Në shtëpi, në pyjet e largëta me borë të Rusisë (foto)

DITA Online

Elena Anosova, një fotografe me bazë në Rusi, udhëtoi për në Siberi për të dokumentuar komunitetet e izoluara për projektin e saj Out of the Way. Fshati Taiga ka një popullsi prej 100 të rriturish, qyteti më i afërt është 185 milje larg, dhe një anije helikopteri e viziton dy herë në muaj.

1
Mikhail, 30 vjeç, stërvit kuajt e rinj në një pyll pishash pranë fshatit Taiga. Energjia elektrike në fshat është në dispozicion edhe në mbrëmje, ndërsa temperatura e dimrit shkojnë në mesataren -45°C.

2
Pamje nga një helikopter nga distrikti i Katangsky në Irkutsk. Pothuajse 300 vjet më parë, njerëzit erdhën për të kolonizuar Siberinë. Ata u asimiluan me komunitetin indigjen të pyllit të dëborës.

 

3

Një kabinë dimërore, ose voron. Ndodhet 50 milje larg nga vendbanimi, aty ku përpunohet peshku gjatë sezonit të peshkimit.

 

4

Brenda kabinës dimërore, e cila i përket një familjeje për më shumë se 80 vjet. Një çarçaf i stampuar me thëllëza varur mbi dru, qëndron mbi shtrat. Sezoni i gjuetisë për thëllëzat dhe rosat është në pranverë dhe në vjeshtë.

 

5

Një grua mban vajzën e saj 10-muajshe, që luan me lëkurën e dhelprës. Nëna e fëmijës është ruse dhe babai i saj është gjysmë Tungus.

 

6
Qentë jetojnë përgjatë gjithë vitit jashtë. Qentë vendas kryqëzohen për gjueti dhe mbajnë gjurmët gjenealogjike të çdo kafshe.

7
Brirët e një dreri varur në oborr. Ato përdoren për të dekoruar shtëpitë.

8
Valeriy, 60 vjeç, kreu i një familje në vendbanim. Kishte rreth 20 anëtarë të familjes që jetonin atje, por kohët e fundit kanë mbetur disa.

9
Irishka pesëvjeçare shtrirë në një lëkurë gjuetie. Ashtu si shumë familje në fshat, ajo është përzierje e kulturave dhe etnive: nëna e saj është Tungus dhe babai i saj është rus.

 

10
Një gjuetar lan fytyrën e tij me borë. Për të mbështetur formën dhe shëndetin e mirë fizik, vendasit punojnë dhe skijojnë. Fërkimi i dëborës në fytyrë dhe trup është shumë i zakonshëm, sidomos pas stërvitjeve dhe banya (sauna ruse).

11
Nikita, 14 vjeç, pas peshkimit, pasi ishte pushim shkolla.

15
Dëbora bie në Taiga, ku qytetërimi modern depërton ngadalë dhe ritualet shekullore dhe rutinat e përditshme shpesh bazohen në mitologji.

 

butimi: the guardian

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

Share This Article
4 Comments
  • Me sa shoh ka filluar te permiresohet perkthimi.
    Megjithate nje keshille: Nuk eshte turp te hapesh fjaloret , te kerkosh ne internet apo te pyesesh ndonje specialist per fjalet qe nuk i di.
    Taiga: Nuk ekziston nje qytet apo zone banimi me kete emer ne Rusi. Taiga eshte zone klimaterike qe gjendet jo vetem ne Rusi por dhe ne Gadishullin Skandinav dhe ne Alaske. Jane zona qe shtrihen me kilometra te tera ( Ne Rusi nga Malet Urale e deri ne Oqeanin Pacifik, gati 5.800 km) Ato jane pyje me peme halore qe mbulohen me bore ne pjesen me te madhe te vitit, e vitit dhe shtrihen midis Arktikut e deri ne zonat pak me jugore, sic eshte Veriu i Mongolise etj. Jane zona te virgjera, ku nuk ka vene dore njeriu duke ruajtur pra te paprekur floren dhe faunen
    Gjithashtu , per hir te shqiperimit nuk duhet te krijojmr fjale qe nuk tingellojne bukur ne shqip. Kemi togefjaleshin shume te goditur “bej ski “, ” merrem me ski etj” dhe jo skijoj.

  • C’do me thene “u asimiluan me komunitetin indigjen te pyllit te debores”
    1. Te ardhurit , kryesisht race mongoloide u perzien me ane te martesave me popullsine vendase apo indigjene, qe ne kete rast jane ruse , duke krijuar nje gjenerate te re njerezish me tipare te perziera.
    2. Pylli i debores jane , sic shpjegova dhe ne komentin e mesiperm , Tajgat. Ato jane te mbuluara me bore 10- 11 muaj te vitit. Dhe ka zona te tera qe bora nuk arrin te shkrije as ne stinen e veres.
    3. Nuk po lexoj me se u lodha.

    • Rrofsh kuriozi.E vleresoj mundimin tend.Me vjen pak keq qe u lodhe por nuk kam cfare te bej.Faleminderit se na kujtove kohet kur mbushnim trurin me njohuri interesante te vlefshme per jeten e jo me marrina e thashetheme parazitesh.

  • Nuk kane kohe te lexojne or miku im sepse do te ruajne ekranin per te dhene lajmin e ” rendesishem ,, qe kamera kapi ” pa dashje ,, breket e kuqe te Osmanit .!!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *