Këtë të enjte qyteti i Elbasanit bëri bashkë politikën me rastin e Ditës së Verës. Nga qyteti i ballokumeve kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk ka nguruar të flas për krizën politike në vend. Ajo u shpreh se sot politika në vend ka dalë nga shinat dhe nuk ekziston.
“Nëse sot do kishim Gjykata dhe një klasë politike të përgjegjshme sot do kishim çmime më të ulëta dhe më shumë vende pune. Politika nuk ekziston dhe ka dalë nga shinat. Politika sot nuk eksiton dhe në këtë ditë të ringjalljes sic simbolizon kjo ditë të kemi dhe një ringjallje të politikës dhe vlerave”, tha Kryemadhi
Interesit të gazetarëve nëse kjo është një ditë e ftohtë edhe politikisht, Kryemadhi iu përgjigj se kjo ditë nuk ka lidhje me politikën.
”Mund të them që kjo ditë nuk ka lidhje fare me politikën, politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët, po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dal nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish. Sot nuk ka politikë, politika nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë, politika sot nuk ekziston, prandaj dhe në këtë ringjallje të jetës që simbolizon Dita e Verës, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe për të cilët shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte ti zbatonim tek fëmijët e tyre. Faleminderit dhe Gëzuar”
b.b/dita

Politiken qe kerkon te mundesh asht ne rregull ne stacion.Politika e juaja jo vetem ka dale nga shinat po ka dal ferjuzo nga stacioni.Gje qe e ka konstatue edhe nderkombetaret.
Tashti stacionit po i mblidhen te rinje qe do mbrojne iedete demokratike te PD dhe te LSI.Duke filluar qe me normalizimin simbas teknologjise politike shinat tuaje mjerane.
Nafija duke folur mrroklla, ka dale nga binaret e shkreta, flet percart, akoma se ka kuptuar se leshelija ka ikur per lesh
Nga shinat ke dalë ti mojë hajdute e rrugare që godet me çizme si gabale.Partia e lesh e lisë duhet shkrirë nuk ekziston më .
O moj ca grua je ti ke vajtur per lesh
Eshte e vertet qe ju keni dale nga shinat!
hajdutja e leshelise del ne foto bashke me hajdutet e pedagoge ne krah qe i rropen studentet.
PArti hajdutesh ordinere