Emrat: KQZ u jep mandatin 6 deputetëve të rinj të opozitës

Leda Hysa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe gjashtë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Vendet e lëna bosh pas djegies së mandateve nga PD e LSI, u plotësohen nga kandidatët e këtyre forcave politike, që pavarësisht vendimit politik, kanë vendosur të futen në Parlament.

Kështu, mandatin e ish-deputetit të PD-së, Astrit Veliaj, në Berat e merr Lefter Maliqi, i cili në zgjedhje bëri fushatë për PS-në.

Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së.

Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni.

Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos të LSI e merr Ediola Braha.

Në Korçë Klevis Balliu zëvendësohet nga Ligoraq Karamelo.

Ndërsa mandatin e Gent Strazimirit në Tiranë e merr Majlinda Halilaj.

Ndërkohë ditën e sotme edhe një kandidat nga radhët e PD për qarkun Kukës vendosi që të marrë mandatin e deputetit.

Alban Zeneli ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike në vend të Flamur Nokës, që hoqi dorë nga mandati.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Perspjetimi i zhdrejte.
    Sa ma e pandalshme protesta aq ma e favorshme marrja e mandatit te deputetit nga qerdhja e SHQUP-it.

  • U doli bllofi me i madh ne histporine e Demokracise Shqiptare, dorzimi me dhune qe ushtroj Kerimineli Sali, per dorzimin e mandateve te Deputetit.
    Jane dhjere ne breke Shqu-pisat dhe bajgat e Lesh e Lise, nuk ua merrte mendja se mandatet e “dorzuara” per presion, do te merreshin nga te tjeret qe jane ne listat zgjedhore.
    Jane bere pishman por ja keshtu eshte kur zbatohet ligji i MIRATUAR nga dora vete, Krimineli Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *