Një tjetër aksident ka ndodhur sot ne mesdite, me pasoje një grua te aksidentuar rende. Mesohet se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në autostradën Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit.
Policia bën me dije se shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:30, në autostradën Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezimi i Spitenit, shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
l.h/ dita

Spiteni ka qene gjithemone afer rruges se makines.dhe kjo drua akoma nuk ka mesuar se nuk pritet rruga ne cdo vend.apo kujton se se rruga eshte e saj.I uroj sherim sa me te shpejte.