Nuk mund të ketë cilësi në universitete me pedagogë të korruptuar

editor

Në gazetën DITA, të datës 14 dhe 15 Gusht 2013, Z. Fatos Tarifa trajton me përgjegjësi qytetare dhe elokuencë intelektuale efektet sociologjike që po krijojnë universitetet në Shqipëri nëpërmjet masivizimit jokriterial të arsimit të lartë dhe shtrirjes së tyre të pastudjuar në përputhje me kërkesat e ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare. Tashmë, ky është problem shumë serioz në arsimin e lartë në Shqipëri, që sidomos e ka rënduar ndjekja e politikes populiste berishiane e shoqëruar me licensimin pa kriter dhe masiv të universiteteve jopublike. Deri kohët e fundit, këta universitete pothuaj kanë qënë jashtë kontrollit shtetëror për cilësinë e tyre akademike. Sigurisht, edhe në universitet publike progresi akademik dhe cilësor lë për të dëshëruar.

Populli shqiptar është arsimdashës. Familjet shqiptare gjithmonë sakrifikojnë tej mundësive të tyre financiare për të shkolluar fëmijët. Masivizimi i arsimit të lartë luan rol shumë të rëndësishëm për stadin aktual të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë. Por, masivizimi jokriterial i arsimit të lartë, i pastudjuar në përputhje me kërkesat e ekonomisë dhe të shoqërisë, siç është kryer deri tani, ka krijuar jo pak probleme në Shqipëri. Në fjalimin e datës 11 Shtator 2013 në Parlament, Kryeministri Edi Rama tha se …Shqipëria është e gjysmës së më të rinjve analfabetë funksionalë. Tashmë, ky është problem shumë serioz në Shqipëri. Realiteti në Shqipëri flet se korrupsioni ka përfshirë edhe arsimin e lartë. Edhe ciklet më të ulta të sistemit arsimor në Shqipëri, përballen me korrupsion, sidomos atë politik. Ministrja e Arsimit, Zj. Lindita Nikolla, në një deklarim mediatik të saj, u pronocua me të drejtë se prioritet i Qeverisë në arsim do të jetë depolitizimi dhe lufta kundër korrupsionit.  Korrupsioni, ky “kancer” i sotëm i shoqërisë shqiptare, ka dëmtuar jo pak edhe universitetet publike. Si shfaqet korrupsioni në universitete.

Së pari, në  vlerësimin e deformuar të studentëve në proçesin e kontrollit të njohurive, në provime.

Së dyti, në mungesën e vullnetit të strukturave drejtuese dhe investiguese të universiteteve për të reaguar ndaj korrupsionit.

Së treti, në emërimet me pagesë dhe ato nepotike të personelit akademik dhe administrativ.

Së katërti, ndonëse në shkallë të kufizuar, korrupsioni ka filluar të prekë edhe strukturat që miratojnë gradat shkencore.

Në fjalimin e datës 11 Shtator 2013 në Parlament, Kryeministri Edi Rama tha se …nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë … me shitblerjet e provimeve…. Ka plotësisht të drejtë sepse thotë absolutisht të vërtetën në universitetet tona. Vlerësimi i deformuar i studentëve gjatë provimeve, është korrupsioni më dëmprurës për cilësinë e dobët të diplomuarve në universitetet shqiptare. Në universitetet publike ka pedagogë të korruptuar që pranojnë pagesa nga studentë të veçuar. Ka studentë që paguajnë për të siguruar vlerësim të deformuar (të pamerituar) në provime. Ky korrupsion i shëmtuar ndodh si në universitetet jopublike, ashtu dhe në universitetet publike. Sot ka studentë të paaftë dhe dembelë që paguajnë pedagogë të korruptuar për t’u përgatitur edhe detyra kursi, projekt diploma, etj. Në media janë deklaruar raste të tilla që në universitet jopublik shqiptar, “student” (i huaj) që nuk është paraqitur fare në auditoret e universitetit duke u diplomuar me pagesë. Vlerësimi i deformuar (i pamerituar) i studentëve që paguajnë pedagogët e korruptuar gjatë provimeve, është korrupsioni më dëmprurës në  arsimin e lartë. Në se pedagogët e korruptuar vlerësojnë padrejtësisht studentët që i paguajnë si “kalues”, me notë të pamerituar, çfarë të mirë mund të presim prej tyre si edukatorë të brezit të ri  ? Megjithëse, pedagogët e korruptuar në universitetet publike shqiptare përbëjnë minorancë në raport me stafin akademik të tyre, dëmi që ata shkaktojnë në cilësinë e përgatitjes së studentëve të diplomuar është me përmasa gjithëpërfshirëse, dëmtim i cilësisë të diplomuarve me afat të gjatë kohor në shoqëri.

Si veprojnë pedagogët e korruptuar në universitete ? Zakonisht, pjesa dërrmuese e pedagogëve, që korruptohen nëpërmjet pagesave të paligjshme nga studentët, veprojnë individualisht. Këta pedagogë me ndërgjegje marrin përsipër paturpësinë morale përballë studentëve në auditor dhe opinionit publik, të japin vlerësim te pamerituar për studentin që e ka paguar, duke shkelur të gjitha rregullat e etikës universitare dhe ligjore. Sigurisht, këta pedagogë kryejnë veprën më të rëndë korruptive shoqërore, duke stimuluar dhe mbështetur marrjen e pamerituar të provimeve, si rrjedhojë edhe diplomimin e pamerituar të studentëve.

Por, si veprojnë në realitet pedagogët e korruptuar ? Ata përhapin tek studentët opinionin se disiplina (lënda) që ata didaktojnë është  “shumë e vështirë” dhe pa një “ndihmesë” (nënkupto pagesë) vështirë të merret vlerësim pozitiv (kalues) në provime. Ky presion psikologjik “zë vend” veçanërisht  tek studentët me përgatitje dhe vullnet të dobët. Si të thuash, është një kontigjent studentësh që ndjekin studimet në universitet sa për tu diplomuar dhe nuk kanë qëllim real studimin serioz dhe përgatitjen sa më të mirë për perspektivën e tyre. Pedagogët e korruptuar “i shënjestrojnë” këta studentë për t’i “zhvatur” pagesën kundrejt vlerësimit kalues (të deformuar) të provimit. Me kalimin e viteve, veprimtaria korruptive e bën “të njohur” tek studentët pedagogun e korruptuar “për stilin e tij të punës”. Pedagogu i korruptuar jo vetëm nuk ndjen pendesë në shpirt për vlerësimet e deformuara që bën në provime për studentët që e paguajnë, por arrin deri aty saqë kërkon pagesë edhe nga studentët që kërkojnë vlerësime me nota më të mira. Pra, fillojnë të denigrojnë studentët që nuk paguajnë duke mos u dhënë atyre vlerësimin e merituar. Pedagogu i korruptuar e din shumë mirë që vepron në kundërshtim të plotë me ligjin dhe rregulloret e universitetit. Për këtë arësye ai fillon të bashkëpunojë me studentë sekserë që e “ndihmojnë” për maskimin e pagesave nga studentët. Sekserët bëhen edhe “informatorë” të pedagogut të korruptuar duke “spiunuar” opinionet e studentëve “rebelë”, të mundëshëm të denoncojnë korrupsionin e tij. Ai kundërvepron duke frikësuar këta “studentë rebelë” me kërcënimin e vlerësimeve negative në provime. Dërgon mesazhin “unë të kam në dorë”.

Por, forma akoma më e rrezikshme e korrupsionit në arsimin e lartë është grupimi i pedagogëve të korruptuar me qëllim “zhvatjen më të sigurt” të studentëve. Në këtë rast, pedagogët e korruptuar “grupohen” për arësyen e vetme se në grup ata ndjehen më “të mbrojtur” nga rreziku i zbulimit të veprimtarisë së tyre korruptive, sidomos kur në grup një prej tyre ka rol drejtues në strukturat e universitetit. Veprimtaria korruptive e grupit të  pedagogëve të korruptuar ushtrohet në grup. Ata “ndëshkojnë” më lehtësisht studentët “rebelë” që kanë kurajon të denoncojnë korrupsionin e tyre. Në këtë rast studenti i dobët dhe joluftarak, e ka më të vështirë të përballet me  grupin e pedagogëve të korruptuar. Studentët “rebelë” e kuptojnë se me grupin e pedagogëve të korruptuar “nuk mund të luftohet” dhe “duan apo nuk duan” i “nënshtrohen vullnetit” të atyre. Kuptohet lehtë, se korrupsioni në grup i pedagogëve të korruptuar është më e vështira për tu luftuar.

A kanë “mbrojtje” pedagogët e korruptuar në universitete ? Njëlloj, si në administratën publike të sektorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare, edhe në universitetet publike, pedagogët e korruptuar “punojnë” për të siguruar “mbrojtje” nga “eprorët” e tyre, në mënyra të ndryshme. Të korruptuarit janë “dinakë” dhe nuk e bëjnë “gabimin” të mos “falenderojnë” eprorin me “kafen” përkatëse, me qëllimin që eprori ta “mbajë në punë pa shqetësime anësore”. Ky “bashkëpunim” bën që faktet e evidentuara dhe të denoncuara kundër korrupsionit tek strukturat drejtuese, “të zhduken, të treten si kripa në ujë”. Akoma më keq, këto denoncime “transmetohen” në opinionin publik të deformuara, si thashetheme pa bazë, tendencioze, si veprime të qëllimshme keqdashëse për pedagogët e “ndershëm” (nënkupto të korruptuar). Synohet që në opinion të “barazohet” pedagogu i ndershëm me atë të korruptuar. Thuhet “të gjithë njëlloj janë”. Kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por është tepër e dëmshme sepse mbulohet korrupsioni që duhet ndëshkuar. Të korruptuarit, aq më keq kur janë në grup, “përbaltin” personalitetin e të ndershmëve, për më tepër të drejtuesve që kanë vullnet real për ta luftuar korrupsionin. Shpifja baltosëse për pedagogët dhe drejtuesit e ndershëm, të papajtueshëm me korrupsionin, bën që në opinion “të konsiderohen të gjithë njëlloj”.

Nuk mund të ketë cilësi në universitete me pedagogë të korruptuar. Personalisht, mendoj se evidentimi i pedagogëve të korruptuar nëpër universitete është plotësisht i mundur. Mjafton të ekzistojë vullneti i duhur. Në Programin e Qeverise 2013-2017 (faqe 47) thuhet se … institucionet arsimore publike do të gëzojnë mbështetjen maksimale në rritjen e funksionalitetit dhe rreptësisë ndaj rasteve të abuzimit dhe fallsifikimit në arsim.

Roli i studentëve është shumë i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit në universitetet publike. Studentët kanë dijeni për gjithçka ndodh në universitet. Ata dijnë shumë mirë se cilët studentë kanë paguar për të marrë rezultat të deformuar, të pamerituar, në provimet që zhvillon pedagogu i korruptuar. Të afërmit e studentëve, prindër, vëllezër, motra, kushërinj, shoqëria e afërt e tyre jashtë universitetit, janë të njohur me “ankesat” e studentëve për “bëmat” e pedagogëve të korruptuar. Në se studentët do të “hapin” gojën, pra të denoncojnë veprimet korruptive të pedagogëve të korruptuar në instancat drejtuese të universiteteve apo në institucionet shtetërore të luftës kundër korrupsionit, atëhere sigurisht në universitetet publike nuk do të ketë pedagogë të korruptuar. Denoncimet e studentëve duhet të dëgjohen. Të seleksionohen denoncimet serioze, ato që kanë vlerë reale kundër korrupsionit dhe të vazhdohet investigimi më i thellë e më profesional nga strukturat përkatëse shtetërore të luftës kundër korrupsionit. Do të kemi efekt real në luftën kundër korrupsionit në universitetet publike. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë në arsimin e lartë dhe do të paraqiste realisht nivelin e çdo universiteti publik. Deri më sot kjo nuk është bërë, për arësye se nuk ekziston ky vullnet. Akoma ka tendenca nga drejtues në arsimin e lartë “për mbrojtjen” e pedagogëve të korruptuar në opinionin publik. Si të thuash, ka patur një “kujdes” nga ana e tyre të mos përhapen shumë “fjalë” në opinion për korrupsionin në universitetet publike.

Roli i investigimeve është shumë i rëndësishëm në evidentimin dhe zbulimin e pedagogëve të korruptuar. Në luftën kundër korrupsionit në universitetet publike, me shumë rëndësi është investigimi serioz për opinionet masive të studentëve për pedagogët e korruptuar, opinione të shprehura zyrtarisht nëpërmjet anketimeve. Akoma më mirë do të jetë në se studentët denoncojnë në organet përkatëse shtetërore të luftës kundër korrupsionit. Shprehja e opinioneve nga studentët dhe publiku i interesuar për punën që bëhet në universitetet publike dhe jo publike, do të evidentojë më mirë dhe qartë korrupsionin në universitetet tona publike. Investigimi i opinionit masiv të studentëve për pedagogët e korruptuar do të jetë i besueshëm, objektiv. Që të bëhet vendimtar dhe dobiprurës ky opinion është e nevojshme të vazhdohen investigimet nga institucionet përkatëse shtetërore të specializuara të luftës kundër korrupsionit. Të jemi të bindur se me këto metoda dhe institucione lufta kundër korrupsionit në universitetet publike do të jetë shumë efikase. Pedagogët e ndershëm dhe drejtuesit e ndershëm nuk i tremben investigimit të opinioneve të studentëve dhe atij publik, duke qënë se ata realisht janë personalitete publike.

Duhet me patjetër të vendoset ndëshkueshmëria ligjore dhe morale për pedagogët e korruptuar në universitetet tona publike. Ndryshe, çdo përpjekje e mëtejshme për rritjen e cilësisë së diplomave në universitetet tona, do të jetë shumë pak efikase. Me këtë rast, më lejohet të deklaroj se nuk mund të kemi universitet publik cilësor kur ka korrupsion. Cilësia e studentëve të diplomuar në universitetet tona publike do të arrihet vetëm në se pastrojmë këta universitete nga pedagogët dhe drejtuesit e korruptuar. Në Programin e Qeverise 2013-2017 (faqe 23) thuhet se Qeveria jonë do të intensifikojë ndjeshëm luftën kundër korrupsionit, duke çmontuar murin e paprekshmërisë e pandëshkueshmërisë.

Në universitetet tona publike ka drejtues dhe pedagogë të ndershëm shumë më tepër se pedagogë të korruptuar.

Rritja e pagave të personelit akademik në universitetet publike është aksion i domosdoshëm i Qeverisë. Për të forcuar luftën kundër korrupsionit në universitetet tona  publike, ka rëndësi edhe shqyrtimi i mundësisë për rritjen e pagave të pedagogëve në këto universitete. Po të investigohen pagat e pedagogëve tanë me ato të pedagogëve të vendeve fqinjë, do të kuptohet shpejt se është e nevojshme të rriten pagat e pedagogëve në universitetet tona publike. Në Programin e Qeverise 2013-2017 (faqe 48) thuhet se … Qeveria do të sigurojë … dhe përmirësimin e … pagave të personelit akademik, drejt ngushtimit të hendekut me pagat në universitetet jopublike. Kjo masë do të ligjërojë tolerancën zero ligjore dhe morale për pedagogët e korruptuar në të ardhmen në universitetet publike.

Në fjalimin e datës 11 Shtator 2013 në Parlament, Kryeministri Edi Rama tha se …Mësuesi-Mjeku-Polici do të jenë tre figurat kyçe të rimëkëmbjes së shtetit në katër vitet e ardhshme. Sa më shpejt të bëhet pastrimi i universiteteve tona publike nga pedagogët dhe drejtuesit e korruptuar, aq më mirë do të jetë për Shqipërinë. Populli shqiptar kërkon arsim të lartë cilësor dhe të pakorruptuar. Vetëm me vullnet real, të paanshëm dhe serioz në strukturat drejtuese të arsimit të lartë do të arrihet suksesi i shpejtë në luftën kundër korrupsionit në universitetet tona publike. Edhe për këtë u votua më 23 Qershor 2013.

 

Dr. Ing. Mehdi SHEHU

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Z. SHehu ju ka ardhur ndonje urdher i brendeshem qe te mos paguhen provimet e shtatorit 2013(sezioni vjeshtes) ???
    A mund ta quajme vjedhje ate qe ndodhi?
    Pse nuk e denonconi ne prokurori mos rrespektimin e VKM 565 te dates 27/06/2013 pika 10 ???

  • Korrupsioni mbillet qe ne bankat e Universiteteve te Shqipërise nga “elitaret” e përkëdhelur nga profesorët dhe pedagoget, te ashtuauajturit “elitar”, por ne realitet jane servilet kurva dhe kurvar qe korruptohen menjëherë me sistemin korruptiv, për te fituar nota dhe pike te pamerituara, per te siguruar nje cope kariere.

    Te tere e ngrejnë zerin per luften kunder koruspionit, por asnjeri nuk veshtron se ku i leshon rrenjet, ku mbillet Korupsioni me i rrezikshem ne vendin tone.
    Ndërsa korupsioni mbillet ne bankat e universiteteve nga te ashtuaujturat “elita” studentesh, studente gjoja te mire, nga ata qe jane servilet e sistemit, prostitutat-dashnoret e reja te sistemit koruptiv, ato qe fusin ne gracke gjithnjë e me shume deri dhe njerëz te ndershëm.

    Mbjellja e korupsionit zen fill qe ne bankat e universiteteve, nepermjet te ashtuquajturave “elita” studentesh, te cilet, propoganda koruptive e universiteteve i theret si gjoja “te dalluar ne mesime”, por ne te vertete jane te perkedhelurit e sistemit koruptiv, si te ardhurit me porsi te partive ne pushtet ne ato universitete. Te ardhur per te mbajtur nen kontroll masen tjeter te studenteve, bashke me personelin e shkolles, per ca vjet, dhe pastaj per te mare nje diplome qofte edhe duke mos mare pjese rregullisht ne leksione….

    Te ardhurit ne universitete me porsi nga zyrat e partive ne pushtet, menjehere fillojne te perkedhelen ne cdo ane te te perkedhelurit, nga pedagoget dhe profesoret, duke u dhene atyre atributet e kapedanve dhe shefave, mbi masen e studenteve te tjere, ,ase ajo te cilet nuk kane as miqesira ne politike por as nuk u neshtrohen perkedhelive koruptive te pedagogeve dhe profesorve ne universitete e vendit.

    Askush nuk e hedh veshtrimin ne ato qoshka te errta ku mbillet korupsioni dhe i perkedhelen shalet lakuriqe te atyre llojeve…. perkedhelen me notat dhe piket e dhuruara nga profesoriati i universiteteve, nga korupti i sistemit, korupt qe kane si qellim sigurimin e trashigimise se korupsionit ne brezat qe vine.

    Ajo mbjellje e korpsionit ne brezat e rinj siguron mbrojtjen e te koruptuarve te vjeter, si politikane por dhe pedagog e profesor, te cilet kane ngritur jo vetem vila lluksoze neper qytete te vendit, bregdet apo ne zonat malore, por tashme ata udhetojne me vile mbi kater rota, ne foristrada te blidnuara, tek shpesh marin me vete fsheur pas xhamave te zinje dhe ndonje te dashur prostitute studente, nga ato te perkedhelurat qe shkojne me mini ne shkolle, nga ato qe i hapin dyert e zyrave te pedagogeve dhe profesorve si te jene banjot e tyre personale.

    Kemi degjuar shpesh te flitet per “elita” studentesh ne universitete, por populli eshte i genjyer nga propoganda koruptive e drejtuesve te shkollave, te cilet u bejne reklame atyre elitave, sikur ne to te qene, apo jane, studente qe gjoja mesojne shume mire, qe gjoja jane te shkathet dhe ndihmojne ecurine e puneve te dekaneve, profesorve, apo coc dhe te pedagogeve, kur mbetet ndonje cicke dhe per ata.
    Por ne te vertete fare pak e dine realitetitin se kush jane ato te ashtuquajtura “elita” dhe me cfare merren ne universitete, sa jane te zotet ne mesime? Si cupkat e dashura te profesoreve dhe pedagogeve por dhe ca çuna buze qumesht servile te korupsionit, me te cilet korupsioni shoqeron cupurlinat per ti pershtatur ne grupet “elitare” . Zotesine per mesimet ato e kuptojne ne zotesine e hapjes lirshem te zyrave te dekaneve, profesoreve dhe pedagogeve atje ku ato hyjne pa trokitur fare….

    …..Sapo fillon viti mesimor, papritmas nxjerin koken ca individ nga te cilet jane me shume studente femra se sa meshkuj, dhe degjohet zeri i tyre tek flasin pa i pyetur asnjeri, tek e ngrejne zerin dhe u drejtohen profesorve dhe pedagogeve ne emer njejes, sikur te kene ngrene mengjesin ne krevat bashke.
    Ndersa fillojne buzeqeshjet dhe komplimentet e ndersjellta deri dhe per te brendshmet pink…. qe zonjezat nga qyteti… ua tregojne profesorve sa here ato hapin shalet poshte tavolinave.
    Qe ne ato dite te para ze fill te krijohet autoriteti fallso i te ashtuquajturave elita, te tipave te cilet i sheh te duken kudo, te degjohen kudo, te nderhyjne kudo, qofte dhe duke fyer koleget studente te shkolles, me qellim qe ata pjestar te grupeve te elitave te caktuara nga levat e korupsionit, te vene autoritetin absolut ne universitete.

    Ajo ka ndodhur dhe ndodh me qellim qe, per kohen e viteve qe jane studente ne universitete, ata “elitar” te munden te ndikojne ne frenimin e frymes perparimtare te mases se studenteve, duke i mbajtur nen tutelen e tyre komanduese, duke ua shuar frymen e kerkesave per nevojat dhe hallet qe studentet kane, apo dhe ndaj padrejtesive qe ata konstatojne ne universitete.
    Nevoja dhe halle qe “elita” ska dashur te ja dije asnjehere per to, por bashke me mbeshtetjen e dekanateve, profesorve dhe pedagogeve, ata kane mbytur cdo fryme qe ka ngritur zerin ndaj padrejtesive.
    Njekohesisht ata nepermjet frymes arrogante dhe fyese ndaj cdo studenti tjeter duke dominuar mbi te gjithe, kane mundur te arijne qe ne fund te shkolles te largohen me famen fallso te te qenit student elite, gje qe ne lidhjet koruptive te sistemit ata do te zene punet me te mira ne shtet, edhe duke patur jehonen e asaje fame te lige.

    Biles shpesh ato qenie pa karkter i kemi pare te arrijne te behen deri dhe keshilltar ministrash apo zevendesministra direkt pas daljes nga unversiteti, edhe pa patur as pjekurine e nevojshme te moshes, per ti dhene keshilla as dhe nje fmeije, e jo me minsitrave…
    Por korupsioni ashtu i do kureverite, vajza te reja si keshilltare zv/ministrash apo ministrash…. pikerisht ato lloj elitaresh, qe skane qene gje tjeter dhe as nuk jane ne asnje kohe, pervecse ca prostituta profesoresh dhe pedagogesh, qe skane lene tavoline pa thyer me prapanica, gjersa kane arritur te behen pjese e qeverive ne politike, deri ne kuplat me te larta, qofte dhe si zedhense.
    Dhe si per ironi te fatit te studenteve te mirfillte, sa here qeverite ndrrohen, ato lloj prostitutash kalojne nga zedhense dhe keshilltare te shkakrura nga renia e qeverive, dashnoret e tyre zyrtaret maja e korrupsionit kujdesen qe ato te behen pedagoge ne universitete.

    Ndersa ato copa elitare ngjiten gjer atje lart, sigurojne mbrojtjen e te krouptuarve ne te gjitha universitet e vendit, si dhe trashegojne korupsionin nga duart e pleqeve te cdo isntitucioni, ne duart e berzave te rinje, te atyre lloj elitaresh qe cdo gjurme qe kane hedhur kudo, ne cdo shkolle, qe nga shkollat e mesme e gjer ne postet qe zene si punera ne shtet, i kane aritur vetem ne ruge koruptive.
    Me rruge mafioze me mire te themi, si me miqesria e njohje politike, me dhenie parashe si bakshishe per te marre notat e nevojshme, por dhe me metoden e prostitucionit me pedagoge e profesor, gjer dhe per porvimet e dhena, tek ato “elitaresha” gjithmone i dorzojne feletet te baradha, ndersa marrin notat me te mira, si dhe piket me te larta.

    Ata lloj “elitaresh” i gjen ne cdo universitet te vendit, vit pas viti, ne cdo shkolle e master, por deri dhe ne magjistratur, si te perkedhelurat e profesorve dhe pedagogeve, si “elitar” qe shquhen gjithe viteve per thashetheme, intriga, sulme ndaj mases se thjeshte te studenteve, por dhe ndaj individeve guximtar te cilet guxojne te ua perplasin ne sy pafytyrësie e tyre koruptive si pjese e sistemit koruptiv zyrtar.
    Ndersa ata “elitar” vazhdojne luften kunder asaje mase studentesh te thjeshte te paperlyer ne korupsion, te cilet pas studimeve mbeten dhe pa pune, ose jane te detyruar te punojne punetor te thjeshte apo si kamerier, elitaret shperblehen jo vetem me nota te mira nga profesoriati i universiteteve por dhe me perkrahjen e hapur, duke u bere nje ne kercnimet dhe denigrimet ndaj studenteve te paster, te cilet luftojne te mbeten te ndershem.

    Jane me mijëra ish studente universitetesh qe flasin heshturazi per kurvat dhe kurvaret e te ashtuquajturave “elita”, studente qe kane psuar prej tyre shume dhembje, shume lendime, deri dhe skarcime ne provime nepermjet sulmeve qe u jane bere nga ato lloj “elitaresh”.
    “Elitar”te cilet ngrejne kunder studenteve te ndershem, gjithe arrsenalin e thashethemeve duke i nxitur profesoret dhe pedagoget qe ti godasin ata studente te shkelqyer, me cdo menyre, qe nga notat, piket, por dhe me ironine cinike te mësimdhënësve te cilet i demoralizojne ata studnete qellimisht per ti terrorizuar psikologjikisht.
    E ajo ndodh pikerisht pse ata studente te ndershem kane guxuar ndonjehere te kundershtojne te ashtuquajturit elitar, apo dhe ti kritikojne hapur per intrigat e tyre koruptive ne universitete, por dhe pse kane guxuar njeheri qe te ua injorojne sy lepirjet profesoreve dhe pedagogeve te cilet luajne me lojen e notave duke tentuar ti bejne studentet vajza qe te u bien ne dor per te shuar urite sekuale te tyre….

    “Elitaret” e universiteteve, studentet e perkedhelur te profesorve dhe pedagogeve, te porositurit nga politika, qe te mbahen ne universitete si gjoja “elite”, jane ato grupe qe sigurojne rrenejet e korrupsionit te neserm ne cdo nivel ne Shqiperi.

    Jane ato grupe qe rrenojne cdo student te drejte qe ne bankat e universiteteve, duke i goditur ne ato vite shkolle me cdo menyre intrigante te tyre, qe ata te pa korruptuar te mos munden te marin fryme gjekundi per te gjetur pune ne shtet, por ti degradojnë me luften e tyre qe ne universitete, biles me synime agresive dhe per ti çuar deri ne vetëvrasje, siç kane ndodhur kohe me pare. Dhe pastaj te vetvraret jane etiketuar po nga dekanetet e universiteteve, nga profesoret dhe pedagoget, sikur ata te gjore te kene qene te smure psiqik. Domosdo, ashtu do thone,sic ndodh gjithnje ne radhet e korupsionit, kur i drejti nuk ka asnjehere te drejte.

    Demaskoni te ashtuquajturit “elitar”, sepse ata nuk jane gje tjeter, përveçse sherbetoret e betuar te korupsionit, te prostitucionit te kurvarve, te çdo gjeje qe vret shpirtrat e individëve por dhe shoqerine Shqiptare.

    A. Gjinishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *