Shkon në 40 numri i anëtarëve të bandës së Met Kananit që janë arrestuar në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Greqi dhe në Turqi. Ditën e sotme është arrestuar në Fier, G.V. 36 vjeç, i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të operacionit “Precizioni”.
Historia e bandës
Në datë 12 maj të vitit të kaluar u arrestuan 13 persona në Shqipëri duke shkatërruar rrjetin më të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit, që e çoi në 39 numrin e të arrestuarve, ndërsa sot shkoi në 40 në total.
Ndërsa në Turqi po vitin e kaluar kanë rënë në pranga në muajin mars 4 të tjerë, përfshirë edhe kokën e bandës, Met Kananin, ndërsa një prej tyre është arrestuar në Maqedoni. Ndërkohë që disa nga anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar në 2017 në Itali dhe Greqi.
Sipas policisë, grupi kriminal ishte pjesë e bandës së super-trafikantit Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë nga Afganistani dhe Irani.
Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.
Të arrestuarit në Shqipëri
- Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
- Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
- Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
- Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
- Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
- Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
- Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
- Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
- Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
- Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
- Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
- Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
- Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
- S.R, banues në Librazhd.
- G.V. 36 vjeç në Fier (U arrestua sot)
Të arrestuar në Turqi:
- Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier
- Redjan DERVISHI, 26 vjeç
- Ruvin SPAHIU, 46 vjeç
- Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë
I arrestuar në Maqedoni:
- Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec
10 anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar në Greqi dhe Itali
l.h/ dita

Po pse merreni me drogra mor idiota, merruni me politike se fitoni me shume dhe nuk ju trazon kurkush!