Në Britaninë e shekullit 18 botoheshin guida për shtëpitë publike

Ornela

Në mesin e shekullit XVIII në Londër dhe në qytete të tjera britanike, botoheshin rregullisht guida që e orientonin lexuesin drejt shtëpive publike dhe prostitutave të veçanta.

Këto manuale, përmbanin në shumicën e rasteve atributet fizike të grave, shërbimet e ofruara prej tyre dhe vlerësimet e klientëve.

Një guidë e tillë, “Harris’s List of Covent Garden Ladies”, u publikua në një botim vjetor nga vitit 1757 deri më 1795.

Guida të tilla në rrugë, ishin shpesh të hapura në përshkrimet e zonjave që punonin në shtëpitë publike, përfshirë identitetin e disa prej klientëve të tyre të kënaqur.

Midis tyre në kohë të ndryshme ishin Duka i Jorkut (vëllai i mbretit britanik Xhorxhi III), Xhejms Bozuell dhe Mbreti Xhorxhi IV./bota.al

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *