I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas orës lokale në Zelandën e Re.
Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera. Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e radhës. Edhe dy të tjerë janë në paraburgim.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe ishte pajisur me licencë për mbajtjen e tyre. Ajo paralajmëroi se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.
Kryeministrja bëri me dije se makina e të dyshuarit ishte plot me armë, duke theksuar se atentatori kishte për qëllim vazhdimin e sulmit. Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, ajo tha se i dyshuari kishte marrë një licencë në nëntor 2017 që i lejonte atij të blinte armë.
Brenton Tarrant, kishte planifikuar sulmet prej disa muajsh megjithatë ai nuk ishte në asnjë listë policore.
o.j/dita

Terrori larg,shumë larg,në skaj të botës tonë Europiane dhe Ballkanike është organizim,frymëzim dhe strategji Serbe,shumë e mbuluar.
Fakti që armët e Tij,kanë emrat e luftëtarëve të mëdhenj ballkanikë kundër Perandorisë Osmane,mes të cilëve Heroi i madh i njohur si një ndër 7 gjeneralët më të mëdhenj të gjithë botës në të gjitha kohët,Gjergj Kastrioti Skënderbeu,si edhe mesazhi i këtij terroristi kundër myslymanëve dhe fesë Islame me bazë territorin Ballkanik të asaj kohe,kërkon të krijojë jehonë pikërisht në Ballkanin e sotëm me synim zhbërjen e mbështetetjes të çështjes Shqiptare e cila është në rendin e ditës në këtë periudhë.
Serbët njihen për veprime të tilla me qitje të largët.