Çfarë tensioni mes shefave dhe vartësve në Shqipëri! Ja shifrat e një sondazhi të KE

Nela

Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës.

Por marrëdhëniet epror-vartës jo gjithmonë shkojnë vaj dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve të pyetur janë përgjigjur se i vlerësojnë marrëdhëniet epror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnë disi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension.

Me këto shifra marrëdhëniet epror-vartës në Shqipëri renditen si më të tensionuarat në të gjithë Europën.

Në vendet e Bashkimit Europian përqindja e të pyeturve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shefave të tensionuara është 24%, më pak se gjysma e të pyeturve në Shqipëri.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • t’i thuash shefa punedhenesve shqiptar dhe punetoreve, vartes, duket sikur je UFO . ketu ka hajdut dhe te ndershem . keta te fundit (te ndershmit), kur e pane se ndermarjet dhe pasurite kombetare shkuan ne duar (dhe me ligje mafioze) te nje grupi …..njerezish pranuan te vihen nen zgjedhen e tyre dhe trajtimi edhe sikur ne pamje te duket engjellor eshte si pronaret ndaj sklleverve zezak, qe shiteshin ne tregjet amerikane o britanike, ne vitet e shkuara .

  • Ore shikoni pagen ,ja kalojme skllavopranise ,se te pakten Skllavropronaret i jepnin per te ngrene e per te fjetur .
    Dhe po dolet e te krahasoheni me Europen ,mos u lodhni fare , se ne Eurpe femrat dhe meshkijt kur mberine 50 vjec ska shef qe i heq nga puna .Shteti ka vene ligjin dhe se pjerdh fare pronarin e firmes .Funksionon ligji pro te punesuarit . Prandaj ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *