KULISAT / Niko Peleshi bie dakord të vendosë përgjues dhe ta ftojë Gjiknurin për kafe

redaktor

I ndodhur nën një presion që kishte pa e provuar që kur sapo e kishin emëruar prefekt të Korçës dhe një grup hierarkësh okultë i kërkonin të raportonte se çfarë thoshte Tos Nano, burime o korçare o hiç fare bëjnë me dije se më në fund, Niko Peleshi është nënshtruar.

Pas një mbledhjeje të parregjistruar të një pjese të kryesisë socialiste, ku Niko u gozhdua në karrige për tre orë duke nxjerrë djersë të ftohta, personazhi më i klikuar që Korça ka nxjerrë në dy dekadat e fundit ka pranur që të vendosë përgjues, për të mirën e partisë, dhe të tijën, dhe të ftojë për një kafe miqësore Damian Gjiknurin.

 Dy ishin personazhet kyçë, thonë burimet, që e bindën Nikon të kryejë gjestin e devotshëm, i Gjati dhe i Shkurtri.

-Nikooo, ne nuk kërkojmë çudira! Thjesht monto këtë kopsën e lezeçme në xhaketë, ftoje për kafe dhe bëj muhabet si zakonisht, – i tha i Gjati me ton atëror, duke shtuar: – Pyete ashtu shkarazi, thuaji psh, More ç’janë këto gafa që bën ky i Gjati? Dhe lëre të flasë…

Menjëherë më pas u hodh i Shkurtri, që duke dashur të bëjë rolin e policit të keq, e përzieu dialektin berato-lushnjar me një labçe befasuese:

-O ta bëç për partinë! O ta montoç, pastaj o viç të na raportoç! Të marrëm vesh ç’thotë ai kulishi!

I gjati ndërhyri me takt:

-Lëre o i Shkurtër! Nikon e kemi tonin, nuk ke pse e kërcënon. Kshtu Niko, bëje këtë pastaj partia është zemërgjerë, do të ta shpërblejë…

Peleshi u ankua:

-Po ai nuk flet, e di unë! Sa herë e kam pyetur për tenderat, për shitblerjet, për rrugët, për paratë, më përgjigjej: Aman shife videon e kësaj maces në jutub, sa e lezetshme! Ai të rrëshqet…

Megjithatë, në fund Niko çedoi dhe siç pohojnë burimet, të nesërmen ai dhe Damiani u ulën për kafe, secili i armatosur me nga një përgjues për të mirën e partisë.

Ndërkaq, bëhet me dije se regjistrimi i parë që mbërriti në parti, ishte nga kamarieri që u shërbeu kafen të dyve.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Puthuajse asnjë nga detajet e materialit të mësipërm nuk është i vërtetë

Share This Article
3 Comments
  • Genjeshtra, Niki s’ka pasur nevoje per presion fare, te gjithe ne PS jan me pergjusa per njeri tjetrin, mund te dalin pa lek nga shtepia, po pa pergjusa jo

  • Niko eshte pagezuar se fudmi me emrin Pussy Lips (Buze Pidhi). Për analogji shihni rrote kari ne kontekst korcar. Shiko tha Niko ..flaps … slats … Tani … flaps të gjithë e kuptojnë, por * slats *? … Mos na caj trapin Edvin … Ju lutemi mos telefononi buzët e pidhit të të dashurës suaj * slats * Nika Peleshka nëse nuk dëshironi të ndjeheni tmerrësisht nerdy, ose pastaj Niko behet me PD-ne ose LSI-ne. Apo seshte edhe meleoner me meleona ne dyshek.

  • Niko ne gjuhen sllave ka kuptimin AKUSHI dhe ky Emer askujt nuk I pershtatet me mire se PE Leshit
    Ne vitet kur ky ishte prefekt I Korces ndodhen tre te zezat me te neveritshme ne historine e saj 1. Shembja e nderteses ku u ngrit flamurit kombetar pas shpalljes se pavatesise. 2.varrezat greke ne token shqiptareve te Boboshtices. 3.Plackitja dhe dhunimi I Muzeit te Artitet Mesjetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *