Shtyhet seanca për Balilin

Ornela

Gjykata shtyu seancën ndaj Klemend Balilit, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”. Në seancën e sotme, prokuroria pritej që të jepte pretencën ndaj tij.

Balili dhe avokati i tij, Theodhori Sollaku nuk u paraqitën në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të martë. Seanca e ardhshme, kur pritet edhe të jepet pretenca u vendos në datën 26 Mars.

Në seancën e kaluar u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkesa e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.

Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi, ka nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke.

Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në vendin fqinj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • nuk e kuptoj,eshte eskobar,apo njer qe eshte pergjuar se ka folur ne telefon me dy skafiste.a nuk do ishte me mire ndjekja e gjurmeve te parave ,pra burimet e pasurimit?te tjeret futen tonelata kokaine dhe nuk iu vune emrin eskobar.mos valle “u mbars mali dhe polli nje mi?”jo dy,por nje mi.me keta prokurore trapajane,nje mmut do zbulohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *