Ferit Neshat Bregu*
Në njësitë e shumta luftarake të krijuara për të çliruar vendin nga forcat e shumta nazifashiste që kishin pushtuar vendin dhe bashkë me ta edhe tradhtarët e vendit. Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, në Vlushë të Skraparit më 17 mars 1944 formohet “BR7S”, me partizanë me përvojë në luftime në formacione të tjera luftarake. Të shumtë qenë bijtë e fshatrave të Skraparit që u radhitën në rreshtat e kësaj brigade.
Rruga luftarake e “BR7S”, nisi në Vlushë dhe vijoj me luftime në Tomorricë, në betejën e Qafë-Shkozës, Paraspuar, Berat, Myzeqe, Sulovë, Elbasan, Lezhë, Mirditë, Shkodër dhe në Tuz e Vishegrad të Jugosllavisë. Nga Kosova ata u kthyen në Atdhe plot lavdi mbi supe. Në këto luftime dhanë jetën 265 dëshmorë, kujtimi dhe nderimi për ta do të rrojë në shekuj.
Ferit Neim Bregu lindi në fshatin Leshnjë, të Skraparit më 11.05.1923, në një familje me ndjenja të forta atdhetare. I ati, Neimi më 28 nëntor 1912 në Vlorë do të ishte pjesëmarrës me të afërm dhe bashkëfshatarë të tjerë, në ngritjen e flamurit. Këtë ditë Neimi e quajti si Rilindjen e Shqipërisë. Dhe rrugën e tij nuk do e ndalte; më 1913 dhe më 1920 në Vlorë, si edhe në përkrahje të Revolucionit të Qershorit dhe me dënimin e dezertimit të Zogut në 7 prill 1939.
Nga viti 1930 – 1934 Feriti mbaroi arsimin fillor në fshatin e tij të lindjes, sot shkolla e fshatit të tij Leshnjë, mban emrin e tij. Feriti pati dëgjuar edhe për disa fronte pune që kishte hapur Italia fashiste në Tiranë, Durrës Vlorë dhe Kuçovë, ndaj në pranverën e vitit 1940 do të shkonte në Skelë të Vlorës. Fashizmi i pamëshirshëm i mundonte dhe i paguante aq sa mezi e mbanin veten e jo më të tepronte për të ndihmuar prindërit në fshat. Pas disa javësh që s’po i tepronte asgjë Feriti do të drejtohej për në Tiranë, me shpresën se do të gjente nje punë më të mirë. Ai zuri vend në hotel “Europa”, ku u njoh me disa skraparllinj të tjerë, Pilo Ismailin, Riza Malindin, Sulo Gradecin, Ahmet dhe Qemal Dervishin. Vetë Feriti zuri punë në fushën e aviacionit. Për të fituar diçka më tepër pas pune ai tregtonte për ushtarakët italianë pije alkoolike. Një mbrëmje u njoh me njërin nga luftëtarët më të flakët për liri, Skënder Çaçin (Hero i Popullit). Nga ai Feriti dëgjoi për aktin heroik të Vasil Laçit, dhe përgatitjet që po bëheshin në Tiranë për një demonstratë të madhe ajo e 28 Nëntorit të vitit 1941 ku Feriti do të merrte pjesë. Kur Skënderi mësoi se Feriti punonte tek Fusha e Aviacionit, e orientoi që ta ndihmonte Lëvizjen aty ku ishte dhe të merrte nga depot e armatimit të italianëve municione. Feriti në fshehtësi rrezikoi mjaft duke ndjekur këshillat e Skënderit dhe arriti të merrte nga depot e italianëve armatime, municione. Qëndrimi i Feritit në Tiranë po bëhej i pamundur pasi informatorët dhe spiunët po e ndiqnin, ndj ai u kthye në fshatin e lindjes.
I ati i tij Neimi në një mbrëmje pranë shkollës ku qenë mbledhur shumë bashkëfshatarë pak ditë para krijimit të “BR7S”, do t’u thoshte pa u dridhur qerpiku se armiku do plumba ballit e jo fjalë. Më pas ai u tha se, “Të pestë djemtë e mi të dalin partizanë e të luftojnë pushtuesin e huaj, e po ta lyp nevoja e atdheut të japin jetën, veç fashizmi të mos mbetet më këtu, në vatanin tonë.
Sapo u krijua “BR7S”, Feritin e caktuan në detyrën e mitralierit në Kompaninë e Dytë të Batalionit të dytë. Mitralozi qe një armë zjarri e fuqishme, e duhej përdorur me zgjuarsi. Detyrat taktike e ato të zjarrit qenë me mjaft rëndësi e luajtën një rol të madh në luftimet e suksesshme të kompanisë e batalionit. Nga 12 të rinj komunist të kësaj kompanie në fillimet e saj, 6 prej tyre dhanë jetën në betejat e kësaj brigade, shembull e burim frymëzimi mbetën shokët e tyre. Ndër të parët spikat heroizmi I dëshmorit Ferit Bregu. Ai u dallua në luftimet e Kostrenit në Qafën e Prevazit, në Sulmin e 24 marsit në qytetin e Beratit, më 29 prill tek Shtegu i Dhenve në Bogdan e Malishovë. Mbresa të pakufishme do të linte Feriti tek shokët e tij në luftimet për çlirimin e Sulovës, në Tërpan e Paraspuar, Tërrovë e Kutalli; në pritën e organizuar në Poshnje, kundër kolonës gjermane që po vinin në ndihmë të forcave të tyre të struktura në qytetin e Beratit. Ditë e netë të pabesueshme do të mbeten ato të sulmit drejt kodrave të Zhvarrit përgjatë Luginës së Ujit të Zi, du do të binte në sy heroizmi partizan.
Në maj të 1944-ës, Enver Hoxha, dha urdhër brigadës, të mbronte Kongresin e Përmetit që do të mbahej ato ditë. Brigada mori masat e nevojshme që urdhri që u dha të zbatohej. Rruga e kalimit për në Përmet mbeti e pakapërcyeshme për më shumë se 25 ditë. Gjaku I partizanëve trima lau tokat e Vokopolës, Zhitomit, Paraspuarit, Qafë Shkozës, Tërpanit e tërë zonës përreth. Në 6 qershor forcat gjermane mësynë nga Berati drejt Përmetit në ditën e Kongresit.
Beteja e fundit
Ferit Bregu do të bëhej pengesa serioze dhe do t’u hapte telashe forcave gjermane. Pozicionin e tij Feriti e ktheu në një fortifikatë të vërtetë dhe do të derdhte breshëri plumbash mbi trupat gjermane. Kur pozicioni I tij po rrezikohej dhe shumë ushtarë gjermanë, po e rrethonin shokët dhe komisari I kompanisë I kërkuan të tërhiqej, por ai nuk u bind. Feriti vazhdoi të manovronte me zjarrin e mitralozit të tij, dhe ti shkaktonte gjermanëve sa më shumë të vrarë. Ai gjykoi se tërheqja e tij do të ishte me pasoja për shokët e kompanisë dhe do të ndikonte për keq edhe për batalionin. Kur po rrethohej plotësisht nga gjermanët, u nis drejt pozicionit të mitralozit armik. Ai shfrytëzoi një përrua me shkurre dhe do të shkonte drejt mitrolozit armik. Pasi arriti të vrasë mitralierin gjerman ndihmoi që shokët të zinin pozicione më të mira dhe të mos ishin të zbuluar ndaj armiqve. Asnjë nga shokët nuk e kishte menduar që Feriti atë mitraloz “Shars”, do ta zaptonte aq mirë dhe do ta drejtonte mbi gjermanët. Përpjekjet heroike dhe guximi I atij trimi që bindshëm po shkonte drejt vdekjes. Me atë motiv fisnikërie vetë për të shpëtuar shokët dhe vetëm ata. Më pas ai plagoset rëndë në kokë, nga një copë e predhës “sharapnelit” që shpërtheu pranë tij. Nuk vonoi shumë dhe ju afruan shokët e tij, që e nuk e lanë të binte në dorë të gjermanëve. Po atë mbrëmje në Bregun e Therepelit, shumë të rinj e kishin vënë në mes Feritin dhe u çmallën me të. Ashtu I plagosur rëndë Feriti, pa patur mundësi kurimi, do të jepte shpirt Në Kajcë. Nën breshërinë e armëve të shokëve të tij të “Br7S”, ju dha lamtumira e fundit Ferit Leshnjës, heroit të Qafë Shkozës. Babai i Feritit, kur I dhanë lajmin u shpreh: “Hallall gjaku për këtë vatan, vec Shqipëria të çlirohet nga hordhitë e huaja“.
Në Kongresin e BRASH-it që u mbajt në Helmës të Skraparit në 8 gushtin e vitit 1944, anëtari I seksionit politik dhe përgjegjës i rinisë së “Br7S”, Ramiz Alia do t’u tregonte delegatëve për heroizmin e dëshmorit Ferit Bregu.
“Guximi, trimëria, sakrificat, vetmohimi dhe gjaku I derdhur nga dëshmori Ferit Leshnja në betejën e Qafë Shkozës, është akti më heroik, ku mund të gjejmë frymëzimin tonë në luftën kundër pushtuesve nazifashist dhe bashkëpunëtorëve të këtyre forcave tradhtare, ballisto-zogiste. Ferit Bregu qe një zemër luan që ra heroikisht kundër atij armiku të urryer e gjakatar”.
Për Feritin kanë shkruar gjatë jo vetëm bashkëluftëtarët. Poema “Komunisti” nga poeti Luan Qafëzezi e shkruar në vitin 1953 i kushtohet atij. Hysni Daja shkrimtar, ka shkruar për të në librat, “Armë të Pathyera”, “Prova Gjaku”, e të tjerë. Orhan Frashëri i ka kushtuar tregimin “13 ditë në luftë”.Për të janë bërë shumë shkrime në gazetat perodike të kohës si dhe tregime dhe ese.
*Autori ka botuar këtë vit librin “Shoku i Pamposhtur”

Ne titull behet fjale per deshmorin Ferit Leshnja,ndersa ne shkrim permendet deshmori Ferit Bregu,pra emri i autorit te shkrimit!
Per vete e ka bere kete shkrim apo per deshmorin,nuk e marrim vesh?