Teatri Kombëtar ka çelur ekspozitën “Teatri, vitet ’50” në hollin e “arTurbinës”. Ekspozita do të qëndrojë hapur përgjatë gjithë mbrëmjeve të shfaqjes “Gusht: portret familjar”.
Për publikun nga arkivi i teatrit janë prezantuar foto nga shfaqjet e ndryshme të atyre viteve, ku nuk mungojnë të ekspozuara dhe veshjet e aktorëve që kanë interpretuar në skenë.
Teatri Kombëtar prezanton fondet nga arkivi i tij, të cilat kanë ngjallur interes nga publiku siç tregohet dhe në fotot që ka publikuar vetë institucioni.
Teatri gjatë viteve ’50 i solli publikut aktorë që sollën role të paharruar, duke nisur me punën e aktorit Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Marie Logoreci, etj. Më pas erdhi Margarita Xhepa, Drita Pelinku, Tinka Kurti që ishte në Shkodër. Këta janë aktorë të famshëm të atyre viteve, ku nuk mungojnë dhe aktorët Sulejman Pitarka dhe Ndrek Luca.
Pak mbi historinë e teatrit…
Më 25 maj 1945 u krijua për herë të parë në historinë e Shqipërisë, “Teatri Profesionist i Shtetit”. Ky teatër erdhi nga bashkimi i dy grupeve të njohura teatrore, ai i qarkut të Gjirokastrës me regjisor Andon Panon dhe ai i qarkut të Korçës me regjisor Sokrat Mion. Teatri qendror kishte në përbërje 35 artistë të zgjedhur.
Ai krijoi një repertor aktiv, sa të trashëguar nga grupet teatrore partizane, po aq edhe me pjesët e reja që viheshin në skenë. Për kohën ishin shfaqjet si “Orët e Kremlinit”, “Mbi gërmadha”, “Doktor Aleksi”, “Studentja e vitit të fundit”, “Ngjarje në fabrikë”, “Sinjali i kuq”, “Përmbytja e madhe”, “Shënomëni dhe mua”, “Lulet e shegës”, etj.
Në vitet ‘50 dhe fillimin e viteve ‘60, repertorin e mbizotëroi dramaturgjia sovjetike. Në TK u rritën dhe u afirmuan regjisorët e plejadës së parë si Sokrat Mio, Pandi Stillu, Andrea Malo, për të mbërritur në një stad të lartë pjekurie profesionale me regjisorët Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Fatos Haxhiraj, Dhimitër Pecani, Agim Qirjaqi, Gëzim Kame, etj.
burimi: atsh
v.l/ Dita

Keta talebanet e rilindjes ekspozojne historine tek koteci i ri ndersa godinen historike ne vend qe ta restauronin duan ta prishin. Cfare pafytyresie.
Ajo ndertese apo kotec eshte turp te perfaqesojne fillimin e teatrit kombetar.Si gjitha vendet e botes kto ndertesa I shtrohen transformimevete te shumta per ti u pershtat kohes,ndersa kjo ndertes “I thenshin” I teatri kombetar nuk plotson asnje norme te sotme aktuale e te qenurit salleecfaqjeve te teatrit kombetar.Ajo duhet te prishen,bilez te zhduken gjurmet e asaj ndertese.Shqiperia ka nje nevoj per nje teater mbarkombetar modern qe te plotesojne kerkesat bashkohore te aktrimit e te spektatoreve e ku puntoret e kualifikuar (artistat) te paguhen mbi bazen e punes se gjithesejcilit e kontributit te tyre ne pune.Shteti te mos buxhetoj ato,por te kujdeset per mirmbajtjen e sherbimin ne teater.Pagesat te kryhen mbi fitimet qe nxjerrin teatri e ne kontributin e sejcilit actor,ne mendyre qe te mos kemi actor barkderra apo pijanec qe vertiten kafeneve te Tiranes.Ky eshte realiteti I sotem.Sa per traditen e gjitha eshte e ruajtur dhe e dekumentuar e nuk ka nevoj qe te ruajme traditen te mbajme apo te ruajme nje ndertes I “I thenshin” qe nuk vlen per asgje.
ArTurbina…
A mund te quhet Teatri Kombetar Turbine?.
Ne asnje vend te bote nje cmenduri e tille nuk do kishte ndodhur.
I kane vene popullit perce ne sy per tja marre qendren e kultures per Fushen dhe oligarket e tjere, dhe i vene emrin ar perpara.
ar Turbani thuaj..o qelbesira ramiste.