KLP çel sot garën për Prokuror të Përgjithshëm

Leda Hysa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të martë prej orës 10:00 në atë që rezulton të jetë mbledhja e 8 e këtij institucioni të ri të ngritur prej miratimit të Reformës në Drejtësi, me në fokus dy çështje të rëndësishme.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje pritet të miratohet projekt-rregullorja mbi “kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e quajtur ndryshe SPAK.

SPAK, monitorim nga BE dhe SHBA gjatë përzgjedhjes së prokurorëve

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe miratimi i rregullores për “kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”, miratim pas të cilit do të bëhet edhe çelja e garës.

E kur kanë mbetur vetëm pak orë nga çelja e garës për kryeprokuror, dy emra janë të sigurtë që do të garojnë: kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe prokurori Olsian Çela, dy ish-shokë klase te Magjistratura. Megjithatë nuk përjashtohet një emër i tretë në këtë garë, teksa përflitet ai i Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mbledhja e KLP do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dyer të mbyllura, pasi mediet do të lejohen vetëm gjatë prezantimit të rendit të ditës.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • PO C’A THU O GAZETA DITA?

    sepse:

    Ju thoni:

    “…SPAK, monitorim nga BE dhe SHBA gjatë përzgjedhjes së prokurorëve…”

    PO “VENUSI” I ENVERIT NE QENDER TE KANDIDATEVE FAMOZE SHQYPTARE PER KREUN E ORGANIT TE AKUZES?

    prandaj:

    Hajde Reforme Enveriste ne Drejtesi hajde me gjithe Monitorimin Famoz Nderkombetar si nje estrade komuniste e Kohes se Qepes te Enverit!

    sepse:

    NE KETE RESME MUNGON VETEM SHOKU ENVER HOXHA NE MES

    • o “intelktual” , meqnese paske qene kaq i zgjuar do ta quajme reforma saliniane meqense e ka votuar dhe Sali Ram Berishe Karaxhiçi. Une e kam vendos dhe mua nuk ma prish njeri, vetem po ishe ti kondra. Ty si intelektual qe je nuk ta ha qeni shkopin, as miu nuk te shkon ne mustaqe, por mbi te gjitha ti ta gelltit te gjithe e te le pa anus. Iku dhe kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *