Kreu i ZRPP Elbasan, emërohet në krye të ALUIZNI-t në Tiranë

DITA Online

Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është liruar nga detyra me firmë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjionaj për të vijuar me një tjetër post, por kësaj here i transferuar në Tiranë.

“BalkanWeb” shkruan se ka siguruar vendimin e lirimit nga detyra të Dishës, ndërsa pas sfidave në Korçë dhe Elbasan, inxhinieri do të marrë frenat e ALUIZNIT në Tiranë duke zëvendësuar, Eglantina Frrokun.

Për këtë ka reaguar  edhe vetë Mariglen Disha  në “Facebook” teksa falënderon qytetarët e Elbasanit për besimin që kishin ndaj punës dhe veprimtarisë së tij.

“Për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi në qarkun e Elbasanit dhe me gjerë! Dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam përpjekur të shërbej me gjithë forcën dhe mundësitë e mia dhe se bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua te ndaj ju, se me është besuar një detyre tjetër në Tirane dhe shpresoj te kem te njëjtin sukses si ne Elbasan. Faleminderit për mbështetjen Tuaj!”, shkruan Disha.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Shenim: Me ne fund i hodhen edhe nje cope “kocke” ke-
    tij elbasanasit. Kam pershtypjen se shteti shqiptar i te
    gjitha kohrave ka qene i njeanshem, paragjykimisht pro-
    vincialist ku Shqiperia Mesme ka nxjerre “vetem Haxhi
    Qamilin” dhe “gjelat e detit”…..! Mire eshte te mos e zgjas………!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *