Në këtë vend, gratë rrahin burrat për “Ditën e Verës”

Leda Hysa

Në një traditë të veçantë në Barsana, burrat këndojnë këngë provokuese për të fituar vëmendjen e grave, të cilët pastaj “i rrahin” ata me shkopinj bambu të quajtur “lathis”.

Riti i çuditshëm është që gratë qëllojnë burrat e tyre për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Burrat nga ana tjetër, i presin goditjet ndërsa qëndrojnë të ulur në tokë me disa objekte druri që ju shërbejnë si mbrojtëse.

Me mijëra njerëz shkojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit pelegrinë vendas edhe turistë të huaj.

Të gjitha këto bëhen në mënyrë simbolike, në formë shakaje.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *