Problemi i madh i Danimarkës, vendit që ëndërrojnë të gjithë

Leda Hysa

Danimarka konsiderohet si një nga vendet më ideale për të jetuar, për shkak të cilësisë së lartë, pagave dhe politikave sociale, por atje ka një problem të madh. Sipas një raporti të publikuar nga Amnesty International, Danimarka rezulton një vend me shumë abuzime dhe dhunë seksuale. Gjithashtu probleme me mënyrën se si trajtohen këto probleme. Përkundër reputacionit të madh që ka për barazinë gjinore, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë zbuluar se procesi i raportimit të abuzimeve dhe pasojat pas saj janë traumatizuese për viktimat.

Çfarë do të thotë kjo? Përdhunimet në Danimarkë janë jashtëzakonisht të nën-raportuara, madje edhe në rrethanat kur gratë shkojnë dhe denoncojnë në polici. Shanset për ndjekje penale dhe dënime janë shumë të pakta.

Sipas Amnesty, nga gratë që kanë përjetuar përdhunim ose tentative për përdhunim ( në vitin 2017), raportohet për 5100 raste nga ministria e Mjedisit, ndërkohë që sipas studimit janë 24 mijë raste dhe nga këto, vetëm 890 janë raportuar në polici. Nga këto 535 kanë rezultuar me ndjekje penale dhe vetëm 94 me dënime.

Kujtojmë se sipas konventës së Stambolli\t, raitfikuar nga Danimarka në vitin 2014, përdhunimi dhe të gjitha aktet e tjera seksuale jo me konsensus duhet të klasifikohen si vepra penale. Por sipas ligjit danez, përdhunimi nuk është përcaktuar në bazë të mungesës së pëlqimit, por vetëm tek dhuna fizike, kërcënimi ose në rastin kur zbulohet se viktima nuk ka qenë në gjendje të bëjë rezistencë.

E sigurisht që në përgjigje të raportit të Amnesty, ministri Danez i Drejtësisë, Soren Pape Poulsen postoi një status në Twitter ku shkruante: Faleminderit që nxorët në pah një problem të madh. Po punoj fort për një legjislacion të ri.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Duke jetuar ne Norvegji per ca kohe ,nje vend i ngjashem me Danimarken ,mendoj se problemi i dhunes seksuale vjen nga perdorimi skizofrenik i alkoolit ne fundjave.
    Grupe te tera vajzash i shikon plotesisht te dehura dhe ne gjendje te tille behen shpejt dhe lehte partenere seksi .Kur vjen e nesermja kuptojne qe eshte gjeja e duhur qe bejne apo zgjodhen partnerin e duhur .Por eshte e veshtire ta ndash qe eshte veteofrim apo perdhunim ,sepse shkuarja me deshire ne shtepine e nje mashkulli i nxjerr zbuluar nga ana ligjore .Ne fakt perdhunimi eshte nje gje joburrerrore ,por femrat mendoj nuk duhet te abuzojne me veten ,qe mos kene rast legenat te abuzojne me ato .

  • Faleminderit shume o gazeta DITA!

    Qe e qite Danimarken si Shqypnia Enveriste e Edvin Droges,

    Po ne Danimarke po i dhe nje shuplake femijes tende, policia ta merr femijen dhe nuk e sheh me o gazeta e nerume DITA,

    QYSH KESHTU?

    Na i bete danezet si Rahjat nga Kruja te Edvinit dhe Taulantit qe te pallojne me patllake te koka dhe ta djegin bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani dhe nuk ka polic ne Bote qe t’i ndaloje?

    • Ruaje bythen INTELOBOLE se te ka dale nami se je Bythqire burgu dhe me qe e thua vete, nga eksperiencat personale te sodomizmit ne burg,mund te ta fikin cigaren ne bythe pa perdorur pattllake,te cilen ta japin te luash me si plak i pjerdhur qe je…Ha..ha..sa kom qesh…per keshillen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *