Sot bëhen 11 vjet nga krimi shtetëror i Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe dhjetëra të plagosur.
Mes të vrarëve ishte dhe baxhanaku i Sali Berishës, Muhamed Hoxha.
Ai ishte aty në një pozicion kyç pune, për të garantuar pronarin e vërtetë se punët shkonin mirë.
Fatkeqi mbeti mes të vrarëve dhe Berisha i ngatërroi emrin kur ja lexoi, me shpresë se nuk do merrej vesh.
Më pas tha se nuk e njihte baxhanakun dhe nuk e kishte takuar.
Më poshtë keni dhe pjesë nga raporti i eksperteve të FBI në vendngjarje dhe faksimilet e kompanisë qe ndërtoi fabrikën e Gërdecit, ku vajza e Fari Balliut është aksionere 20 për qind – raporton Tema.
Më pas, një shkresë e gjeneralit ne Gërdec, që ankohet se kjo kompani po prish objekte ushtarake pa leje.
Në fund, një shkresë që provon se Rahman Selmanllari është përfaqësues i firmës amerikane që do bëjë demontimin.
Rrahmani është shoku i ngushtë i Shkëlzenit, dhe duket se kompania amerikane ishte thjesht mbulesë.
Më poshtë keni dhe dëshminë para prokurorisë, se sekretares së ministrit Ado Bumçi, e cila pranon se ka nisur një faks me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, përmbajtja e të cilit ishte kopje e letrës qe Ministria e Drejtesisë kishte dhëne pro projektit të Gërdecit, për të cilin lobonte Shkëlzeni.
Faksi provon se ministri Bumçi, ashtu si dhe Mediu, i raportonin Shkëlzenit për çdo shkrese që bënin pro projektit që interesohej ai.
Sekretarja pranon qartë se ka nisur faksin me atë shënim, se e njeh Shkëlzen Berishën, dhe se ai ka qenë dy herë në zyrë tek Aldo Bumci për ketë gjë.
Dhe mos pyesni pastaj pse Aldo është gjithmonë ne listën e deputetëve, pas Gërdecit.
Raporti i FBI



Deshmia e sekretares se Aldo Bumçit


E Mir Mediu na bredh i fryre me bishtin perpjete sa ne bruksel e sa ne Washington
Anetaret e qeverise nen diktatin e djalit te keryeministrit.
Mediu dhe Bumci shkonin per avdes tek Zeni pa kurrfare funksionit post shteterore,e informonin mbas pershendetjes Meraba z.Shkelzen.Si te shkojne punet dhe c’detyrime do kemi ne vashdim qe te mos prishet muza e te majmen xhepat o i madhi spurdhjak i vicidolit Berisha.Ndjejm krenari ne detyren shteterore me plotesimin e interresave private te te madhit pjelle te kryeministrit.
Gerdeci sipas demokrateve dhe rilindasit Edvin ishte nje gabim njerezor.Pyesni plagjiature Kodhelin se ajo e di clidhje Kish Rama me pronaret e demontimit dhe me Zenin
Pse nuk I kerkohe qeverise amerikane kthimi I general Lepur Hoxhes NE vuajtje Te denimit