Vetëm 4 vjeç me “IQ 140”, njihni anëtaren më të re të MENSA

Nela

Një katërvjeçare është bërë anëtarja e dytë, më e re e Mbretërisë së Bashkuar, e Mensa.

Mensa është shoqëria më prestigjoze e cila merret me matjen e nivelit të inteligjencës (IQ).

Kjo shoqëri siguron një forum për shkëmbimin intelektual midis anëtarëve të saj.

Ka anëtarë në më shumë se 100 vende të ndryshme në gjithë botën.

Vogëlushja katërvjeçare pasi arriti një rezultat IQ prej 140 konsiderohet zyrtarisht si një gjeni.

Alannah George është e “fiksuar’’ me fjalë dhe numra dhe mësoi se si të lexojë para se të shkonte në shkollë.

Ajo ka preferuar të recitonte alfabetin dhe të mësonte tabelën e shumëzimit, sesa të këndonte vjershat e çerdheve, siç bëjnë të gjithë moshatarët e saj!

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *