Miell, vezë dhe bojë në Kuvend, Ruçi përforcon masat e sigurisë

Leda Hysa
Albania's Prime Minister Edi Rama reacts as ink is thrown at him by members of the opposition during parliamentary session in Tirana, Albania, February 14. REUTERS/Stringer

Ngjarjet e këtij viti kur në drejtim të kryeministrit Rama dhe të kabinetit qeveritar janë hedhur që nga vezët e deri te mielli e boja, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të shtojë masat e sigurisë.

Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, burime për tirananews.al bëjnë me dije se ai ka nisur procedurat për mirëmbajtjen e skanerëve dhe të urës së detektorëve (pajisje në Kryesinë e Kuvendit dhe Seancat plenare ku kalojnë deputetët dhe vizitorët).

Mësohet se tenderi për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve do i kushtojë Kuvendit 3.3 mln lekë të vjetër.

Prej gati një viti, kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë përballur me disa sulme nga ana e deputetëve të opozitës të cilët i kanë kamufluar ato.

Në 12 prill të 2018-s, pasi opozita bllokoi seancën parlamentare, deputetët e opozitës do të hidhnin në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell duke arritur që të depërtojnë edhe sigurinë.

Ngjarja u përsërit edhe në dhjetor të 2018-s, kur teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”, raporton tirananews.al.

Ngjarja e fundit është më 14 shkurt kur Edi Paloka i hodhi bojë shkrimi Kryeministrit në Kuvend, si përgjigje për talljet mbi mënyrën e të folurit të knënkryetarit të PD. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Por siguria nuk ndalet me kaq. Mësohet se një tjetër tender është hapur për traun e sigurisë. Ky shërbim përfshin mirëmbajtjen e traut të sigurisë (kontrolle, zëvendësim drita led, pajisje elektronike).

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ne masat e sigurise te shtohet edhe nje kontroll, te cilin e propozoj dhe e mbuloj une me shpenzime dhe kohe.
    Meshkujt e (Shqu-pisave dhe te Lesh e lise) do t’i kontrolloj duke u futur edhe gishtin ne bythe, me gjithese ka prej tyre qe duan karucin, shpenzimet e dorezave i marr persiper vete.
    Feckave te ketij fisi do t’i kontolloj me dajakun qe mbaj para por te veshur me kapuc (prezervativ), per keto nuk ka shpenzime se kuivat e SHUP-it dhe ate te Lesh e Lise se Mona Baxhelles i mbajne me vete ne canta, i kane pajime pune.
    Z. Ruci shenoje edhe kete mase sigurie…..

  • Keto nuk jane masat qe do te menjanojne aktet e dhunes te opozites! Eshte e nevojshme te fuqizohen ligjet qe denojne keto akte dhune , sepse “mund te
    shndrohvezet “en ne bomba dhe mielli e boja ne lende helmuse e pse jo edhe radioaktive!

  • Prej 4 muajsh, kryeministri Edi Rama, gjendet nën trysninë e protestës së përjavshme para parlamentit e kryeministrisë dhe në qytete e rrugë, ndërkohë që brenda PS, po përballet me mos-pëlqimin e tij si kryetar dhe me akuzat e hapura e të faktuara, për uzurpim e shkatërrim strukturor dhe moral të partisë.

    Dikush nga të mbeturit që e do ende Edi Ramën, apo e respekton për nderet e bëra me tendera e fëmijë, duhet t’i kujtojë, se reagimet popullore publike e fizike kundër tij personalisht, nuk duhet t’i quaj “lojë cinglash”.

    Sot, këto reagime mund të duken të vogla e pa rrezik, për forcën e sundimit të tij, por kështu me grupe, kanë nisur të gjitha lëvizjet e dhunëshme përmbysëse, të pushteteve të këtij lloji në Shqipëri, ndërkohë që 16 shkurti, i dha sinjalin se popullit po “i ndizet gjaku”.

    “Truri” i Edi Ramës, nëse është i kthjellët, siç tha tek Bruno Vespa, duhet të “monitorojë” saktësisht, stresin dhe frikën e këtij reagimi popullor, që po shtohet e zmadhohet përditë, duke tejkaluar kuadratin dhe retorikën opozitare, për shkak, se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë, që kryeministri duke mos përfillur opozitën, jep mesazhin se nuk p**rdh për popullin “dele”, skemë e frikshme, të cilën e zbatoi dhe Berisha në marsin ‘97.

    Nëse Rama, mendon se mund ta kalojë me llogje, intervista të blera mediatikte në Itali e me video-mesazhe arritjesh madhështore imagjinare, gabon, mbasi në Shqipëri, po vlon një situatë sociale-ekonomike e rënduar, gati për shpërthim.

    Kryeminsitri, duhet të ketë të qartë, se rreziku i shpërthimit të një kaosi katastrofik, ka si bazë, gjëndjen e mbingakruar psikologjike të shqiptarëve, përballë kësaj katrahure, varfërie, padrejtësie, hajdutërie, krimi e korrupsioni shtetëror ekstrem prej një klike politiko-oligarkike.

    Shqipëria nuk është “qendër” luksi si në sarajet e tij, as si në zyrën me piktura ku nuk shkon prej muajsh nga frika e protestës, e bredh zonë më zonë për të shtyrë ditët, me takime e shpenzime pa asnjë vlerë,

    Jeta e shqiptarëve, nuk është as aheng e as orgji e qejfe, si “darkat e grupit” me Alma Hiçkën, Belinda Ballkun, Blerina Gjylametin, Endri Fugën, Ëngjell Agaçin, Ilir Beqjen e Artan Shkrelin dhe, as si pazaret me Bashkim Ulajn, Beson e Tajavanit, Rrok Gjokën, Salillarin e Vangjush Dakon.

    Përkundrazi gjendja në Shqipëri, është në situatë identike, si ato, me të cilat Edi Rama është përballur disa herë, kur i “ka ngecur sharra në gozhdë” e është gjunjëzuar dhe tërhequr me “bisht ndër shalë”, duke ndalur menjëherë kapadaillëkn e aventurat.

    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër importimit, depozitimit dhe asgjësimitë të lëndëve kimike luftarake në Shqipëri, kur kërkoi falje dhe u zbyth.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër importit të plehrave të Europës e Ballkanit, nga grupi mafioz “Comorra-Ndragheta”, me sekser Bashkim Ulajn, Kristianin e Drilonës dhe Baton Haxhiun.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër prishjes së Teatrit, për të cilin ndërhyri BE duke i bllokuar pazaret me oligarkët dhe krimin ndaj vlerave historike e kulturore.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta e studentëve, që e tmerroi dhe detyroi, të gjunjëzohet e bindet përballë tyre, duke bërë 12 vendime qeverie brenda 1 nate, por vazhdon akoma.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta e banorëve tek Unaza e Re, nga e cila u zbulua krimi 30 milionë euro, bërë me Bashkim Ulajn, përballë të cilës është tërhequr.
    Ramës, i duhet kujtuar protesta e mbi 100 mijë shqiptarëve më 16 shkurt 2019, si sinjal popullor, që të mos bëjë, çmendurinë që bëri Berisha në mars të vitit 1997

  • Tani qe opozita la mandatet u kujtua Ruci te perforcoje masat e sigurise. Po tani s’ka me rrezik o zoti Ruci, me perpara duhet ta kishe bere.

  • ore moderator i indoktrinuar kundër Ps-së dhe Edi Ramës ,shërbetor i Sali,Lulë dhe Ilrir M.. e Munika K,. përse nuk e boton komentin e fterit ,për punën e mirë të qeverisë dërguar para 7 orësh .

    Në të kundërt do ti drejtohemi Thanos ,ose Erion Habilajt ,tani po pres ta botoni ,faleminderit ?….

  • Poeti i madhë Arben Duka ka shkruar :
    DRITËN PO MA ZURE -DO TË BËHEM YLL,PËR TË VEZULLUAR ,
    ….edhe ne komentet do ti shkruajm ,po na mbyllët rrugën te G. dita,rrugën do ta gjejmë. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *