Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dha këtë të mërkurë për Top Channel, intervistën e parë për një televizion shqiptar.
Gazetari Muhamed Veliu e pyeti për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski, zgjedhjet presidenciale të prillit dhe kandidatin e përbashkët që partia e Zoran Zaevit ka me partinë më të madhe shqiptare, BDI-në.
Po ashtu, Zaev flet edhe për çështjen aq shumë të debatueshme të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
TCH: Zoti kryeministër, si do t’i përshkruani marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë?
Zoran Zaev: Falemnderit për ftesën. Shqipëria për ne është vendi më mik që ne kemi. Kjo miqësi është 100% miqësore, duke ndihmuar njëri-tjetrin për të ecuar përpara drejt të ardhmes sonë, me qëllimin final që qytetarët tanë të jetojnë një jetë më të mirë. Përmes kësaj miqësie, ne kemi përmirësuar shumë gjëra, si për shembull “one stop shop”-in, si dhe duke deleguar besim në institucionet tona. Është rritur shkëmbimi tregtar me 11.5% vitin e shkuar. Kemi kapacitete të mëdha për të arritur të tjera gjëra. Po ashtu duhet të inkurajojmë investitorët e dy vendeve tona për të fituar. Nga ana tjetër, kjo do të thotë më shumë vende pune për qytetarët tanë, një GDP më të madhe, sikurse edhe eksporte të reja për kompanitë tona.
Qershori bart një datë të rëndësishme për vendin tuaj dhe Shqipërinë, pasi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së do të diskutohet çelja e negociatave për anëtarësim. A besoni se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin këtë status?
Të dyja vendet tona kanë pritur për një kohë të gjatë. Maqedonia e Veriut është një vend kandidat që prej vitit 2005. Padiskutim që është një moment me rëndësi për ne, për t’ia arritur këtij objektivi jo vetëm stategjik për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë. Kjo do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët tanë. Me hapjen e kapitujve të kërkuar nga BE-ja rriten kapacitetet, e mbi të gjitha standardet ekonomike. Prandaj them që ky është qëllimi final për të dyja qeveritë tona dhe shoqëritë. Ne po shkojmë në atë drejtim. Mendoj se ne kemi mundësi të mira, por varet nga ne se çfarë do të mund të arrijmë deri në vendimin e qershorit. Shpresoj që normalizimi i situatës në Shqipëri do të ndodhë. Po ashtu, në vendin tim dialogu do të vijojë me Parlamentin për reformat e fundit që janë në proces. Besoj shumë se Komisioni Europian do të japë një vendim pozitiv. Ata duan të lënë një trashëgimi në fund të mandatit. Po ashtu, vendet europiane shpresoj se do të jenë pozitive, pasi zgjedhjet për në Parlametin Europian do të kenë mbaruar, e kështu nuk do të ketë një presion të madh nga brenda. Për refoma të mëtejshme dhe një të ardhme europiane, këto s’do të jenë të mundura pa pasur një zgjerim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pra, çdo gjë është gati. Varet nga ne. Shpresoj se të gjithë aktorët në shoqëritë tona do të punojnë për të ndihmuar vendin e tyre për çeljen e negociatave me unionin europian. Kjo do të thotë të jemi bashmë, ne si qeveri me opozitën, por edhe me shoqërinë civile e qytetarët.
A keni plane konkrete me qeverinë shqiptare për ta shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të mallrave e njerëzve në të dyja vendet?
Ne duhet të përmirësojmë të gjitha projektet infrastrukturore që na lidhin. Ne kemi ndërtuar një projekt 450 milionë eurosh të “Kicitohrid” që na lidh me Shqipërinë. Ne, së shpejti do të nisim një linjë hekurudhore me vlerë 530 milionë euro, që do të lidhë Durrësin me Shkupin, e që shkon më tej deri në Detin e Zi, në Bullgari, e më pas drejt Stambollit. Ai “one stop shop” që ne kemi ndërtuar dhe shpresoj të hapet në verë, do të ulë me minimumin 50% kohën e shpenzuar në kufi prej qytetarëve, por gjithashtu edhe të kamionëve me mallra. Ne kemi punuar sesi vendet respektive të delegojnë kompetenca njëra-tjetrës. Si për shembull, nëse AKU-ja në Shqipëri deklaron se ushqimet që do të hynë në Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria janë të pastra dhe të konfirmuara sipas standardeve, kaq mjafton për ne. Do ta pranojmë këtë certifikatë, po ashtu edhe nga ana tjetër. Ne po punojmë në hapjen e një tjetër pike kufitare në rrugën e Arbrit, e kjo do ta bëjë më të lehtë kalimin në të dyja anët. Nëse ne shtojmë bashkëpunimin rajonal mes 6 vendeve tona, kjo do të vlerësohet shumë nga BE-ja për të punuar më mirë me ne, e kjo do të kishte shumë përfitime për 6 vendet ballkanike.
Gjatë takimit që patët me kryeministrin Edi Rama, a i shprehët shqetësimin tuaj në lidhje me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili përdori Shqipërinë si një derë largimi?
Jo. Unë i di të gjitha detajet, pasi vendi ynë mik, Shqipëria, na ka njoftuar me detaje për gjithçka ndodhi një ditë më pas. Miqtë ndajnë informacione. Është diçka që është bërë me Ambasadën hungareze, jashtë asaj që mund të bënte Shqipëria. Hungaria është një vend mik me ne, por do të vijojmë të luftojmë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, pasi Gruevski është një person i dënuar përmes një procesi transparent në Maqedoninë e Veriut. Pati monitorim nga institucionet ndërkombëtare që punojnë në Shkup. Me atë arratisje, ai konfirmoi që është fajtor dhe ka disa çështje të tjera në gjykatë. Ne morëm një mesazh shumë të keq nga një vend anëtar në NATO dhe BE, si Hungaria, gjë që nuk ishte aspak e këndshme për ne, por do ta vijojmë miqësinë e mirë me Hungarinë, pasi besojmë në sistemin ligjor dhe posaçërisht ligjin ndërkombëtar. Shpresoj se do të dominojë shteti ligjor.
A mendoni se ish-kryeministri Guevski pati mbështetjen e ndonjë personi me lidhje politike në Shqipëri, për të hyrë brenda në Ambasadën hungareze, të kërkonte azil, e më pas të largohej nga Shqipëria?
Nuk e kam një provë të tillë. Dua të jem i kujdesshëm me çdo person në vendin tuaj, pasi Shqipëria është mikja jonë.
Në të gjithë këtë histori, besoni se kanë dështuar autoritetet e sigurisë në vendin tuaj dhe Shqipëri, për ta ndaluar Gruevskin për t’iu shmangur drejtësisë?
Jo. Unë nuk mendoj kështu. Unë kam zemërim në zemrën time, pasi dikush brenda vendit – që nuk është shtetas i yni dhe as shqiptar – e ndihmoi atë. Ai në ditët e fundit ishte një njeri i lirë. Ai nuk e kishte ende një konfirmim për të shkuar në burg. Por, pas dy ditësh vendimi u shpall. Ai mund të përdorte pasaportën të udhëtonte brenda vendit, pasi ishte qytetar i lirë. Ishte po ashtu transparent, pasi çdo ditë vinte në Parlament dhe bënte vrap përgjatë lumit Vardar, e shkonte rregullisht për atë proces në gjykatë. Atë mbrëmje organizoi arratisjen, por dua të jem i kujdesshëm kur flas për atë, sepse të flasësh pa prova nuk është diçka serioze.
Kryeministër, sa e rëndësishme ishte për vendin tuaj marrja e ftesës për anëtarësim në NATO?
Ishte përmbushje e qëllimit tonë të parë strategjik, pasi më shumë se 82% e qytetarëve tanë e mbështesin anëtarësimin. Për ne si Maqedoni e Veriut do të thotë më shumë stabilitet, por edhe për të gjithë rajonin. Ky stabilitet përkthehet në paqe të brendshme, siguri, dhe më së shumti, në fund të ditës investime, rritje të GDP-së dhe punësimi ka një efekt shumë pozitiv. Jemi shumë të lumtur, pasi Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi protokollin e NATO-s. E vlerësojmë shumë. Edhe njëherë tjetër është konfirmim i miqësisë së pastër dhe për ne ishte një mesazh inkurajues. Ju jemi shumë mirënjohës për atë. Ne kemi deklaruar 625 milionë euro investime në vendin tonë dhe ky është një rekord i ri, pasi Gruevski ishte famoz për investimet e huaja. Ne i kemi dyfishuar investimet e huaja, krahasuar me vitin e tij më të mirë, në 2011-n. Ne kemi 4 herë më shumë investime të huaja krahasuar me vitin e shkuar. GDP-ja përpara 21 muajve, kur erdha si kryeministër, ishte minus 1.7%, tani është 3.7% dhe papunësia është ulur me 5%, ndërsa rrogat u rritën 8%. Janë rezultate pozitive që do të reflektohen edhe në Shqipëri, në Kosovë, në Serbi dhe në të gjithë rajonin. Ne duhet të ecim në këtë drejtim. Nëse çelen negociatat për anëtarësim, ky do të jetë një “muaj mjalti” për vendet dhe qytetarët tanë. Jemi të kënaqur për këtë, pasi jemi bashkë si maqedonas, si shqiptarë, si turq, si serb, si romë, pra të gjithë bashkë që tregon një bashkim.
Ndryshe nga ajo që po ndodh në Shqipëri ne kemi një dialog me opozitën. Që prej 21 muajsh nuk jam më në opozitë dhe kurrë nuk flas kundër vendit tim. Në atë kohë ne bëmë oponencë, ne protestuam, por kurrë kundër vendit. Edhe opozita shqiptare duhet ta fusë vendin në pozita për çeljen e negociatave për anëtarësim. Jam mik i të gjithë shqiptarëve dhe kam një ndjesi jo të mirë për atë që po ndodh këtu. Uroj shumë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut, pasi kjo është e vetmja mundësi. Kam qenë në opozitë për 11 vite dhe vetëm përmes dialogut arritëm të ndryshojmë qeverinë dhe të përmbushnim synimet tona, etj. Është koha të punojmë me qeverinë dhe jo të shkatërrojmë qëllimet e qeverisë.
Ftesa për anëtarësim në NATO, besoni se do ta minimizojë ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut?
Ne jemi miq të mirë me Republikën Federale Ruse. Nuk ka ndonjë gjë kundër integrimit tonë në BE, por janë kundëra zgjerimit të NATO-s dhe për këtë kanë pasur komente publike. Por, ne nuk kemi ndonjë alternativë tjetër përveç NATO-s dhe ata duhet ta kuptojnë këtë. Ne do ta vijojmë bashkëpunimin me Rusinë, pasi kemi interes të bashkëpunojmë, sikurse ata me ne. Ne si vend i vogël kemi interes të jemi miq me të gjithë.
Deri diku kryeministër, ju keni qenë në një pozitë jo të lehtë kur negocionit emrin me Greqinë. A pati ndërhyrje ruse gjatë referendumit?
Unë e kam komentuar çfarë ndodhi atë kohë dhe nuk mund ta mbështes me prova konkrete ndikimin rus gjatë referendumit. Ne e dëbuam një diplomat, sepse ai shkoi shumë larg me ato që parashikon Konventa e Vjenës. Ne e kapëm në veprim e sipër, treguam provat dhe e dëbuam atë diplomat. Natyrisht edhe Greqia e bëri atë gjë, por edhe ne e bëjmë në mënyrë të kujdeshme dhe kjo u arrit me marrëveshje nga të dyja palët.
Qyteti Veles në Maqedoninë e Veriut u kthye në kryeqytetin e “Fake Neës” gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, e për këtë janë dy hetime në SHBA dhe vendin tuaj. Nga informacionet që dispononi, a ka të dhëna se Rusia luajti rolin e vet në këtë makineri lajmesh të rreme?
“Fake Neës” qëndron lart në tematikën e debateve botërore dhe ato të rajonit tonë, ndaj duhet ta luftojmë atë me median, standardet e saj, lajme të mirë provuara, pasi “Fake Neës” nxit nacionalizmin, radikalizmin. Besoj shumë se vendet e rajonit duhet të punojnë bashkërisht në luftën kundër “Fake Neës”, pasi në disa raste lajmet e rreme ndërtojnë agjenda të mëdha të disa vendeve, përfshi këtu agjendat nacionaliste duke shkaktuar dëme për të ardhmen e vendit.
Si po shkon procesi i zgjedhjes së presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahet më 21 Prill?
Ne jemi duke u përballuar me procesin e finalizimit të kandidatëve, të cilët do të jenë 3. Kandidati ynë është i përbashkët, i mbështetur nga 31 parti politike, numër që do të shtohet në ditët e ardhshme. Një gjë e bukur që po ndodh në vend, për të cilën unë jam shumë krenar, lidhet me faktin se maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe serbët, përmes partive politike dhe të tjerat janë bërë bashkë duke mbështetur këtë kandidat që na bashkon edhe ne. Stevo Pendarovski është kandidati ynë dhe na çon një hap përpara në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Unë e di që ai do të fitojë dhe shpresoj të kemi një fushatë komode, përmes rregullave të qarta si kristali, e kështu do të zgjidhet presidenti i pestë i Maqesonisë së Veriut.
Ju thatë që tashmë ky kandidat gëzon një mbështetje të gjerë. Por në vitin 2014, ky kandidat nuk u mbështet nga BDI-ja e Ali Ahmetit, ndërsa tani po. Nëse ky kandidat do të zgjidhet president, a do të mund të jetë i respektuar dhe një përfaqësues i denjë i shqiptarëve?
Po. Ai është një kandidat me një mbështetje të madhe te shqiptarët. Kandidati i tretë është nga komuniteti etnik shqiptar. Por z. Pendarovski ka një mbështetje 15% më shumë nga shqiptarët, krahasuar me profesorin shqiptar, z. Reka. Kam një opinion pozitiv për atë, por nuk është njeriu që i bashkon të gjithë njerëzit në vendin tonë. Nuk ndodh shpesh që një kandidat gëzon një mbështetje kaq të madhe nga shqiptarët, e gjithashtu minoritetet e tjera në vendin tonë. Maqedonasit janë shumë mbështetës gjithashtu, falë mishërimit për të drejta të barabarta. Ai është nje përson që punoi shumë për proceset tona integruese. Tani ai është koordinator i NATO-s për Maqedoninë e Veriut.
Ditët e shkuara keni pasur një takim me kreun e opozitës, z. Mickovski, ku nuk ishin të ftuar partitë shqiptare në koalicion dhe opozitë. Përse nuk ishin ftuar?
Sepse ne nuk kemi problem me të tjerët, por vetëm me z. Mickovski, nga partia më e madhe e opozitës, e për këtë tentojmë të gjejmë zgjidhje. Ne kemi një besim të plotë brenda koalicionit, si dhe bashkëpunim me partitë më të mëdha shqiptare në opozitë. Për të tjera çështje ne do ta hapim dialogun për ato ligje që duan 2/3-tat e votave në Parlament dhe na duhet bashkëpunimi i Ziadin Selës, si dhe BESË-s së Bilal Kasamit. Ne shpresojmë se ata do të jenë mbështetës, pasi është një prej kushteve të BE-së për të çelur negociatat. Kohët e fundit ne kemi pasur shumë probleme me z. Mickovski, që lidheshin me referendumin, ndryshimet kushtetuese kur ne ishim të gjithë bashkë, por ata qëndruan jashtë. Kjo nuk është një qasje e drejtë për vendin. Ne kemi rifilluar dialogun dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje për dy ligje për prokurorin special dhe shërbimin sekret të sigurisë. Shpresoj të votohen me konsensus në Parlament. Nëse ka dialog, kjo do të thotë inkurajim për më shumë investime në Maqedoninë e Veriut.
Le të ndalemi te Kosova. Si e shikoni idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë?
Nuk është diçka e lehtë për lidershipin e Kosovës dhe Serbisë. I inkurajoj ata të vijojnë dialogun. Kjo është me rëndësi dhe këtë e them pas ekperiencës që pata në dialogun me Greqinë. Me sinqeritet të plotë dua t’i inkurajoj që dialogu të vazhdojë dhe do të arrihet në një zgjidhje. E ndërsa ata po flasin, ne nuk duam të ndërhyjmë, por vetëm duam të arrihet një marrëveshje pozitive e pranueshme për shqiptarët në Kosovë dhe serbët në Serbi. Marrëveshja me patjetër duhet të sjellë paqe në Ballkan dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe integrim të të gjithë rajonit në BE. Ky është qëllimi i përbashkët dhe duhet të tregojnë kujdes për fqinjët, nga ajo që do të arrijnë.
Korrigjimi i kufijve, kryeministër, do të rriste stabilitetin apo destabilitetin në rajon?
Nuk dua ta komentoj atë, pasi ashkush nuk po e shtron bisedën në këtë rrafsh dhe ka vetëm fjalë. Nëse do të komentoja, kjo nuk do të tregonte se jemi miq të ndershëm. Le t’i lemë. Ata e kanë detyrimin. Komuniteti ndërkombëtar është përfshirë në këtë proces, si SHBA dhe BE, dhe nëse shtojmë komentet tona kjo nuk e bën të lehtë negocimin e atyre që po e bëjnë. Duhet t’i lemë të gjejnë zgjidhje.
v.l/ Dita

Ka ç’mëson nga kjo intervistë Edvin megallomani!
“ND JEMI VEND I VOGEL DHE DUHET TE KEMI MIQESI ME TE GJITHE, PERFSHIRE DHE RUINE”.
Ne kete pohim ka sinqeritet (jo megallomani), pragmatizem dhe intelektualizem; duke zbatuar parimin ” urte e bute e plot tigani”.
Ne, perkundrazi, jemi nje hap prapa te medhenjve qe marrin vendime bllokade ekonomike apo politike izolimi
ndaj te tjereve…
Kjo nuk eshte ne te mire te vendit tone; boll kemi “luftuar” imperializmin, revizionizmin, racizmin, e keshtu me radhe.
Po nje pyetje per shqiptaret qe u masakruan nga policia maqedonase ne Kumanove kur Gruevski ishte kryeminister. Ama, pyetje kaq te dobta s’kam lexuar asgjekundi.
Zoti i nderuar Zaev , vendi i juaj Maqedonia e veriut ,eshte me e qete ,me komode dhe ka nje malore ,te sigurte ,besoj se do e kete me te shpejte , integrimin ne BE ,se sa ne Shqiptaret , Por me keqeardhje ,shqiperia ,ka probleme ,e konkretisht ,eshe me problamotikja ne Ballkani perendimor ,duke e krahsuar edhe me Serbine , Malin e ZI ,Kosoven , Bosje Hercegovinen edhe me shtetin tuaj . Konkretisht , ne shqiperi ,,problemi kryesor eshte shkelja e te drejtave te njeriut , konkretisht per pronen , neni 181 i kushtetutes shqiptare ,qe shkelet me kembe nga keta banditet e katovices, njelloj si sot e 28 vite rrjesht . Me gjithe se ,kjo eshte nje nga 5 detyrat qe ja ka lene ciper tavolines BE , ketyre te pa pergjegjshemve politikane ,keto nuk levizin nga istikami ,dhe duan te hyjne ne BE me kooperativat bujqesore te baces se tyre te dashur Enver . Mereni vesh zoti kryeminister i Maqedonise se Veriut , keta te gjithe politikanet e ketij tranzicioni post kominist ne Shqiperi ,nuk e duan te integrohet shqiperia ne BE , nuk e duan e kane frike , diktatin dhe transparencen e ligjit te BE.Prandaj e permenda me larte ,edhe me te tjera shtete te Ballkanit perendimor ne jemi te fundit , e me probleme , nga te pa´pergjegjshmit politikane .;Me gjithe ate zoti kryeminister , ju urojme gjithe te mirat ,per zhvillimin e begatine e shtetit Maqedonas te veriut , e ju faleminderit ,per kete intervjune me kembe ne toke , nga ana e juaj .Respekte ..Ju faleminderit .
Ah ah kandidati i mbeshtetur nga ali ahmeti,ai i semuri mendor ,sipas karteles se tij ne svicer qe jane pak ma serioz se ne Shqiperi…
Nje lider karismatik,shume interesant. Duket nje politikan
shume i ndershem dhe i sinqerte. Nuk i njoh maqedonasit
por Sterjo Spase ka qene dhe mbetet nje shkrimtar i nje
lartesie te lavderueshme e leteave shqiptare. Vendlidja e
tij Pusteci,ne mos gaboj. Kam patur ne shkolle disa ma-
qedonas prespiane dhe kap patur shume shoqeri me ta.
Edhe ne Vlore ,Metodi ishte nje mesues shume i zell-
shem i gjuhes shqipe. Por ne fakultet kam patur disa bull-
gare,te cilet vazhdimisht me flisnin per maqedonasit sikur
keta te ishin bullgare. E cuditeshme ishte nacionalizmi i
tyre teper i theksuar. Maqedonine e konsideronin te tyre.
Flas per vitet 60- te,mbase tani ka ndryshuar mentaliteti i
tyre . Any way……..!!!
Gje e mire, per ne, qe aktualisht kemi mbas shpine apo ne krah nje udheheqes liberal e modern europian, gje qe del qarte nga intervista.
Ajo qe me ngacmoi me shume dhe jo painteres nga kjo interviste, ishte pohimi i zotit Zaev, se kane planifikuar te ndertojne segmentin hekurudhor Kerçove-kufi me Shqiperine ne Lin Pogradec. Ky investim i shtruar ne diskutime me ta, qysh ne vitin 1994, ne kuadrin e Korridorit te VIII, nuk u be dot realitet deri ne ditet e sotme dhe per kete pengese kane qene vazhdimisht maqedonasit. Ndertimi i linjes afro 57 km e gjate, kalon e gjitha ne pjesen e tyre shqiptare dhe per nacionalistet maqedonas kjo ishte si nje blasfemi. Kohet mesa duket kane ndryshuar per mire, per te dy vendet tona, dhe me siguri qe me ndihmen e BE, ashtu siç ata kane bere edhe ne Greqi per modernizimin e hekurudhave te tyre, ky investim do te behet realitet. Ndokush do te pyese e ç’hyn Shqiperia ketu ne kete investim. Hyn, bile shume. Ne e kemi linjen hekurudhore te ndertuar, vetem 1.5 km larg kufirit me Maqedonine e Veriut, afer Struges. Lidhja ketu e dy hekurudhave e kthen hekurudhen shqiptare ne nje hekurudhe unazore (Han i Hotit-Lin), qe ben te mundur depertimin e mallrave, tashme jo vetem ne ate fundor, siç eshte Shqiperia, me nje trafik mallrash te vogel po ashtu dhe te udhetareve. Tashme ky transport do jete edhe tranzit nga Europa Veriperendimoire drejt asaj Juglindore, krahas korridoreve te tjera, edhe permes Shqiperise, duke shfrytezuar keshtu dhe portet tona gjithashtu. Ky transpor nderkombetar multimodal (detar-hekurudhor-rrugor), do t’i sjelle zhvillim dhe nje perfitim te madh ekonomise shqiptare. Sot hekurudha shqiptare mu per ketoarsye eshte prej afro 30 vjetesh ne kolaps. Linja dhe flota e saj eshte e degraduar dhe mbijetesa e saj sigurohet vetem nga subvencionet e shtetit, mbasi ekonomikisht ajo kompani del me humbje, dmth, praktikisht e falimentuar.
Pare ne kete kendveshtrim ky eshte nje lajm shume i mire dhe i mirepritur prej shume kohesh nga Shqiperia. Me klimen e vendosur midis dy vendeve, dhe afrimit me BE, le te shpresojme se kjo do te behet shpejt realitet.
Lidhjet me rusët e serbët kalojnë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut!
Baton Haxhiu dhe Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë anatemoi dje opoziten shqiptare në prezencë të homologut të tij maqedonas për gjoja lidhjen që ekzistoka midis protestave në Shqipëri dhe interesit rus për përshkallëzimin e këtyre protestave.
Ai u shpreh se “Nuk është sekret fakti që Rusia nuk është e interesuar për integrimet europiane të Ballkanit Perendimor”. Të dy sorosistët në krye të ekzekutivit në Tiranë dhe në Shkup folën me një gjuhë, duke akuzuar opozitën se “pengon integrimin europian të Shqipërisë”, dmth sipas tyre, se “opozita po bën atë që dëshiron Rusia”!
Sa për sqarim, Gjermania dhe vendet e tjera europiane vitin e kaluar i dhanë qeverisë shqiptare pesë kushte për t’i zbatuar në vend, me qëllim që në qershorin e këtij viti të merrej vendimi për hapjen e negociatave me Brukselin. Sipas informacioneve të sigurta që vijnë nga një politikan i lartë gjerman, rezulton se Shqipëria jo vetëm nuk punoi për realiziimn e pesë kushteve në fjalë, por përkeqësoi situatën e zhvillimeve demokratike edhe në dy aspekte të tjera, në fushën e medias dhe në angazhimin e saj për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas këtij politikani të lartë, tashmë për vitin e ardhshëm Shqipërisë do t’i duhet të plotësojë jo vetë pesë, por shtatë kushte. Pra, me ose pa protesta, Shqipëria nuk i çel këtë vit negociatat e pranimit në BE, sepse qeveria e Edi Ramës i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Europën Perendimore. Protestat vetëm japin shpresë për integrim.
Por le të kthehemi te akuzat për gjoja lidhje të opozitës me Rusinë. Kjo opozitë ka qeverisur tetë vite, para se Rama të vinte në pushtet. Nëse do të kishte ndonjë lidhje me Rusinë dhe Serbinë, edhe ajo qeveri do të bashkëpunonte me spiunët e Serbisë në Prishtinë, do të vinte ministra me axhendë ruse, do të të dërgonte në Moskë ndonjë ministër apo politikan tjetër apo do t’u jepte sektorët strategjikë kompanive ruse të Vladimir Putin! Asgjë nga këto nuk ka ndodhur me qeverinë e demokratëve.
Ndërsa zoti Rama duhet që të dëshmojë për disa sekrete tjera, meqenëse interesi rus për mosintegrim në Europë “nuk është sekret”! Dhe konkretisht:
1. A i ka bërë zoti Rama letër Vladimir Putin me kërkesën që ai të bëjë një vizitë në Kremlin? Nëse po, cila ka qenë përgjigja e tij dhe pse nuk e realizoi këtë vizitë?
2. A ishin vizitat e tre ministrave të tij në Moskë e Petërburg, përkatësisht ministres së Kulturës, Kumbaro, ministrit të Financave Ahmetaj dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri, pjesë e axhendës Rama për koordinim dhe lidhje të ngushta me Moskën? Pse nuk është dhënë asnjë info për këto vizita? Pse u mbajtën sekret dhe opinion publik shqiptar nuk është njoftuar për përmbajtjen e bisedimeve, marrëveshjet dhe strategjitë e bashkëpunimit? Pse ky terr informmativ dhe çfarë fshihet pas kësaj?
3. Zoti Rama duhet të sqarojë publikun shqiptar se cilat janë arësyet që ai mbështet projektet serbo-ruse në Ballkan, siç është projekti për ndryshimin e kufijve fillimisht midis Serbisë dhe Kosovës e më pas edhe i kufijve të tjerë etnikë?! Pse është bërë ai kësisoj pjesë e axhendës së Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe përfundimisht shkatërrimin e projektit perendimor për integrimin euro-atlantik të këtij rajoni?
4. Zoti Rama ka fsheh bisedat dhe marrëveshjet me presidentin e Serbisë sa i përket Kosovës dhe bashkëpunimit midis Beogradit e Tiranës zyrtare. Pse e ka bërë këtë? Pse ai projektoi t’i japë koncensionin e mirëmbajtjes së hidrocentraleve të kaskadës së Drinit një kompanie serbe, pronë e djalit të një gjenerali famëkeq të ushtrisë së Sëerbisë? Pse i dha koncensionin e naftës një kompanie ruse të lidhur me Vladimir Putin? Presidenti i Republikës ka funksion kushtetues të mbrojë sektorët strategjikë, siç është energjitika, nga ndërhyrje të tilla të ekzekutivit shqiptar.
5. Cilat janë urat lidhëse të zotit Rama me Rusinë dhe Serbinë? A është një prej tyre Baton Haxhiu? Deri ku ka shkuar marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me spiunin e deklaruar të Serbisë, Baton Haxhiun? A i rekomandoi Batoni Ramës që ta emrejoë-komandojë si shef të diplomacisë shqiptare një spiun serb?
6. Dhe së fundi si ia arritët ju dhe Baton Haxhiu ta rekrutonit edhe Hashim Thaçin për realizimin e projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës?
Në maj të vitit të shkuar erdhi nga Brukseli në Tiranë një miku im, i cili takoi gjithashtu zotin Rama. Pak minuta pas takimit ai më pyeti plot kuriozitet: “Si qëndron puna e lobimit të Bashës me një kompani ruse në SHBA”? E pyeta nëse zoti Rama i kishte dhënë ndonjë fakt ose provë apo jo. Përgjigja ishte se kishte thjesht një “shqetësim”! Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Kushdo në Shqipëri që tenton të lidhet me Rusinë e Serbinë duhet të kalojë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut në Prishtinë. Nëse ju besoni se Basha ka kaluar nga këto zyra, atëherë besojeni se na qenka i lidhur e rusët”!