Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, i cili ndodhet në burg ka kerkuar në seancën sotme në Apelin e Tiranës ndërrim të trupës që do ta gjykoje.
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia dhe avokatit Bashkim Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi me arsyetimin se kjo trupë nuk mund të garantojë një proces të paanshëm.
Avokati Bashkim Nikolli, theksoi se ai bashkë me klientin e tij do të kërkojnë që treshja e përcaktuar të zëvendësohet me një trup gjykues nga Apeli i rretheve qe kaluan vetingun.
Sipas avokatit, fakti që bashkëshortja e Azem Hajdarit punon në të njëjtin ambient me trupën gjykuese, kjo tregon se procesi është i cenueshëm dhe nuk mund të vijohet me këtë metodë gjykimi, sepse me ose pa qëllim gjyqtarët nuk mund të garantojnë proces të drejtë.
Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
l.h/ dita

MESE NORMALE,PERBEN KONFLIKT TE RENDE INTERESI!
Akoma ka tentativa per te mos pasur drejtesi ??? Ca legenash paskeni qene, edhe pas gjithe ketyre ndryshimeve nuk ka kushte per drejtesi!!! Phu…. Fare e keqe
Pune krimi banditesh,lerini te lire te vrasin sa me shume
njeri tjetrin
Dava malokesh buk shkelur dru me pre sa i vente mbrapa Sali karit i vajti mire Tani Po ben viktimen keta jan sigurimi shtetit
“Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin ”
të kujt viti??
të 2006ës??
jo!
të 2019ës??
akoma jemi në mars dhe maji nuk ka ardhur!!
atëherë i vjen që të jetë ekstarduar vitin e kaluar??
dhe jo këtë vit
O shoke a e kuptoni se duke i shkuar pas marrezive te Ibretit po beheni qesharake! Nuk mbeti njeri pa i dale armik Ibretit perfshire edhe familjaret dhe njerezit e tij me te afert. Nese ky ka konflikt edhe me te shoqen e Azemit kjo e ngarkon Ibretin me faj duke konfirmuar armiqesite me Azemin e jo te kunderten qe pretendon Ibreti. Nejse tashme u mesuam me qyfyret e Ibretit e te Baba Takut e nuk na mbetet vec te gajasemi se deri ne cfare shkalle arrin budallalleku.