Rikthehet dimri! Borë në veri dhe juglindje, ja rrugët që nevojiten zinxhirët

Leda Hysa

Dimri nuk ka ikur ende. Pavarësisht temperaturave të larta dhe çeljes së luleve të para që përjetuam këtë fillim marsi, natën e kaluar janë rikthyer reshjet e borës në veri dhe juglindje.

Në Dibër, tashësia e dëborës arrin në 10 cm në qytet dhe diku 15-20 cm në zonat e larta. Reshje bore ka pasur edhe në Korçë, ndërsa në zonën turistike të Dardhës trashësia është mbi 10 cm.

Po si paraqitet gjendja në akset kryesore të vendit?

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, njofton ARRSH.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *