Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se bisedimet me Serbinë dolën nga binarët kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, lejoi diskutimet për shkëmbim territoresh.
Ai ju kundërvu zonjës Mogherini e cila sërish bëri thirrje për anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Zonja Mogherini tha se në ditën kur tarifat anulohen, do të organizojë menjëherë një takim për bisedime për të arritur një marrëveshje ligjore që duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Siç e dini, personalisht e kam ndërmjetësuar bisedimet, por ato nuk më përkasin mua, as Bashkimit Evropian dhe asnjëri përreth kësaj tryeze. Bisedimet u takojnë palëve dhe është në dorën e tyre të gjejnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët. Në të njëjtën kohë, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të mbështetët nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, tha zonja Mogherini.
Por, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim ne rrjetet sociale, tha se bisedimet nuk janë ndërprerë për shkak të tarifave dhe vazhdimi i tyre nuk duhet të lidhet me to.
“Pas deklaratave të djeshme të Federica Mogherinit, se tarifat duhet të hiqen që të vazhdojë dialogu, unë ua kujtoj të gjithë vendimmarrësve se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej tarifa dhe kjo ka ndodhur kur përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme ka lejuar që në këtë dialog jotransparent të diskutohet për ndërrim territoresh dhe me tolerimin e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura. Këto janë arsyet se pse dialogu është ndalur”,shkroi kryeministri Haradinaj.
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë kanë shtuar trysninë ndaj kryeministrit Haradinaj për pezullimin e tarifave me të cilat Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve.
Refuzimi i qeverisë së Kosovës për të pezulluar tarifat ka çuar në përçarje të brendshme politike për shkak të drojës për dëmtimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatet kryesor perëndimorë.
burimi: voa
v.l/ Dita

Ky eshte shqiptari me i madh pas Enver Hoxhes. Te lumte Ramush trimi!
Shkruaj R.I.P Mogherini me mire
Bej gajret dhe 2 muaj o Ramush se aq kohe do detyrohesh ti shohesh ato dy surrate qe ke anash. Pas 2 muajsh jane zgjedhjet ne PE dhe do shporren nje here e mire keta as te majte as te djathte por vetem ca langaraqe pa identitet qe flasin po njesoj e perserisin si papagalli nja dy-tre deklarime te mesuara permendesh.
Ramushi ka te drejte sepse shqiptaret, si andej, si kendej, jane bere kashte e koqe, ca te serbit, ca te grekut, ca te rusit, e keshtu me radhe. Ka te drejte, por ne radhet tona, mercenarizmi I lidhur ngushte me korrupsionin, per fat te keq, eshte ai qe vendos nga faktori shqiptar. Keshtu qe duke patur kalbesine perbrenda, sopata e fqinjeve dhe gjithe faktori i jashtem evropian e ka kollaj te godase e caje trungun shqiptar. Fjala, bashkimi ben fuqine, qe ne na duhet me shume se kurre, ka mbetur thjeshte nje proverb. Te pakten ne keto tridhjete vjetet e fundit !
Zoti Haradinaj , meriton respekt te vecante per qendrimin dinjitoz kembengules qe po tregon , jo vetem ndaj autoriteteve serbe , por edhe ndaj faktorit nderkombetar ! Qendrimi yt eshte i drejte , i argumentuar dhe shpresedhenes per zgjidhjen e problemit te Kosoves .
Te kerkosh me kambe te kalit nuk gjene edhe nji shqiptare te dyte si i madhi Haradinaj.
Ty o i madhi Haradinaj tu prifte mbare kudo qe te vesh kemben e te ulesh ne kuvend te burrnise Ku te ndigjiohet fjala dhe pushka top tu bafte top kunder antishqiptarve.
Me ne fund nje udheheqes patriot qe ka derdhur gjak dhe e do pa hile vendin e vet. Respekte zoti kryeminister
Bravo Haradinaj ne kete rast.
Ne dore e ka populli i Kosoves ne zgjedhjet e ardhshme.
Ata qe do te votojne partine e Thacit, nuk e duan Kosoven, kuptohet, Pavaresine.
HARADINAJ UDHËHEQËSI I GJITHË SHQIPTARËVE , ANEMBANË BOTËS.
ATDHETAR I KULLUAR.
Pershendetje, Haradinaj! Qendrimet tuaja te vendosura ndaj ceshtjes per mbrojtjen e interesave te Kosoves, na bejne krenare dhe na japin shprese, se ka e do te kete atdhetare, qe te mbrojne interesat e shqiptareve ne perballje ndaj misionareve te BE dhe te infiltruarve te Serbise e te Rusis dhe te Greqise ne strukturat e dy shteteve shqiptare ketej e pertej Drinit. Serbia duhet te beje falje publike per te gjitha krimet e masakrat, per vrasjet e shkaterrimet, per perdhunimet e shume vemprime antinjerezore e makabre qe ka bere ndaj popullsise shqiptare te Kosoves. Ky duhet te jete kushti i pare i Kosoves per bisedime e marreveshje. Kushti i dyte, Serbia e kisha serbe duhet te heqe dore e te ndaloje perfundimisht nje here e per gjithmone shqetesimet qe i krijon Kosoves. Ndersa znj. Mogherini tashme eshte e deklaruar me qendrimet e saj pro Serbise e ne dem te Kosoves. Teuta Cani
Rambo te lumte.
Mos shko ne bisedime edhe nese te ftojne pa hequr taksen, per sa kohe foloserbja majtiste italiane Mohgerini eshte pjesetare ne keto bisedime.
Ata qe e kane treguar veten ne lufte dine ta tregojne veten edhe ne paqe.
Ndryshe nga ata qe hyne nga dritarja si ne lufte ashtu dhe ne paqe si Hashumi me disa spiuna dhe gomare trupgjate qe mbathin atlete ne vend te patkonjeve nga Tirana.