Mbyllja e protestës së paralajmëruar nxorri në pah dhe dëmet e shkaktuara në rrugë. Pamjet tregojnë nga papastëritë, hekurat e përdorura si rrethimi kazanet e djegura dhe deri te prishjet e trotuareve në pedonalen “Murat Toptani”.
Një nga momentet që ka habitur disa kalimarë është veprimi i një qytetari të përgjegjshëm, i cili me mjte rrethanore fiku një prej zjarreve të ndezura nga protestuesit në rrugën përpara Parlamentit.
Përmes një ene uji që përdoret për të ujitur lulet, qytetari është fotografuar teksa shuan zjarrin e krijurar nga ndezja e disa barrierave plastike në mes të rrugës.








b.b/dita
