Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për prokuror të përgjithshëm

Leda Hysa

 

Pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për Prokuror të Përgjithshëm, miratoi rregulloren për kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve me një mandat kushtetues 7-vjecar. KLP-ja ka vendosur katër kritere për vlerësimin e kandidatëve që do të bëhen pjesë e garës.

Në bazë të kritereve të vendosura kandidatët duket të plotësojnë kriterin profesional, atë moral dhe të integritetit, atë organizativ, të jenë drejtues dhe të kenë elementë shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

Brenda 30 ditëve nga ky hap bëhet shprehja e interesit nga palët e interesuara për të kandiduar. Dy emrat që janë të sigurt se do të garojnë janë Arta Marku, kryeprokurorja e Përkohshme dhe prokurori Olsian Çela.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *