Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orë 10:30 minuta, teksa në rend dite ka parashikuar të shqyrtojë projektvendimet për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Partitë të cilat pritet te regjistrohen janë:
”Partia Personat me Aftësi të Kufizuar’’, ”Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’, ”Partia e të Drejtave të Mohuara’’ dhe ”Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”
Gjithashtu, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe mos-zgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumë emërore të Partisë Demokratike. Një ditë më parë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, iu bëri thirrje subjekteve partiake që të dorëzonin brenda ditës së djeshme listat e komisionarëve të KZAZ-ve, ndërsa kësaj thirrje iu përgjigj e para Partia Socialiste.
Sakaq opozita e bashkuar vijon të mos ndryshojë asnjë nga qëndrimet e saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie transitore pa Edi Ramën kryeministër.
b.b/dita
