Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur sot për herë të parë në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Denaj ka rrëfyer se ka punuar fillimisht si gazetare e ekonomisë te “Koha Jonë”. Ministrja është shprehur gjithashtu se, la profesionin e gazetares për të punuar si analiste kredie në një bankë të nivelit të dytë në Durrës.
Anila Denaj, gazetare e ekonomisë te Koha Jonë në ’95 ikën jashtë dhe i latë të gjitha për një trajnim. Çfarë ishte për ju ajo kohë?
’95, lashë dhe një bursë studimi në Amerikë, kjo ishte dhe më e guximshme, se në atë kohë kush do të linte një bursë studimi, për t’u bërë gazetare. Por unë nuk desha të bëhesha gazetare edhe puna ime në gazetari, ishte shumë e bukur dhe mbi të gjitha rezultoi e vlefshme, për kurajën që më dha për të përballuar, shumë sfida të tjera më mbrapa dhe jam mirënjohëse për atë mundësi që m’u dha atëherë edhe pse një viti.
Por meqenëse ishte përgjatë vitit të fundit të fakultetit dhe unë kisha studiuar për katër vjet financë-bankë dhe unë desha të isha në bankë, e kisha shumë të qartë, që ky ishte drejtimi. Edhe pse kur kam ikur nga gazeta ‘Koha Jonë’, dhe me mundësinë e një burse për t’u bërë gazetare isha e bindur që kjo nuk ishte rruga ime, dhe duhet të gjeja rrugën time me gjithë kostot që duhet të kisha duke kërkuar punë. Dhe fati solli që unë të nisja punë si analiste kredie te FEFAD, ProCredit i sotëm. Na nisën menjëherë me trajnim gjuhe dhe pastaj trajnim për financa, dhe kreditimin në një sektor të caktuar siç ishte mikrokredia. Dhe po, ishte më logjike ajo, sesa studimi në Amerikë për t’u bërë gazetare.
Unë bëra edhe një hap tjetër. Në ’97-ën, hapet dega e parë e FEFAD-it, në Durrës dhe në dhjetor të ’97-ës, që nuk është një vit për të marrë iniciativa të tilla ku largësia edhe nga familja kishte rreziqe sociale, unë e marr këtë rrezik përsipër, me mbështetjen e familjes sime, që ka qenë gjithmonë aty. Iki në Durrës, jetoj aty dy vjet, dhe drejtoj degën e bankës, dhe kjo ka qenë eksperienca e parë me drejtimin, me të punuarit si drejtuese, që nuk ishe vetëm përgjegjëse për portofolin tënd, të kredisë, klientëve e tu, por ishte edhe për të gjithë rezultatet e një njësie.
Në një kontekst edhe më të rëndësishëm, banka ka edhe elemente të tjerë, të sigurisë. Ne trajnoheshim shumë dhe Procrediti ka qenë një nga institucionet që na trajnonte më shumë sesa çdo institucion tjetër dhe nuk e bënim këtë duke mësuar, e bënim sepse trajnoheshim mirë. Por në ato dy vjet në Durrës, markova hapin tim të parë si drejtuese, edhe duke jetuar në Durrës, sepse në atë kohë nuk ishte kjo lehtësi transporti. Jetova në një shtëpi me qira, kështu që më krijoi edhe një hapësirë tjetër nga ana sociale, për të përballuar edhe disa vështirësi që i ndjeva më vonë, kur fillova rrugën si konsulente internacionale, dhe mbi të gjitha vetminë, sepse të jesh drejtuese është shumë bukur.
Nuk harroj drejtuesi im i parë gjerman ka thënë një shprehje, kur unë mora hapin për t’u bërë drejtoreshe: “Je e sigurt që do të hysh në këtë rrugë, sepse sa më lart të shkosh aq më vetëm do të jesh.” Kur ballafaqohesh me distancën fizike nga njerëzit e afër, duke filluar nga Durrësi në atë kohë dhe rrugëtimi që bëra në botë, janë të dyja, je lart në pozitë, po ke, shumë vështirësi të tjera dhe njeriu duhet t’i faktorizojë të gjitha.
Kështu që je mësuar tani?
Asnjë punë nuk i ngjan tjetrës, dhe asnjë përgjegjësi tjetrës. Kështu që nuk mund të thotë asnjëri se je mësuar. Kuptohet që krijon një farë eksperience, di se nga fillohet si, ndërtohet. Unë jam ballafaquar me shumë pozicione drejtimi në disa vende të ndryshme. Dhe kam parë që nganjëherë nuk të mjafton të dish vetëm nga ana teknike, por të duhet edhe të akomodohesh në shumë aspekte të tjera, lokale.
Të qenit në Shqipëri, si drejtuese, mbas kësaj eksperience internacionale, më tregoi se, në vendin tënd, duke folur gjënë tënde, duke njohur mentalitetin e vendit tënd, është më e lehtë.
Si e more vendimin për t’u bërë ministre financash, u mendove?
Nuk kisha kohë! Nuk ishte nga ato vendimet si një pune tipike. Megjithatë është një angazhim profesional, në radhë të parë, por edhe personal për të kontribuar me eksperiencën time, karakterin, sado të mundem.
Ku është më shumë ngacmimi, në financë, apo ekonomi? Ku kërkohet më shumë prezenca e ministres?
Unë mendoj që në ekonomi për disa arsye, se aty po bëjmë diskutime për rimodelimin e formatit, por jo vetëm, por nuk mund ta ndaj edhe në financë, sepse ka çështje që diskutohen, debatohen. Por strukturat janë të vendosura. U bë prej disa vjetësh që ka edhe mendime të donatorëve të ndryshëm të Bankës Botërore, PE, të cilët kanë ndihmuar Ministrinë e Financave, në veçanti të implementojë sisteme të cilat do të na ndihmojnë të marrim vendime më të mira nesër për buxhetimin apo analiza të caktuara fiskale. Dhe përsa kohë që pjesa e parë është bërë, ti synon të fokusohesh tek ato pjesë që janë akoma në zhvillim.
Së bashku me zëvendësministren, që ndjek çështje ekonomike, jemi duke parë edhe mënyrën si mund të rikonstruktojmë Aidën, si një agjenci që të ndihmojë edhe investitorët e huaj, për të ardhur në Shqipëri dhe për ta njohur më mirë, potencialin e vendit. Kështu që nuk mund të themi se është e ndarë me thikë, për arsye që ndoshta lidhen edhe me disa procese, që ishin duke u finalizuar. Unë kam marrë pjesë në shumë aktivitete të zyrave të punës dhe kjo i tregon një pjesë tjetër të ministrisë sime, se është shumë madhe. Te ministria e Punës ka një portofol të madh aktivitetesh të cilat janë shumë të rëndësishme për t’u ndjekur dhe ku impakti dhe rezultati është shumë i prekshëm. Dhe në fakt është ai rezultati final që duam të marrim.
v.l/ Dita

Kuadri me me mend qe Edi Rama ka marre ne qeverine e tij te dyte, duke kompesuar fycken Spiropali.
Do veni ne burg per Edi drogaxhiun ho sharabajg hahhahah