Protesta e opozitës, e cila është parashikuar për në orën 11.00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.
Opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh. Policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë.
Gjithashtu, opozitës nuk i është pranuar kërkesa për të protestuar në rrugën “Ismail Qemali”, që ndan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me hotel “Rogner”.
Mbetet për t’u parë kohëzgjatja e protestës.
Dy orë para nisjes së protestës, policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë. Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.
o.j/dita

48 minuta………..