Përplasja tek ‘Petro Nini’, rikthehet në detyrë efektivja e Shqiponjave

Ornela

Një ditë pasi i thanë se u pezullua nga detyra për shkak të përplasjeve të banorëve, policisë dhe përmbarimit tek ndërtesa te “Petro Nini”, sot, efektivja e repartit Shqiponja që jeton në këtë banesë me një kalvar gjyqësor për pronësinë, është rikthyer në punë.

Dje, drejtuesit e policisë së Tiranës, i komunikuan gojarisht urdhrin e pezullimit me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës.

Por nisur edhe nga ndjeshmëria që prodhoi ky lajm, faktin që efektivja në shumë raste u mundua të qetësojë edhe situatat që mund të shpërthenin në dhunë mes banorëve dhe përmbarimit, sot drejtuesi i saj i ka komunikuar se Blerta Dervishi do të vijojë të jetë punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës.

Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa dy ditë më parë Përmbarimi shkoi pranë tyre për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari.

Blerta Dervishi dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Z.Thano! Ashtu sic keni te drejte ju,te mendoni dhe te shkruani per Edi Ramen K/minister,ashtu kemi edhe ne lexuesit tuaj te japim mendimin tone!Por doja te thoja se :-cfare ndodhi me 6 Janar te 2019,diten e Kryqit Te Bekuar? Per nje nate Rama u be hajdut dhe i keq apo ka nje fare kohe qe Saliu perpiqet te shpetoje me idene e hedhur prej tij qe “Rama ik”? Gazeta Dita u kthye per nje nate ,ndodhi Epiphania,u bete pro Berishiane dhe pro Likes kunder Rames! Arsyet jane me te thella sepse per sa thoni ju “morali ka vdekur ne Shqiperi me kohe! Thoni arsyet e verteta te ndryshimit te Janarit dhe do t’ju besojme,ndryshe gazeta juaj do te behet si Lapsi.al dhe te gjithe kometuesit e Andit do te komentojne ne gazeten tuaj! Eshte shume i ulet pozicioni juaj sot! Mbroni Lulin dhe Monen?!

  • Cfare jane more keto karagjozlleqe!!! Hajde shtet qoftesh e tymi hajde! Po si mund te luhet keshtu me jeten e njerezve o idiote qe nuk ia keni idene as abc-juridike te shtetit. Keta te heqin nga puna, te kthejne ne pune e askush nuk mban pergjegjesi per keto gomarlleqe! Fiks Shqiperia qe deshet shoke te Dites. P.S. shoku Thano me sa pashe ne menyre “demokratike” i ka fshire e nuk paska lejuar me komente ne artikullin e tij te revoltuar. Nuk jane shenja te mira keto o Thano!

    • Shqiperia po behet perhere e me e mire o info halenike. Vetem anuset, intelektualoqet, mirelat e blogut nuk duan ta shohin se u ka kaplluar helmi syte, trute dhe zemrat.Gomarlleqe jane ato qe komenton ti o zhgarravine blogu. Policja nuk u hoq nga puna(por vetem u pezullua derisa te vleresoheshin rrethanat ne te cilat ajo kundershtoi veprimet e Policise dhe ato te Permbarimit). Dhe ketu ska asgje te keqe. Bile ne cdo vend te EU ajo do ishte pushuar nga puna dhe proceduar per kundershtim te veprimeve permbarimore dhe atyre te Policise se Shtetit. Por jetojme ne Shqiperi qe edhe flasim per zbatim te ligjit por nga ana tjeter na vjen keq per “te gjoren qe mire qe e nxorren nga shtepia por i hoqen edhe buken e gojes”.
      Prandaj o shtetar info haleja qe e “njeh shtetin nga Y te ZH” kupto qe gomarrleqe jane ato cka brockollit ti si larve blogjesh.

      • Ti shtetin e njeh sipas partise ne pushtet se ketu reagonit ndryshe:
        https://www.youtube.com/watch?v=jeO7iWh7G2k
        Nuk funksionon shteti me bindje politike o gomar mavi po nejse se nuk ia vlen fare me ty.
        Ku i ke shkresat zyrtare per sa pohon? Ja keshtu funksionon shteti qe njoh une kendej nga perendimi, llafet e pazarit jua kam lene juve militanteve partiake. Ore te gjithe me mendte e spiropalit ju.

  • Ka shkare diçka, por nuk e di çfare ka ndodhur. Demokraci kemi dhe me kete tani nenkuptojme çthurje lirise deri ne shkaterrim te nejri tjetrit. Ky eshte betimi.Te dale ku te dale jeta eshte e çale, me dallkauke e me bastarde.

  • VENDIM I DREJTE KUNDREJT NJE SHKARKIMI TE GABUAR E TEPRUAR !

    Nje nene qe nuk mbron femijet e vet nuk mund te mbroje as lignin as shtetin!
    Duajeni Atdheun si shqiponja folene !
    Afrojuni folese se kafsheve dhe provoni cfare do te bejne per te mbrojtur habitatin= banesen e vet !
    Edhe shkarkimi i drejtorit te policise se Tiranes eshte i tepruar dhe kunder ligjit!
    Ai duhet kthyer ne detyre ose ne nje post paralel !
    Do jete ne nderin e Lleshajt dhe Edi Rames ta marrin nje vendim te tille sa me shpejt !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

  • Kthimi ne detyre i zonjes Dervishi duhet te pasohet me kompesimin e pronarit te tokes nga shteti dhe apartamentet te privatizohen sic jane privatizuar te gjithe apartamentet e Shqiperise. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *