Pllaka dhe kangjella të shkulura. Kjo është panorama e pakëndshme në Tiranë pas protestës. Por nuk do të jetë kështu nesër që pritet të festohet Dita e Verës.
Përmes një postimi në twitter, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai ka dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit sot ndaj hapësirës publike.
Ndërsa ka siguruar qytetarët se çdo gjë do të riparohet në kohë rekord që të jetë gati për festimet e nesërme për Ditën e Verës.
“Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv. Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, theksoi Veliaj.
Në fakt, menjëherë ka nisur puna nga ndërmarrja e pastrimit të qytetit për pastrimin e mbeturinave që lanë pas protestuesit dhe rregullimin e dëmeve.
Si për ironi të fatit, me largimin e kreut të PD nga protesta para kryeministrisë, dhe zhvendosjen e saj para Parlamentit, protestuesit zgjodhën të pushojnë në lulishten pranë Kryeministrisë, tek Piramida, duke shijuar edhe temperaturat e larta që shoqëruan këtë të shtunë të 16 marsit.



b.b/dita

Keto protestat ma se shumtit bahen per ta provue se sa aftesi ka kryebashkiaku i Kryeqytetit per te pastru dhe normalizue ambientin ne kenaqesin e popullit jo protestues.Ku perfitojne dhe 1/4 e popullit nga ato te protestes.
Vandalet !