Policia greke sekuestron 172 kg marijuanë të ardhur nga Shqipëria

Leda Hysa

Policia greke ka sekuestruar 172 kg marijuanë në 3 operacione të zhvilluar në 24 orët e fundit në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni i parë është zhvilluar në rrugën periferike Palamba-Mavroneri ne Igumenicë, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 116 kg 110 gram marijuanë dhe 3 celularë. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar shqiptar, ndërsa është shpallur në kërkim një shqiptar tjetër, pronari i mjetit.

Ndërkohë në Sajadhe është ndaluar një motor që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në motor janë gjetur dhe sekuestruar 9 pako me 4 kg 740 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një çantë tjetër me 4 kg 600 gram marijuanë. Edhe në këtë rast në pranga u vu një shqiptar 25 vjeç.

Operacioni i tretë u zhvillua në Artë, ku brenda një makina u gjetën 22 pako, në total 46.3 kg. Në pranga u vunë dy persona, një grek dhe një shqiptar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *