Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë qytetarët e Beratit të marrin pjesë në protestën e 16 Marsit.
“Më 16 Mars bashkohuni me ne që qeveria të mos jetë peng i krimit, por të jenë qytetarët që do vendosin nëse qeveria i ka plotësuar premtimet. Nuk do të ketë falje për ata që ju kanë grabitur dhe do i japim fund pandëshkueshmërisë. Do ju kthejmë paratë që ju janë vjedhur. Pas 30 vitesh po agon një ditë e re”.
Basha, tha se sipas tij Shqipëria e vlerave europiane nuk mund të jetë ajo me politkanë të lidhur me krimin.
“Zgjidhja e vetme jeni ju, tani që i ka dalë era parlamentit te krimit. Për Shqipërinë e vlerave evropiane, ne duhet të jemi përkrah jush, në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin, me politikanë që vjedhin dhe qeveria merr taksat tuaja dhe nuk rrit pensionet”.
Kreu i demokratëve, tha se nuk do të lejojë që të ikin profesionistët nga ky vend.
“Ne nuk mund të pranojnë që profesionistët të largohen nga ky vend. Ne do i japim fund kësaj. Jo duke shkuar shqiptarët si klandestinë në Europa, por të qëndrojnë këtu të rinjtë. Shqipëria evropiane kërkon një qeveri që të jetë përkrah tyre. Nuk na duhet një qeveri që tregon barsaleta. Nuk kërkon uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama”. Kush do punësim, mirëqenie duhet të bashkohet me ne në 16 Mars. Orët e kësaj bande hajdutësh janë të numëruara. Pse erdhëm në këtë ditë? Sepse Edi Rama e mori pushtetin me krimin, në këtë moment qeveria nuk është e popullit, por është peng i krimit. Na duhet që te kemi së bashku një pakt kombëtar për ndryshimet e thella të kushtetutës, një pakt që të garantojë që sovrani jeni ju. Shqipëria e vlerave europianë na thërret në 16 Mars, ku Berati kurrë nuk ka munguar. Le të vendosni dhe ju gurin tuaj, në protestë”, tha Basha.
o.j/dita

E ke shume gabim o Lulushovic ! Shqiptareve nuk u duhet nje qeveri vrasese e popullit te vet , nje qeveri thellesisht antikombetare , fashiste , qe e coi vendin buze gremines ne 8 vjet qeverisje dhe , nuk eshte aspak rastesi qe i dha mandat nje partie te vetme ta qeverisij . Me keto mend prej idjoti , nuk te pranon kush as ne fshat , i thone nje fjale , e jo te te jape per grua te bijen e priftit ! YYYYYYYT fashist , vrases , gjakesor , “ajka” e krimineleve !
Bo bo sa shume njerez paska mbledhur Lulashi ne Berat. Keta jane uragani i PeDes bashke me Ennon me dy “n” dhe ate loqen e Vlores qe I ha parate Bashuqi
Ho Berati2004 Po nxire motren ne rruge ti se e keni zakon ju se keni pas kombinatin qe te vine keq per parat e atij te Vlores hahhahahahaha
Z. Basha: eshte e vertete se “nuk na duhet nje qeveri qe
tregon barcoleta” por as nje qeveri qe nuk di tabelen e
shumezimit te klases se DYTE fillore: 7X7 : 42 ?! Apo
vertete nuk di tabelen e shumezimit por ama milonat qe
vodhe ne rrugen e Kombit fare mire i ke numuruar ?!
Politikaneve shqiptare qe kane kapur shtetin,pushtetin dhe partite per t’i shfrytezuar ato per qellimet e veta dhe jo te shqiotareve ne teresi u duhet dhene derrma te gji-
theve ! Ju jeni te tere hajna e mashtrues, batakcinj e da-
llaverexhinj pranda shqiptare anonim eshte kaq skeptik
me ju sa thote me vete: ” Me ju mos biem nga shiu ne
bresher” ?????