Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një reagimi në rrjetin social shprehet se ekonomia shqiptare po shkon drejt pikiatës. Ajo shton se kjo faktohet nga rënia e eksporteve në 75 për qind të grupeve që kanë peshën dhe rolin kryesor në ekonominë shqiptare.
Tabaku thotë se qeveria iu ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe social bizneseve për shkak të emërimit të parave të drogës.
“Ekonomia në pikiatë!Rënia e eksporteve në 75% të grupeve që kanë peshën më të madhe të tyre në vend, po u tregon shqiptarëve se çfarë dëmi të madh ekonomik dhe social u ka prodhuar qeveria bizneseve dhe qytetarëve.
Biznese që kanë numër të lartë punësimi dhe shërbimesh janë gjendur për mbi një vit nën presionin e një kursi këmbimi jo të favorshëm si pasojë e futjes së parave të drogës në treg. Rritja e taksave me 50% ka sjellë rritje te kostove te prodhimit/rënia e euros ka sjelle rënie te fitimit me 11%”
Paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët. Shumë firma kanë marrë më pak të ardhura si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, duke sjellë për rrjedhojë më pak të ardhura edhe jo rritje pagash tek punonjësit.
Më pak para për tu ri-investuar në kompanitë përkatëse. -Të dhënat nga statistikat raportojnë se nuk kemi politika për rritje pagash si në sektorin privat edhe në atë publik. Nga buxheti I shtetit raportohet se pagat në sektorin publik kanë pasur rritjen më të vogël që prej vitit 1993. Pra rritja në vitin e 5 rilindës është e barabartë sa rritja e pagave pas 50 viteve diktaturë.
Kjo ulje e të ardhurave të qytetarëve është shoqëruar dhe me uljen e konsumit dhe blerjeve. Sipas të dhënave nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga TVSH-ja gjatë janarit ishin me një rënie rreth 2 milionë euro në raport me një vit më parë.
Praktikisht të ardhurat në rënie nga TVSH konfirmojnë rënien e konsumit të qytetarëve si pasojë e të ardhurave më të ulëta dhe shpenzimeve gjithnjë e në rritje nga familjet. Të njëjtën tendencë kanë ndjekur të ardhurat e buxhetit te shtetit me rënie rreth 120 milionë euro me pak se parashikimi ne 2018.
Kjo situatë ka nisur që në vitin 2014, me paraqitjen e politikës së parë fiskale anti treg, që nisi të ndjehej me situatën komplekse të rënies së inflacionit, uljes së prodhimit dhe emigrimit.
Ama në sipërfaqe nisi të bëhej më evidente në vitin 2017, e këtë e konfirmon INSTAT sipas të cilit shitjet e bizneseve të vogla familjare kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%. Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve të vogla pak më të mëdha (5 deri në 9 të punësuar) me 19 miliardë lekë.
Të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë e ndërtimit të lidhura me paratë e pista. Ata që në fakt po prishin dhe po shkatërrojnë tregun e lirë në kurriz të bizneseve të ndershme.
Këto kompani janë ata që sot sponsorizojnë dhe duan të mbajnë në këmbë qeverinë”, shkruan ajo” shkruan Tabaku.
b.b/dita

Te gjitha bukur fare i ke treguar o zonjja Tabaku,
por:
Nuk ke thene asnje fjale pse Kryetari juaj Lilzim Basha anatemoi TEC-in e Korces si nje:
INVESTIM MAFIOZ
Ne cilin vend te Botes nje Parti e Djathte i del kunder ndertimit te nje TEC-i me gaz kur Shqypnia blen energji elektrike si “frenu pulen” ne kohe thatesire?
SI KA MUNDESI NJE PARTI E DJATHTE TE FLASE KUNDER CFAREDO LLOJ INVESTIMI?
dhe:
Pse PD-ja e “djathte” del ne mbrojtje talebaneve dhe grabitesve te tokave te Astirit dhe pse Lulzim Basha u premton shqyptareve ulje taksash dhe tatimesh si bamiresi bolshevike, njesoj si Lenini per muzhiket ne Revolucionin e Tetorit?
He moj bukuroshja e PD-se enveriste te Saliut, Tabaku:
QYSH KESHTU?
Kryetari Luli del e premton bamiresi komuniste si Lenini ne Smolni ne Kohen e Qepes te Revolucionit te Tetorit?
Te gjitha bukur fare i ke treguar o zonja Tabaku,
por:
Nuk ke thene asnje fjale pse Kryetari juaj Lulzim Basha anatemoi TEC-in e Korces si nje:
INVESTIM MAFIOZ
Ne cilin vend te Botes nje Parti e Djathte i del kunder ndertimit te nje TEC-i me gaz kur Shqypnia blen energji elektrike si “frenu pulen” ne kohe thatesire?
SI KA MUNDESI NJE PARTI E DJATHTE TE FLASE KUNDER CFAREDO LLOJ INVESTIMI?
dhe:
Pse PD-ja e “djathte” del ne mbrojtje talebaneve dhe grabitesve te tokave te Astirit dhe pse Lulzim Basha u premton shqyptareve ulje taksash dhe tatimesh si bamiresi bolshevike, njesoj si Lenini per muzhiket ne Revolucionin e Tetorit?
He moj bukuroshja e PD-se enveriste te Saliut, Tabaku:
QYSH KESHTU?
Kryetari Luli del e premton bamiresi komuniste si Lenini ne Smolni ne Kohen e Qepes te Revolucionit te Tetorit?
Z.Tabaku po te theme eshte mire te besh krahasim me epoken tuaj.Se po e bere kete krahasim do te dalesh si rruar qethur.Pavarsisht se nuk krahasohemi me Europen por po te theme se jemi me mire se ne epoken kur drejtoshit ju te PD dhe LSI se
Ti je ekonomiste nuk ta hajme hakun por duhet te behesh e besueshme.Ekonomia nuk duhet te njohi poli
tike SoteshtePS neser do te vije PD ekonomia e vendit duhet te eci perpara dhe jo tja nisim nga fillimi.Po ece ne kete rruge do te behesh e besueshme.
Jame dakort me intelektualin cfare pune ke lideri i juaj me ndertimin e TEC ne Korce.Apo se punesohen shume njerz Dote prodhohet energji elektrike qe i duhet vendit dhe me harxhime te pakta.Gazin natyror e perdore gjithe bota dhe nuk jane helmatisur nga dioksidi i carbonit.Sic thote lideri i juaj.Ky gaz nuk eshte helmues.helmues eshte monoksidi i carbonit CO.
Thuaj nje fjale te mire per kete popull mon znj.tabaku. Nqs ky vend po shkon gjithnje e me keq ne ekonomi, edhe ti se bashku me ata qe lane mandatet kane jo pak pergjegjesi. Ju vazhdoni akoma te shpenzone parate e ketij populli per te financuar protesta pa asnje kuptim e drejtim.
Thuhet “ne pikiate” dhe jo “drejt pikiates”
I thote dhia deles:ta pashe!