Letër e nënshkruar
Bardhi Kondo
Shumë persona ndër ta dhe unë, kam fituar gjyqin dhe duhet të dëmshpërblehem për pushimin e padrejtë nga puna që më bëri qeveria e Sali Berishës me një vlerë 1100000. Me paturpësinë më të madhe më japin 800 lekë në muaj me këste. Ndërkohë nevojat e mija janë imediate mbasi kam marrë borxh për të jetuar.
Me këtë veprim nuk e kuptoj si i justifikojnë shpenzimet e tyre marramendëse, p.sh për presidentin. Ku e gjen këtë të drejtë çdo qeveri që të mos e zbatojë Vendimin e gjyqit??? Kur është puna për të nxjerrë jashtë shtëpisë një të varfër mblidhet gjithë përmbarimi dhe policia. Edhe ministrat e Qeverisë Rama nuk i kemi dëgjuar të flasin për këtë problem. Mos premtojë vetëm likuidimin e biznesmenëve se ata kanë para por të shikojë edhe popullin e varfër.

Edi Rama duhet ta rezoje kete ligj sa me shpjet. Vetem humbja e interesit bankar eshte rreth 700,000 leke ne vit. Pra personi nuk merr dot as sa eshte interesi bankar
Nuk eshte ligj, eshte nje udhezim i Sali Berishes i nxjerre ne gusht 2011 qe bie ne kundershtim me ligjin. Ligji eshte i qarte: sapo vendimi behet i formes se prere (pra kur kalon Gjykaten e Apelit) nepunesi merr te gjithe shumen e parave. Ka me qindra punonjes qe kane fituar gjyqet dhe me pas kane marre shuma qesharake. Edi Rama ka premtuar se do te zbatohen vendimet e gjykatave (si per likuidimet ashtu edhe per rimarrjet ne pune). Eshte e drejte sa shenohet nga letershkruesi: likuidimi i biznesmeneve duhet te behet pasi te perfundoje likuidimi i punonjesve qe kane fituar gjyqet.
ke shum shoke si puna jote te pushuar dhe qe kan fituar gjyqet dhe nuk marin dot leket me vite te tera ishalla rofte rilindja
Ishalla e rrofte rilindja.,poo pergjegjesit e kesaj katraure a duhen pickuar ekonomikisht?A mundemi te vazhdojme pamparimisht keshtu?
Letra e sipershkruar trajton nje problem shume te rendesishem . Nuk e di ne se qeveritaret marin njoftim per keto shkrime . Te paret jeni ju gazetaret qe duhet ta ngrini zerin ne mbrojtje te interesave te popullit te varfer . Mereni me Edin dhe Saliun Saliu mbaroi. Shikoni hallet e popullit qe ti lexoje K/ministri dhe te mbaje premtimet e fushates. Kemi besim te plote.Po ky sali ku e gjeti kete te drejte qe na nxjerrka nje udhezim ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten ???/ Pse i ndalon permbarimoret te zbatojne ligjin per kete problem .
Gazeta dita behu avokate e popullit per kete problem , trajtohe me forcen e penes tende te fuqishme