Profecia e Napoleon Bonapartit dhe realiteti i ri kinez

anazapta

Sot, më 1 tetor është festa kombëtare e popullit të madh kinez, shpallja e Republikës Popullore të Kinës, 64 vjet më parë. Me këtë rast i morëm një intervistë gazetarit dhe publicistit Ymer Minxhozi, i cili ka qenë korrespondent i “Zërit të Popullit” në Pekin dhe, pas një vizite të dytë atje, afro dyzet vjet më pas, në vitin 2002, botoi edhe librin “Kina, sfida e shekullit”, me një parathënie të shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Në vlerësimet e tij, Agolli thotë: “Ymer Minxhozi është dëshmitar i dy kohëve. Libri i tij “Kina, sfida e shekullit” është i rëndësishëm dhe i vlefshëm jo vetëm për informacionin e pasur për ecjen e Kinës moderne, por edhe për mesazhin që u jep qytetarëve, politikanëve dhe drejtuesve të vendit tonë për një bashkëpunim më të ngushtë me këtë kolos, që hapat e tij drejt progresit po çudisin Europën dhe Amerikën bashkë”. Si e argumenton Minzhozi zhvillimin e vrullshëm dhe spektakolar të Kinës në dekadat e fundit dhe pse kanë qenë komplekse marrëdhëniet shqiptaro-kineze. Parulla e Ten Hsiao Pinit për luftimin e varfërisë, roli i Mao Ce Dunit, profecia e Napoleon Bonapartit për zgjimin e Kinës dhe perspektiva e gjigantit aziatik në të ardhmen e botës. Të gjitha këto në intervistën me Ymer Minxhozin në vijim.

 

– Zoti Minxhozi, para disa ditësh u themelua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Kinë, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Si e shikoni këtë gjest të qeverisë së re shqiptare?

– Ky është një lajm shumë i mirë. Le të shpresojmë se qeveria e re e Kryeministrit Rama do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës, meqënëse edhe në programin e shpallur prej tij këto marrëdhënie renditen si një prioritet në fushën e politikës së jashtme të qeverisë. Kjo përshëndetet nga të gjithë shqiptarët, të cilët nuk e kanë harruar ndihmën e gjithanshme të popullit kinez për Shqipërinë, ndihmë e cila u materializua në dhjetëra vepra industriale e bujqësore, në elektrifikimin e të gjithë vendit si dhe në përgatitjen e një plejade të tërë specialistësh të sektorëve të ndryshëm. Ripërtëritja e këtyre marrëdhënieve mbi baza të reja, me leverdi reciproke, do të sihte me shumë interes për popullin tonë, sidomos sot kur shtrohet nevoja urgjente e rimëkëmbjes së vendit, pas njëzet vjetësh shkatërrimi. Kinezët e njohin shumë mirë ekonominë tonë dhe njëkohësisht ata kanë një përvojë shumë të pasur në çuarjen përpara të reformave.

 

– A ka ndonjë motiv që qeveria e re të ndruhet në hapjen drejt Kinës, në lidhjet me këtë vend të madh, duke patur parasysh faktin se ai është një vend komunist?

– Motive nuk ka, por kleçka mund të gjenden sa të duash dhe kur të duash. Gjithçka varet nga predispozita e atyre që kanë në dorë pushtetin. Duke u nisur nga qëndrimet e derisotme të qeverive të periudhës së tranzicionit (në të dy krahët) rrezikun e ringjalljes së “motiveve” negative të marrëdhënieve me Kinën e shoh në xhelozinë që manifestojnë disa qeveri apo qarqe afariste ndaj investimeve kineze në Shqipëri. Ne jemi një vend i vogël dhe influencimet e të huajve gjejnë shumë shpejt terren, qofshin ato politike apo të natyrave të tjera. Unë besoj se qeveria e re e Kryeministrit Rama nuk do të shkelë në këso “dërrasa të kalbura” dhe do të dijë të gjejë rrugën e duhur. Për këtë unë kam bindje të fortë. Udhëheqës të lartë të Europës dhe të Amerikës shkojnë në Kinë pa asnjë hezitim, edhe pse ajo është komuniste, ata investojnë atje me miliarda, sepse kështu ua do interesi i tyre kombëtar. Përse Shqipëria u dashka të ndruhet e të tërhiqet para interesave të veta kombëtare?

 

– Ne kemi një histori të vjetër e komplekse të marrëdhënieve me Kinën, si gjatë periudhës socialiste, ashtu dhe më pas. Sipas jush, çfarë e ka penguar ecurinë e këtyre marrëdhënieve?

– Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën njohën kulmin e tyre gjatë viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik. Gjatë atyre viteve Kina Popullore u bë mbështetja kryesore e Shqipërisë, si në fushën ekonomike ashtu dhe në politikën e jashtme. Këto marrëdhënie të ngushta miqësore nisën të ftohen pas vizitës së Presidentit amerikan Nikson në Kinë dhe u ndërprenë thuajse plotësisht pas shpalljes së programit të reformave të Ten Hsiao Pinit. Siç duhej pritur, kjo ndërprerje marrëdhëniesh shumë shpejt u kthye në bumerang për Shqipërinë. Udhëheqja shqiptare e asaj kohe zgjodhi rrugën e gabuar dhe, pikërisht atëherë kur duheshin forcuar këto marrëdhënie, ajo bëri të kundërtën. Kursi i ri kinez duhej të na kishte nxitur edhe neve për të ndërtuar një politikë më të arsyeshme e pragmatike, në përputhje me interesat tona kombëtare. Sepse edhe në Shqipëri kishte ardhur koha për të bërë reforma, si në ekonomi, ashtu dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për fatin tonë të keq, edhe ndryshimi i sistemit në Shqipëri nuk solli asgjë të re në marrëdhëniet tona me Kinën Popullore, madje u bënë gafa akoma më të rënda. Vetëm pak ditë para se të uleshin në kolltukun e pushtetit, ‘demokratët’ që fituan zgjedhjet e 22 marsit 1992, e nisën me gjeste të shëmtuara, duke u bërë gardh para ministrisë së punëve të jashtme (ndërsa socialistët ishin në ikje e sipër) dhe penguan vizitën e ministrit të jashtëm të RP të Kinës, Li Pen, me parullën “Poshtë komunizmi kinez”. Këtë parullë absurde ‘demokratët’ nuk e harruan gjatë gjithë kohës në pushtet, edhe pse herë pas here kanë bërë ndonjë gjest “afrimi”, kur ua donte momenti. Nga ana tjetër, qeveria Nano, e Partisë Socialiste, për arsye që nuk u shpallën kurrë politikisht, refuzoi në momentin final kredinë kineze prej 140 milion dollarësh, bashkë me projektet, për ndërtimin e një hidrocentrali në Bushat të Shkodrës. Ky do të ishte investimi më i madh kinez në Europë gjer atëherë. Ky refuzim iu mbylli derën investimeve të tjera kineze tek ne. Përse ndodhi kështu? Thuhet se dikush i “tërhoqi veshin” qeverisë sonë dhe ajo u përul pa bërë zë. Përsëri politikë antikombëtare.

 

– Cilat duhet të jenë, sipas jush, fushat prioritare të investimeve kineze në vendin tonë?

– Fushat mund të jenë pa fund, sepse kinezët kanë një përvojë dhe zhvillim të gjithanshëm. Edhe ne kemi gjithashtu nevojë për gjithçka. Megjithatë unë mendoj se vëmendja duhet përqendruar kryesisht tek minierat e kromit dhe transporti (hekurudhat dhe portet). Për një kohë të gjatë kromi ka zënë vendin kryesor në eksportet tona (ne zinim vendin e tretë në botë) dhe duhen marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen në industrinë e kromit, sepse është jo vetëm krim, por edhe turp ta lemë Bulqizën ashtu siç është katandisur. Minierat tona të kromit duhet t’i marrë në dorë një firmë shtetërore, në bashkëpunim me një firmë të huaj dhe kjo firmë mund të ishte kineze. Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk e ka të privatizuar 100 për qind industrinë e minierave. Kinezët praktikojnë sot me sukses bashkadministrimin shtet-privat dhe kanë pasur suksese të shkëlqyera. Në minierat tona, madje përgjithësisht me pasuritë tona kombëtare të nëntokës dhe të sipërfaqes, është vepruar dhe po vazhdon të veprohet në mënyrën më kriminale të mundshme. Asnjë pushtim i huaj nuk do të kishte arritur të bënte këtë batërdi me pasuritë tona kombëtare. Vetëm pushtimi i Hunëve do të mund të bënte atë që shohim me minierat, uzinat dhe hekurudhat tona.

Unë përmenda dhe hekurudhat, sepse kam bindjen që vetëm një investim i huaj (siç mund të ishin investimet kineze) do të mund të vinte në funksion ish-hekurudhën tonë modeste dhe ta çonte më tej këtë mjet transporti ta pazëvendësueshëm. Nga ato çka shohim, të krijohet përshtypja se në gjirin e qeverisë që sapo është larguar, ka ekzistuar një “klan antihekurudhor”. Ndryshe nuk do të hiqej dorë nga hekurudha e Matit që do të transportonte të gjitha kromet e zonës më të pasur me minerale; nuk do të shkatërrohej linja hekurudhore që shkonte drejt verilindjes (Pogradec e më tej); nuk do të lejonte çmontimin e shinave dhe shkatërrimin e vagonëve, para syve të policisë. Dhe më në fund, këto ditë u zhduk edhe i vetmi stacion treni në Tiranë, duke e bërë kryeqytetin tonë kandidat për librin e rekordeve “Giness” – si i vetmi kryeqytet në botë pa lidhje me hekurudhë.

Mendoni të dashur bashkatdhetarë të mi se, ndërsa Kina Popullore, brenda njëzet vjetëve të fundit (sa mosha e tranzicionit tonë ‘demokratik’) arriti të shtrijë linjën hekurudhore deri në “Çatinë e Botës” në Tibet, ku shinat prekin lartësinë 5 mijë e 75 metra mbi nivelin e detit dhe vagonët e pasagjerëve janë të veshur sikur të ishin avionë reaktivë. A nuk duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: Kush e ka udhëhequr “Reformën shqiptare” gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit?

 

– Me pak fjalë, cila ka qenë dhe vazhdon të jetë motoja e reformës kineze, e cila komentohet aq shumë në botë?

– Në qoftë se do t’i përmbledhim në pak rreshta faktorët e suksesit spektakolar të reformës kineze, mund të themi:

Reforma u hartua nga lart dhe njëkohësisht po vihet në zbatim sipas planeve dhe projekteve të hartuara po nga lart. Motoja e reformave kineze ishte dhe vazhdon të jetë: Stabilitet me çdo kusht. Të mos injorojmë të kaluarën dhe të mos humbasim orientimin. Të mos mbetemi prapa kohës dhe të mos djegim etapat.

Gjatë zbatimit të reformave në Kinë nuk u praktikua ajo që është quajtur “Terapia Shock” apo teoria “zero”. Nuk u premtua as “Çeku i Bardhë” si këtu tek ne. Në vend të këtyre “terapive”, u ndoq rruga e ecjes me etapa, shkallë-shkallë, në mënyrë që të evitohej shkatërrimi i asaj që ishte ndërtuar deri atëherë. Fjala “reformë” nuk mori kuptimin “shkatërrim”. Në fillim të viteve ’80 Ten Hsiao Pini e krahasonte reformën me veprimin e kalimit të lumit, duke ecur verbëtazi mbi gurë. Ishte pikërisht Teni që hodhi parullën e famshme: “Nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë apo e bardhë, e rëndësishme është që ajo të kapë miun”.  Kjo ishte një thirrje për t’i parë gjërat drejt në sy, për të qenë realistë, një thirrje për të hedhur poshtë parullat boshe, propagandën ideologjike që nuk zbatohej në realitetin e jetës. Prandaj Teni porositi: “Problemi themelor për ne është si të nxjerrim një miliard njerëz nga varfëria”, sepse “socializëm nuk do të thotë varfëri”.

Për të shmangur aventurizmin dhe hapat e pamatura, Reforma u parapri nga një punë e gjerë studimore, teorike dhe praktike. U ngritën dhjetëra institute dhe komisione shkencore që do të merreshin me studimin e problemeve ekonomike, financiare, juridike dhe sociale, probleme këto që  do të lindnin gjatë zbatimit të Reformës. Asnjë ndërmarrje nuk u mbyll pa një studim paraprak nga komisioni i posaçëm. Prandaj dhe  nuk ndodhën ato fenomene që ndodhën në ato vende ku partitë që kishin pushtetin u mënjanuan krejtësisht nga drejtimi i punëve dhe i lëshuan ekonominë dhe institucionet në duart e turmave.

 

– Tani një pyetje politike më të drejtpërdrejtë: Cili është vlerësimi dhe qëndrimi për rolin e Mao Ce Dunit në zhvillimin kinez?

– Pas vizitës së dytë në Kinë në vitin 2002, shpesh më janë bërë pyetje lidhur me vlerësimin që i bëhet sot Mao Ce Dunit nga kinezët. Unë mund të them se, në pamje të parë, pak gjëra kanë ndryshuar. Në sheshin Tienanmen, aty ku bëhen manifestimet popullore, në qendër të kryeqytetit, bie në sy portreti i madh i Maos, si edhe më parë. Midis Muzeut Historik dhe ndërtetsës së Asamblesë Kombëtare, si edhe më parë, vazhdon të jetë Mauzoleumi i Maos dhe në ditët e orët e caktuara për vizita ka njerëz që presin në radhë të gjata. Në Shangai pashë se monumenti i madh i Maos, në bregun e lumit Huangpu, ishte po aty, ku ka qenë edhe dyzet vjet më parë. Edhe në repertorin e koncerteve në vendet publike këngët për Mao Ce Dunin ose këngët me vargjet e poezive të tij, ndonëse jo dhe aq shpesh, vazhdojnë të këndohen. Në fjalimet zyrtare emri i Maos përmendet shumë rrallë, por në popull duket se respekti për ish-udhqëheqësin vazhdon të ruhet. Kinezët thonë se historia nuk është e njëtrajtshme, ajo ka zig-zaket e veta, bashkë me njerëzit që janë apo kanë qenë protagonistët e saj. Bisedova me njerëz që e kanë ndjekur nga afër politikën kineze gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Ata më thonë se gjatë shpjegimit dhe vënies në jetë të Reformës nuk është zhvilluar asnjë fushatë denigruese ndaj Maos, madje edhe vetë Ten Hsiao Pini asnjë herë nuk e ka kritikuar Maon publikisht, edhe pse ata kanë patur jo pak kontradikta midis tyre lidhur me ndërtimin e Kinës së re në vitet e mëvonshme. Kjo shpjegohet me shumë arsye që lidhen me historinë e këtij vendi të madh. Mao Ce Duni ishte themeluesi dhe udhëheqësi i asaj partie  që i drejtoi qindra milionë kinezët drejt fitores historike të Tetorit të vitit 1949 dhe që vazhdon të jetë në krye të kombit edhe në ditët tona. Emri i tij lidhet ngushtë me emrin e Kinës së re. Prandaj kinezët nuk i harrojnë meritat e tij të mëdha. Por, gjithçka me masë.

 

– Pra, nga të gjitha këto që biseduam, ne nuk duhet të na çudisë hopi i madh që ka bërë Kina në zhvillimin e saj të deritanishme dhe në ato që priten në të ardhmen?

– Jo, ne nuk duhet të çuditemi nga i gjithë ai ritëm i lartë zhvillimi në Kinë. Ato zhvillime të jashtëzakonshme si në asnjë vend tjetër tashmë kanë ndodhur e ndodhin përditë. Ne duhet të kapim thelbin e këtij zhvillimi dhe të përfitojmë sa më shumë nga përvoja dhe bashkëpunimi me Kinën.

Për ta mbyllur, po sjell këtu një fragment nga ditaret e Napoleon Bonapartit, të shkruar dyqind vjet më parë: “Kina është një gjigante në gjumë, lëreni të shtrirë dhe në gjumë, sepse po të zgjohet, do të habisë botën!” Kina ka kohë që është zgjuar dhe bota ka plot arsye të habitet. Por jo të shqetësohet!

– Ju faleminderit!

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Ju lexoj dhe jeni terheqes ,

    Kam nje verejtje per artikullin e mesipem.
    Duke qene se, i kam jetuar ne moshe te rritur maredheniet me Kinen dhe kam bashkepunuar me specialiste kineze, them me siguri se maredheniet kane qene te pastra
    Dua te shpreh mendimin tim per nje fjali me siper
    Këto marrëdhënie të ngushta miqësore nisën të ftohen pas vizitës së Presidentit amerikan Nikson në Kinë dhe u ndërprenë thuajse plotësisht pas shpalljes së programit të reformave të Ten Hsiao Pinit
    Eshte shume e vertete dhe ky eshte efekti ideologjik, por mendoj se, eshte shume thelbesore dhe z Minxhozi ben mire te mos e harroje se besoj qe e di mire edhe efektin politik, efekt qe ka fillese Kosoven . ” Shoket kineze ” pothuaj me dhune donin qe, ne te rregullonim maredheniet me Jugosllavine edhe politikisht, duke perfshire dhe nje vizite te z. Cu En Lai ne Beograd, pa ndaluar si gjithmone ne Tirane ku ka folur dhe per kete teme ku Kosova do te ishte tabuja. Me tutje. diskutimi eshte shume i gjate dhe jo per mua.
    Sic duket dhe kur vjen nje moshe qe. duhet te behemi ” trima” perseri nuk jemi te burreruar, per te pasur maredhenie te barabarta dhe te drejta, pavaresisht nga madhesia ose fuqia e ” aleatit ”
    Dita
    Eleganca me te cilen po levizni, me kerkon tju bej dhe nje sugjerim.
    Behuni flamurtare te shqipshkrimit dhe shqipfoljes ( ne formimin e fjalive ) sepse po coroditemi, jo vetem nga perdorimi i tepert i fjaleve te huaja por, dhe nga padijenija e thelle ne vendosjen kuptimore te tyre, ne fjali. Nuk ka nevoje per shembuj se, do mund te ngeleni dhe pa pune, po tju zere gazi.

    Pershendetje

    P.S.
    Jane thjesht mendime per tu shkembyer me ju

  • Edhe ne,si populli me i lumtur ne Europe,keto 23 vjetet e fundit,kemi ndjekur te njejten rruge si kinezet,por SECILI NE HESAP TE VET!!!
    Njelloj si dy SHKENCETARE,qe punojne vec njeri tjetrit,per te arritur te njejtin zbulim!!!
    Kina u be NR.2 ne BOTE,pas SHBA-se,ndersa ne NR.2 ne Europe pas Gjermanise!!!
    Kina kishte LIDER Ten Hsiao Pinin,ndersa kishim(ah,qe nuk e kemi me) Sali Ram Berishen!!!
    Teni kur vdiqv e la Kinen me XHEPIN PLOT,ndersa Berisha yne,,sa po mori vesh,qe populli e shporri me 1 milion shkelma bytheve, i VODHI TE GJITHE PASURITE,qe kishin ngelur pa VJEDHUR DERI NE ATE KOHE!!!
    Teni edhe ne VARR mburret se e la Kinen te ece me ritme gjigande,ndersa Berisha(koke e madhe edhe ky),mburret duke kercenuar QEVERINE E RE,se ku i gjeti paret,qe rregulloi kryeministrine,se ai e kishte lene ARKEN E SAJ PA KOKERR LEKU!!!
    Heeee,doni me per Birishen tone???
    Ku Teni kinez e ku Birisha vicidolas!!!
    Ku shkelte Teni ngrohej nje UZINE,ku shkelte Berisha SHPERTHENTE NJE FURRE GELQERE!!!

  • Zoti Minxhozi duhet te permendte se sjkaku i prishjes marredhenjeve ushte sepse qeveria shqiptare kishte marre shume kredi nga Kina, dhe nuk i ktheu asnjehere ato. dhe per kete a
    arsye bashkepunimi i metejshem ishte shkelje e kushtetutes kineze

  • Po mire pse pak ndihme na dha ne KINA ,mire beri ENVERI qe e voli .
    Por une mendoj se nuk ishin pengesat ideollogjike dhe shkuarja ne KINE e RICARD NIXONIT .
    Besoj tjeter kund fle LEPURI .
    Ndoshta edhe ceshtja e KOSOVES .
    Me sa me kujtohet nga vitet 1979 me duket ne se nuk gabohem si HUA KUA FENGU ne BEOGRAD por edhe TITUA ne PEKIN u priten me TAM-TAME dhe me entusiazem te pa-pare , ku ne te dy vendet nuk i kusyen si THIRRJET per SHQIPERINE qe vuan ,POR EDHE SKERMITJEN E DHEMBEVE .
    Ishin kohet POST- MAO ne KINE dhe te JEDINSTVO- BRATSTVO ne JUGOSLLAVI .
    Nuk kam
    respekt per KINEZET si POPULL bile i neveris ,POR ATA punojne me nje devotshmeri te PA-PAME dhe nuk kthehen mbas nga qellimi i tyre edhe sikur tua futni dinjitetin (((qe ata nuk kane fare DINJITET )) ne mu…..t
    Sidoqofte ne se bashkepunojme me KINEN ,NE do te ishim te fituarit dhe jo KINA .

  • KINEZET INEROJNE PARARDHESIT E TYRE DHE E MBAJNE NJERI TJETRIN PRANDAJ KANE HECUR NE EKONOMI ;NDERSA NE I SHAJME PARARDHESIT TANE DHE NUK ASNJENJERI DHE MBURRENI VETEM ME TE FUNDIT FARE PRANDAJ NUK NGREJME KRYE ASNJIHERE !

  • Ndihma e gjitheaneshme qe dha populli dhe qeveria e Kines popullit e qeverise Shqiptare ishte e jashtezakonshme… vendi ndryshoi faqe… nese do ti kishim ruajtur keto marrdhenie e do te ndiqnim shembullin kinez , ne sot vertet do te ishim vendi i dyte ne europe pas Gjermanise.
    Fajtore mbetet pala SHqiptare, me politiken ne plan te pare , deliret dhe tekat e Enver Hoxhes.
    Populli e vendi yne nuk ka patur e ka nevoj per politike , por per shtet ligjor demokratike,per pune ,aresim , kulture… jo lufte me te gjithe por paqe e mirekuptim me tere ato vende qe i kane dashur te miren vendit tone .
    Duhet t’i kerkojme falje popullit Kinez kurdohere qe te na jepet rasti.
    Na ka zene e vazhdon te na zeje haka e ndihmes KINEZE …per mosemirenjohje….
    Rrofte e perparofte ai popull i MADH .

  • Sh. Minxhozi , ky ” gungac ” i kuq , qe edhe varri nuk do t’ia drejtoje kurre gungen , kompetent ” i madh ” i ceshtjeve kineze , nuk e ka aspak hallin te Kina ! Problemi i vetem i tij , eshte, te shpraze mllefin e akumuluar ne vite kunder PD -se , Qeverive te saj dhe Berishes , qe na paskan ” shkaterruar ” Shqiperine , qe na e la ” PARAJSE ” Komandanti dhe Partia e Minxhozeve , e cila , ashtu si krejt rastesisht , e krejt kot , e pruri PAKO POSTALE , Ymerin nga Pekini ne Tirane ! ( kete nuk na e sqaron dot kinokompetenti Ymer !!!). Megjithate ky eshte besnik deri ne vdekje i saj , se , si edhe te perkedhelurit e tjere te nomenklatures , jane peng i disa puneve te erreta ! P.sh. a di gje ky gazetar i shquar per ca historira te vjetra te vellait te tij tij , Beqirit , se , pse ai disa here u perjashtua e u pranua ne Parti ! Perse Ai dhe i vellai kurre nuk u prononcuan per te verteten ( te pakten , sipas tyre ) , per eliminimin e Qemal Stafes ! Pse , vellai tjeter i Ymerit ,Tahiri , anetar i vjeter i KQ te PPSH , Sek. I Pare ne disa rrethe dhe ne Min. e Mbrojtjes , po dhe Gjykates qe dha vendime me vdekje per ” pucistet ” Balluku , Dume dhe Cako , i vuri emrin Qemal , djalit te tij !
    A di gje Ymeri , se miqte e tij ( ish “vellezerit” tane kineze ) , posedojne ,nje videokasete , ku ashtu si rastesisht , na shfaqet i biri , Skenderi , edhe ky ANAList i madh , e qe sa here ja desh ” puna ” , edhe Shef Kabineti e Keshilltar i nje ministreje , ne Hotelin me luksoz te Pekinit , videokasete kjo , qe s’po e komentojme me teper , pasi ata qe shfaqen aty , e dijne me mire se kushdo permbajtjen e saj ???!!!
    Ne fund edhe nje kujtese , per sh. Ymer : kjo Kina Popullore,” moter” , e njeh kontributin dhe rolin e shqiperise per futjen e saj ne OKB ?! A e di Kina ,se nga Radiostacionet e instaluara ne Shqiperi pre tyre ,behej propaganda e saj non-stop per Europen , Afriken etj ? Qe Kina ” moter ” e Ymerit dhe” halla “e Skenderit s’e njeh KOSOVEN , besoj ta dije edhe ky nostalgjik i Maos , por si ” atdhetar ” i madh qe hiqet , ne kete interviste te tjerrur kaq gjate per te share demokratet , e levduar Ramen e Kinen , a nuk mund te gjente vend , edhe per nje rresht te vetem te tregonte mosnjohjen e Kosoves nga Kina ?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *