Beqja: Shërbimet falas për të sëmurët me tumor dhe gratë shtatzëna

anazapta

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit të femrave kundër kancerit të gjirit dhe pikërisht në ditën e parë të tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, njofton se tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero.

Në një mesazh të publikuar sot në faqen e tij zyrtare në FB, Beqja shkruan se tarifa zero do të ketë edhe për gratë shtatzëna.

“Po ashtu, po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama”, shkruan Beqja.

Ministri fton të gjitha gratë dhe vajzat që me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *