Policia amerikane mori lajmërime se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Qendrën Westfield Century City. Qendra tregtare dy katëshe e vendosur në Bulevardin Santa Monica u bllokua thuajse totalisht prej forcave policore.
Shkolla e Lartë e Beverly Hills, e cila ndodhet më pak se një milje nga qendra, u vendos në bllokim si masë paraprake. Pavarësisht nga raportet fillestare për një të armatosur, policia më vonë ka deklaruar se kanë vetëm dyshime për këtë e jo prova.
Nga policia thuhet gjithashtu se nuk ka as njerëz të lënduar, por gatishmëria ka qenë e plotë, nisur edhe nga ajo që ndodhi së fundmi në Zelandën e Re. Sinjali për rrezik potencial të terrorit erdhi një ditë pas ngjarjes horror në Zelandë, ku terroristi Brenton Tarrant ekzekutoi 49 persona.
b.b/dita
