Basha: Rama sa më larg, të reformojmë sistemin 

Bora Basholli

 

Vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe zgjidhja e vetme kalon nga krijimi i një qeverie transitore”.

Kështu u shpreh këtë të enjte kryedemokrati Lulzim Basha i cili mori pjesë në takimin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, organizuar nga Aleanca në Mbrojtje të Teatrit dhe Partia Demokratike.  Basha u shpreh se të gjitha problemet janë mbajtur të fshehta nga një propagandë e shfrenuar.

Vendi ndodhet në një krizë të thellë, ekonomike, sociale dhe politike. Kjo krizë ka shtyrë opozitën në një vendim të paprecedentë, por moral dhe kurajoz nga një Parlament që vjen si rezultat i bashkëpunimit sistematik mes kupolës drejtuese të një partie dhe kupolës së krimit të organizuar në Shqipëri. Problemet janë mbajtur të fshehta nga një propagandë e shfrenuar, këtu jemi për të diskutuar edhe për të nesërmen. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute, që kalon vetëm përmes kthimit të vullnetit të popullit nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Së pari, qeveri tranzitore pa njeriun përgjegjës për kthimin e qeverisë dhe shtetit në një bandë që i shërben interesave të bandave të tjera”, u shpreh Basha.

Me tej Basha shtoi se duhet të ndërmerren ndryshime, për të shmangur krizat ciklike ku shqipëria gjendet shpesh.

Por kjo nuk mund të jetë më shumë se hapi i parë drejt një ndryshimi afatgjatë për probleme që e mbajnë peng vendin prej dekadash. Duhet të shmangim rënien në një cikël përsëritjeje siç ka ndodhur, kjo përfshin ndryshmet kushtuese, problematikat e sistemit zgjedhor, ndarjes së pushteteve. Mos ta shohim këtë betejë vetëm për largimin e kreut të këtij regjimi, por si një mundësi të jashtëzakonshme për të reformuar të gjitha ato aspekte të bashkëjetesës demokratike”.

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Vendi ndothet ne krize thote lulushi dhe aresyeja dihet se ishit ju te babeziturit qe nuk late gje pa vjedhur shqyer e shkaterruar dhe epileptiku flet sikur ka ardhur nga ndonje planet tjeter. Enveri ishte vampir por enderra ime eshte te ngjallej vetem 24 ore sa tju varte ju neper peme e tju linte te valviteshit e njerezit tju peshtynin nga mengjesi deri ne mbremje.Ku shkeli kemba e kermes Sali edhe bari nuk mbin me.

  • Ju z.Basha shihni endrra me sy hapur.
    Do te ndryshosh kushtetuten, kodin zgjedhor etj etj.
    Po si ? Ju pretendoni se jeni edhe jurist.
    Kushtetuten e kodin zgjedhor e ndryshon parlamenti, me 84 vota.
    Ju nuk jeni ne parlament, si i behet ?
    Kushtetuta i jep fuqi vendim marrese vetem parlamentit, nga i cili ju dolet, pa ditur pasojat.
    Mire vete qe nuk keni ato njohuri politike, po stafi juaj juridik, a ju paralajmeroi ?
    A e kuptoni qe e keni futur vendin ne nje rreth vicioz ?
    Edhe Rama, ne rast humbje zgjedhjesh parlamentare, mund te djege mandatet , pas 3-4 muajsh e te kerkoje zgjedhje te reja.
    Si i behet ? Lufte civile per pushtetin e politikaneve ?
    Per te miren e vendit, duhet te uleni e te bisedoni.
    Te huajt nuk vijne ketu te bisedojne. Erdhen e iken, pas nje konference standarte per shtyp.
    Punet e mira duhet ti bejme vete.

  • Ky njeri nuk di cfare flet dhe cfare ben! Keqardhje per kete person me formim te cunguar. Ky duket sikur nuk ka maturine e nevojshme, duket si torollak, si hileqar, si mburrevec, nderkohe mbi ‘te rendojne dosje krimi, si ajo e abuzimit aoo vjedhjes se 230 milione euro ne Rrugen e Kombit, kur ky deficent ishte minister transporti, marreveshja e fshehte me Greqine per kufirin ne kohen kur ishte minister i jashtem, vrasja e 4 protestuesve pa asnje aresye me 21 jarar 2011, kur ky fjalaman ishte minister i brendshem, dosja per abuzime ne zaptimin e prones publike per zgjerimin e baneses se tij, ne kohen kur ishte kryetar bashkie.
    Thirjet e tij per rrebelim antikushtetues nga çadra e “famshme” ne bulevard ne 2017 dhe dhuna e protestuesve, djegiet, shkaterrimet, guret dhe vezet ne parlament nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ato akte te forcave terroriste te isis-it.
    Une pyes: -Cfare te drejte ka ky, qe i ben keto masakra vendit tone? A mundet te votohet ky njeri, per te drejtuar vendin?!
    Thirrjet e tij shkojne kunder rrjedhes se logjikes se thjeshte, kunder opinionit mbarekombetar, kunder mendimit dhe keshillave te aleateve strategjike te vendit tone dhe kunder reformave, per ta cuar vendin perpara ne familjen evropiane.

  • Basha ka bere kryengritje , ndaj Drejtesise, madje dhe ndaj Partise se tij . Ka lene te mbyllur c’do mundesi , per komunikim , me popullin dhe me politiken . Kerkon qeverri tjeter , por keto kerkese nuk behen nga rruga . Prtendon , per system tjeter . Edhe kjo nuk behet nga rruga . Ne rruge realizohen guret , per te goditur policet , kundershtaret etj . Ti ja ke mbyllur vetes mundesite zyrtare te komunikimit , barazohesh me mitingashet e Kurbinit , saktesisht te Fushkrujes Po qe se nuk nderon mendje , mbete rrugeve zgjidh dhe merr . . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *