Incidentet me banorët, SHÇBA nis hetimet

Ornela

Veprimet e policëve, që kishin shkuar në mbështetje të përmbaruesve privatë, ndaj anëtarëve të 4 familjeve, pritet të kalojnë në “sitën” e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankeseva.

Mësohet se SHÇBA, por edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimin e veprimeve policore në terren, ditën kur përmbaruesit privatë shkuan të ekzekutonin një vendim gjykate për shembjen e një banese.

Hetimi administrativ do përqendrohet nëse ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e uniformave blu dhe nëse ndaj anëtarëve të 4 familjeve, që u tentuan të nxirreshin jashtë banesave, është ushtruar dhunë.

Nga ana tjetër, në polici u shoqëruan disa prej anëtarëve të familjeve dhe pritet të kryhen verifikime edhe për këtë rast.

Një prej familjeve që duhet të lironin banesën, është edhe ajo e efektives së policisë, Blerta Dervishi, që u konfliktua disa herë me kolegët e saj.

Sipas informacioneve, ajo është pezulluar nga detyra dhe ka marrë vërejtje për pengim të ushtrimit të detyrës. Ndërkohë veprimet e policisë me banorët e 2 shtëpive në rrugën “ Sami Frashëri ” u kritikuan edhe nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili theksoi se nuk ishin aspak dinjitoze dhe efikase.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ketu eshte nje ndertim karakatine pa leje dhe kjo dihet nga te gjithe banoret rreth e qark.
    Kaosi u krijua me qellim nga makinat e mediave qe bllokuan komplet rrugen dhe trotuaret.
    Kete kaos e suportoj plotesisht policia me injorancen e saj, qe jo vetem nuk nderhyri, por u be pale me disa bandite te medias qe kane qellime te tjera duke transmetuar vetem anarshi
    Policia eshte pergjegjesja kryesore per te gjithe kaosin qe krijoi ne dem te qytetareve

  • Kushedi sa qindra mijëra koncerte do t’i duhen Saimirit për të fshirë këtë imazh. E kuptoni o shoke se qeveria ka më shumë hallin e imazhit e te fasadës sesa të thelbit të zgjidhjes së halleve të njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *