Njihni Dilaverin, protestuesin e tri tepsive: “Janë të gjithë njësoj”

Leda Hysa

Nga Entela Resuli

Paraditen e djeshme, në protestë u shfaq një personazh i cili  i frekuenton rregullisht ato.

Ai gjithmonë zgjedh një formë të veçantë për të shprehur revoltin e tij ndaj klasës politike.

Nuk vjen në protestë as me hu’ dhe as me gurë në dorë, por i pajisur me një mesazh në të cilin shumë njerëz kanë gjetur veten,  kjo pasi fotot e tij janë shpërndarë masivisht në rrjetin social Facebook.

Dilaver Nela vjen nga Laçi.  Ai është 55 vjeç dhe thotë së është i pa strehë.

Paraditen e djeshme, pak minuta para se Bulevardi të pushtohej nga turma e njerëzve që i shkonin nga pas kreut të opozitës, në xhirot rretherrotull  kryeministrisë Dilaveri u fotografua nga të pranishmit me mesazhin e tij të veçantë në trup.

Ai mbante tri tepsi në kokë, të vendosura njëra pras tjetrës, ku lexohej: PS, PD dhe LSI. Ndërkohë sipër tyre shkruante “Shoqëri Civile”, ndërsa  të varur në qafë mbante një pankarte ku lexonte: “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi” .

Por për Dilaverin protesta zgjati shumë pak. Ai qëndroi në bulevard kur ende nuk kishte ardhur turma. Pasi sapo erdhën protestuesit, atë  e larguan.

Mesa duket 55-vjeçari nuk ishte njëri prej tyre.

 “Sa më shumë pasurohen aq më të fuqishëm bëhen”

Ai ka shumë arsye për të ardhur ne protestë dhe sipas tij Shqipërinë duhet ta bëjnë ndërkombëtarët.

“Nuk është hera e parë që protestoj. Na lanë kështu, duke pritur… Europën.  Këta (politikanët) e kanë mendjen të gjithë të lugët, tepsia dhe kazani, nuk e kanë mendjen te populli.

Për interesin e tyre, pa na ngopur ne popullin me bukë duan të na çojnë në konflikt civil për të dytën herë.  Këta, dhe e kam fjalën për të gjithë klasën politike të gjithë, janë çmendur, kanë dal nga shinat. Ky establishment ka mbaruar. U bën 30 vjet tashmë”.

Pyetjes se pse këta politikanë rezistojnë kaq gjatë dhe nuk largohen ai shprehet duke futur sërish në rol ndërkombëtarët, pasi sipas tij janë ata që i kanë mbështetur.

“Ndërkombëtarët i mbajnë sepse janë klasë e korruptuar politike, pseudo elitë, i mbajnë se kanë mundësi të tërheqin prej hundësh më lehtë, ndërsa ne  na kanë hipur në kurriz”.

Për Dilaverin janë vetë një grusht njerëzish të pasur në këtë vend dhe që sa më shumë pasurohen aq më shumë të fuqishëm bëhen.  Për të, politikanët vetëm pasurohen dhe nuk mendojnë fare për popullin, të cilit i kanë kërkuar votën.

“Këta nuk po na lenë të ecim parapara. Nuk të lësh të shkosh gjëkundi. Të lënë vetëm të ikësh 3 muaj. Çfarë do bëjmë tre muaj ne jashtë”.

Zgjidhjen Dilaveri e shikon sërish te ndërkombëtarët.

Duhet të ndërhyjnë ata që i kanë mbajtur në pushtet gjatë gjithë këtyre viteve. Populli ynë nuk i heq dot. Ata janë majmur me pasuri tani. Nuk pyesin më. 80 vetë që janë tani të pasur janë pasuruar aq shumë sa ne nuk i bëjmë dot më asgjë këtyre.  Të gjithë pranë e kanë këta.  Ne nuk kemi asgjë. Nëse vazhdohet kështu, këta nuk kanë për të ikur kurrë.

Ata që i ënjtën me lekë, ndërkombëtarët, se lekët e tyre kanë marrë dhe kanë vjedhur, ata të vijnë t’i arrestojnë. Të ndërhyjnë ndërkombëtarët. Ndryshe këtu nuk gjendet e drejta”.

Po me votë, a nuk largohen? “Po votimet janë vjedhur gjithmonë, që nga viti 1996 e deri më sot. Ne nuk kemi parë ndonjë nga kjo klasë politike që të mos ketë vjedhur!

Unë shoh në lajmet e huaja, në gjithë botën, votohet ndryshe.  Të gjithë e kanë hedhur poshtë establishmentin e korruptuar. Qoftë Greqia me Cipras, qoftë Italia me pesë yjet, vetëm ne po i mbajmë si relike të vjetra që nuk na duhen por vetëm na shkatërrojnë”.

Share This Article
12 Comments
  • Mesazhi eshte i qarte nuk do mend ta kuptosh ! Ky protestues ka sfiduar protesten politike te partive (tepsi) PD- LSI TE ARDHUR ME AUTOBUS DHEME BILET TE PAGUAR NGA KROKODILET E PASUR

    NE FAKT KJO DUHET TE ISHTE PROTESTA QE DUHEJ MBAJTUR NE 16 MARS 2019

    Shqiperi ska ka tre tepsi !

    Partia Demokrative destruktive se bashku me Levizjen per Shkatrim LSI

  • Ky protestuesi i 3 tepsive akoma muk do te kuptoje se jetojme ne demokraci!
    Ky kerkon te vije komunizmi,qe te hiqet vjedhja e votes!
    E rrezuam komunizmin se lindnim te tere njelloj,arsimoheshim e mjekoheshim te terte njelloj,ushqeheshim te tere njelloj,shtepi kishim te gjithew njelloj,hanim vetem ushqime bio,nuk na vriste,vidhte,kercenonte njeri,punonim 8 ore me pune te garantuar,femijet i conim te gjithe ne cerdhe e kopshte me pagese 500 leke te vjetra ne muaj,lejen e kishim te garantuiar,tatime e taksa nuk kishim,rritje cmimesh nuk kishte vetem ULJE,shkonim ne kampe pushimi per puntoret e pionieret,nuk njihnim fjalen korrupsion,droge,malarje,tuberkuloz,sifiliz,trafik armesh,gjakmarrje,vrasje e vet vrasje etj!
    E per cfare i donim keto?
    Tani vjedh,vret,korrupton,drogohesh pa hesap dhe nuk te pyet njeri!
    Sot me shume jane ne burgje se ne shkolla!
    Sot del kryeministri e te vret ne bulevard,te shan me liber shgtepije dhe ty te thote ankohu tek portali im!
    Ja ky eshte NJERIU I RI KAPITALIST!

  • Ka thene shkurt e qarte ate qe nuk mund ta themi as me 1000 komente nga te tonat. Ka thene por kujt ja thote, a u mbushet mendja taboreve te prijseve tane Lul Pashes, Ilir Metes se dashuris dhe qetsise apo u mbushet mendja atyre te taborit te Davidit te ripjelljes socialiste. Ata jane gati ti vene flaken Shqiperise per te zoteruar tepsine e arte shteterore te hajduterise. Mblidhni mendjen o njerez , mos ndiqni pas kryehajdutet., kryekrimenelet dhe kryemashtruesit me te flliqur ne historine e kombit tone.
    Njerez te mencur, me dinjitet, te pergjegjshem, intelektuale atdhe e populldashes, mblidhuni ne nje kuvend dhe nje thirrje e juaja do te bashkonte, jo ata qe u lepijne kockat qe u hedhin prijsat sharlatane, por njerzit e ndershem qe jane shumica. Sa nuk eshte vone!

  • Largimin e tri tepsickave nga sheshi i protestimit asht argument bindes qe protestat nuk asht popullore po proteste e partive opozitare qe do perballen me SPAK dhe BKH.
    Protestat e studenteve nuk kishte qellimin e nji proteste politike ndaj i leqite opozitaret e partive politike te mos duken aty pari ku protestopjne studentet.Te vetmit qe e hangren teken se nuk ishin korrekt me bindjen ne vetvete per te protestue kunder qeverise per shembjen e shtepiave pranune ortakllekun e partit opozitare.
    Kaq a dijne plitikanet dhe diplomatet vendas dhe te huaj ti shtrojne problemet se per cfare bahet protesta e PD & LSI.

  • Te lumte Dilaver..Te kishte me shume shqiptare qe ta mendonin si Dilaveri nuk do te ishim katandisur keshtu si shtet.Ndonjehere mendoj se ne Shqiperi nuk ka njerez te drejte.Ca i lepijne bythen Ps ca te tjere lepijne bythen e Pd dhe ca te tjere lepijne bythen e Likes dhe Mones.

  • Ky Dilaveri i ka thene te gjitha .Shkurt ,pak e sakte .No koment .Ruaju o Dilaver djali . Ketyre te gjitheve katovicareve te ketij tranzicioni post komunist i ke futur te gjitheve nga nje thike ne zemer. I ke nxjere nudo cullak te gjithe , ju ke cjerre masken ,bravo. .Do doja me qe qenka fukara dhe pa shtepi Dilaveri ,,hapini ndonje konto NR te ndonje banke ,qe ta ndihmojme ,kete njeri ,te drejte e te mjere ,por mbi te gjitha shume i zgjuar . Respekt sinqerisht nga une Z .Dilaver .

    PS::::Lereni ju lutem ju te kesaj gazete te pamvarur, ne ndonje qoshe te gazetes tuaj e ta shohin perdite ,me muaj e me vite ,si politikanet dhe demostruesit budallenj dhe pa koke, qe mbrojne hajdutet..

  • Per fat te keq shqeperia ka pak qytetar si ky dhe kjo u duk ne protesten e studentave megjithate shpresojm qe nje dit shqiptaret do u a vene tepsiat ne kok atyre qe po e nxin ket vend tash 3 dekada dhe dihet se kush jan.

  • Une do ti shtoja komentit tuaj dhe diqka tjter per ate pjesen tjeter qe nuk ka nevoj ti lepij bythen ketyre ps+pd+ls kujtojn se do ndryshoje e ardhmja e kti vendi duke ndenjur ne divan.

  • More….po ky protestuesi special qenka rrufjan i madh…!!
    Ky marrka vesh shume edhe nga “stablishmenti”,qenka i kenduar ky….
    Apo jo moj Entela?
    Na paska shkruar nje skec me dy personazhe….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *