Tabaku: Qeverisë i është grisur perdja

Bora Basholli

Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët!”.

Ky ka qënë mesazhi që ka përciell nëpërmjet rrjetit social ish-deputetja e PD Jorida Tabaku. Kjo e fundit shkruan se patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.

Sipas Tabakut Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama që kur solli krimin në kuvend.

 

Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.

Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama. Interesin e shqiptareve e ka tradhëtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.

Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobetin.

Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!

Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë.

Me 16 Mars për të rikthyer shpresën!”

 

b.b/dita

Share This Article
9 Comments
  • Akoma kjo HAJDUTE me cizme e Doganave dhe e Fondeve Publike me burrin dhe vellane e me 40 hajdute socialiste nga pas flet per:

    SKENDERBE DHE HAMZA?

    njashtu:

    Si te gjithe fanatiket e Enverit me dacibaot e tyre me:

    PARTIZANE DHE GJERMANE

    Po keta enverista si Fullan Kusari per leka e bejne:

    DETIN KOS

    O gazeta e nerume DITA.

  • Dmth kjo biba thekson se Universitetet private do vazhdojne te thithin fondet e qeverise, ndersa studentet kerkuan te kunderten. Transparenca nenkuptonte qe te deklaroheshin fondet, dhe ndodhi qe u ekspozua qe me paret e studenteve te shteterorit pagueheshin privatet. A ka me poshtersi se kjo? Tani po e shet sikur studentet protestuan qe te financohen privatet.
    Kjo deshmon dhe njehere qe Ramuti nuk u terhoq aspak nga pozita e tij prej tregetari i buxhetit te shtetit qe rrjep populli dhe i dhuron neper privatet.
    Ka ardhur koha qe te ngrihen jo me studentet, por prinderit e atyre qe paguajne per Ramut oligarkine.
    Vjedhje e hapur e buxhetit te shtetit

    • Ngelsat e leshitdhise te hajne mutin e vet tashme se sharebajgat qe mereshin me reformen arsimore te leshelise iken per lesh , kurse Muli Geringu tani te merret me pergaditjen e zgjedhjeve per vitin 2029 se ne 2021 dhe 2025 zgjedhjet pd ja i ka te humbura, naziskinet e Mamurrasit mbeten si peshku pa uje, ishalla ngordhin para syve te Mulit

      • Une nuk e kuptoj pse befas Dita e nderroi lajmin e Elises se Skenderbeut me Skenderbeun.
        Sa per ngelesat drejtoju analfabeteve te Ramutit, minstra e kultures qe nuk di te shkruaj gramatikisht korrekt, apo ate kingun e Ministrise se jashtme qe mendon se mund te recitoje dhe rrotullon doren ne ajer..
        O Naim te ishe vete..u be kjo pune

  • Duhet te mesojne shqip “intelektualet”, sidomos kur jane “Intelektuale properendimore te pergatitur ne shkollen e Enverit:
    Shumesi i fjales lek ose leke ben LEKE e jo LEKA (wshte elementare dhe mesohet qe ne klasen e dyte fillore shumesi i emrave.

  • I ka thene sherraxhiut,se do te ishte me mire te mos i mbante duart ne xhepa,se dukesh si kaqol.
    Sa ore,dit apo jave,do te qendronte ne detyre Edvin skizofreni ,nese do te ishte veshur Polic?

  • Gazetar ,NUK FLITET ME ISHË ose ISHTE DEPUTETE , Por vetëm me emër Jorida Tabaku ,apo më mirë do tingllonte Filxhan -Tabaku !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *