush strategu, bariu, vllahu, o pasanik i ri shtaze ne shpirt. Te dalshin per hunde tere parate e betonit.

    Shqiptare, ne nuk jemi shtaze ne shpirt! Nuk kemi arritur deri ketu si njerez. Politikanet tane jane ne nje nivel shume me poshte se populli persa i perket njerezillekut.

    Po perse behen politikane vetem shtazet?

  • Qytetaret qer ishin strehuar me Vendim te Kotimtetit Ekzekutiv te asaj kohe nuk kane faj, sepse fati i keq i tyre qe u strehuan ne godina pronaresh sepse mund te ndodhte te ishin strehuar ne apartamente te ndertuara nga shteti, te cilat u privatezuan me nje cmim te aresyshem per kohen.Nuk them se pronaret nuk kane te drejte te marin pronen e tyre, bile jane vonuar per te.Ne kete mes eshte shteti.Banoret qe ishin strehuar ne godina te privateve duhet te sistemonte ne apartamente te ndertuara nga shteti dhe te bliheshin prej tyre njelloj si banoret e tjere.
    Per tragjedine qe ndodhi dikush duhet te pergjigjet.

  • jepi Cezarit cka i takon Cesarit. Nuk eshte me qeveria e Saliut pergjegjese se kjo e gjore ngriu nga te ftohtit. Te shikosh njeri para deres se Bashkise dhe te thuash skam cbej e ka fajin Saliu, eshte tja heqesh kokes. Kryetari i Bashkise dhe zoterinjte e rinj qe kane marre qeverine ne dore kan pergjegjesi per kete vdekje.

  • VR! “Tirans i vjeter 2003”? Per fat të keq ketu nuk përgjigjet kush për tragjedite përderisa politikanët luajnë vetëm komedi! Nderime!

  • Vetem nje shoqeri e turrullosur mund te shikoje nje makabritet te tille! Jo vetem shteti perbindesh por dhe pronare perbindsha! Kurre s’do t’a kisha pranuar dhe pati pronare te tille! Shteti le t’ua kthente pronareve qe ne fillim, pse priti 22 vjet? Apo pati ca interesa!!!

  • Ka vdekur Shteti, ka vdekur Qytetaria…sa trishtim dhe revolte qe ndjej. Teksa shoh fotot e kesaj nene te ndjere dhe te zoterise. ndjehem ne faj per kushtet normale ne te cilat jetoj. TURP per kryetarin e bashkise, qe na qenka dhe shume I pasur…po a ka mbetur ndonje kryebashkiak I varfer…???!!!! Nje falenderim te vecante per gazetarin qe I ra, dhe madje fort kembanave….duhet te jemi dhe ne qytetaret perkrah gazetareve qe kryejne me nder misionin e tyre.

  • Qytetaret durrsak duhet te protestojne paqesisht para bashkise per kete neglizhence te paprecedente ne boten moderne.Nuk na duhen fjalet e bukura por veprimet e menjehershme per te shpetuar njeriun.Por per keta palo bashkiak qe jane aty per te zgjidhur hallet e cdo qytetari nuk ka rendesi jeta e njeriut.TURP TURP SHUME TURP O KRYETAR BASHKIE.

    • ilir po luli i hollandes ne tirone qe njerez si puna e ketij te shkreti i nxirrte me dhune tribale nga mercenari erzen brecani po ne kete mes car duhet me i thon ne si popull tirone duhet ta terheqim zvarre per bythe peden lulzim,po flisni njehere realitetin sic eshte opo jeni ne terezi juve apo jo po nuk ishte nipi i dashnor mamaqit olldashi qe thoshte forca e ligjit do ti leroje shtepiat ish pronarve dhe serbo-malazezi qe nxorri ligjin apostofat se po i vinin votimet dhe e hengri derrin megjith bisht po nuk bohet keshtu duke tifuar partine qe te leverdis ty perpara umanizmit or TAJJJJ…

  • Gjyshi im vdiq ne burg ne 47. Edhe dajen e vrane ne burg po ashtu. Varret nuk i dime. Pronat u konfiskuan. Ishte nje tregetar i zakonshem. Po ne mendjen e keti palo autori ata qe u vrane burgjeve ishin zogiste dhe oficere osmane. Ke nje mentalitet prej vampiri te kuq.

  • Ky shkrim ” E keqia ndodhi ” duhet te analizohet me shume pergjegjesi nga kjo qeveri e re e shqiptareve te cilet presin te rilindin jo te flaken ne rruge ne menyren me apsurde , me te pa drejte e mbase ky eshte nje ” litar i lene jashte ” nga anti shqiptari , mbjellesi i percarjeve , deshperimit e konflikteve te krye banditit sahl berishe . Mendoj se ky ligj i cili u rikethen pronen pronareve , ne asnje menyre nuk po veprohet drejt , ketu detyrimisht duhet te interpretohet drejt , dhe te mos lejohet te spekullohet , Perse ? ne rast se X peroni pronari i kethehet prona Banese. Atij pronari i duhet detyrimisht tu M E R E N shtepite te cilet kane mare nga shteti dhe ato t’ ju kethehen qytetareve te cilet ne kete rast shteti çon hakun tek i zoti . çeshte kjo ? ish pronari kane perfituar disa shtepi nga shteti ata e femijet e tyre. prandaj shteti duhet te ta ndaje shapin nga sheqeri . ky eshte shqetesim i krijuar djallezisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *