‘Kush është ajo?’, loja që iu njeh me gratë më të suksesshme në botë

Bora Basholli

Loja “Who is she?” pra ” kush është ajo” po tërheq vëmendje në rrjetet sociale. Kjo lojë është shpikur nga një grua, me qëllimin e vetëm për të theksuar faktin që ka shumë gra që janë të famshme dhe kanë ndryshuar botën.

Qëllimi i kësaj loje duket se është mjaft i qart, gruaja e suksesshme të jetë në qendër të vëmendjes. Duket tejet frymëzues fakti  që u mëson fëmijëve të mos i kufizojnë ëndrrat e tyre, po t’u japin jetë.

Frida Kahlo, Marie Curie, Josephine Baker, Malala, këto janë vetëm disa prej protagonistëve të lojës ‘Kush është ajo?’ ose Who is she?”.

Loja është një ri-interpretim i ‘Guess Who’, e gjitha e përkushtuar ndaj grave të mëdha të historisë dhe arritjeve të tyre, të krijuara nga projektuesja, Zuzia Kozerska Girard, për të nxitur djemtë dhe vajzat të mendojnë njësoj dhe të mos i vendosin kufizime ëndrrave të tyre.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *