Banka Botërore: Në Shqipëri rreth 37% e të punësuarve janë në të zezë

Leda Hysa

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Përëndimor vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri  dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i pononjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Megjithatë, pjesa e punësimit informal në punësimin e përgjithshëm mbeti pothuajse i pandryshuar.

Modele të tilla në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rezultojnë për shkak se, rritja totale e punësimit ishte më e lartë se rritja e punësimit informal.

Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50 për qind me 2014 në 36 për qind në tremujorin e dytë të 2018.

Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në Rajon.

Në Shqipëri 1 në 3 persona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë Veriore dhe në Serbi. Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.

Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar. Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Vetëpunësimi informal dhe puna familjare e papaguar janë më të përhapura në sektorin e bujqësisë.

Informacioni i disponueshëm për Maqedoninë Veriore dhe Serbinë sugjeron që pjesa e punës së zezë në bujqësi ka qenë në rënie në të dy vendet gjatë periudhës 2010-2017, ndërsa vetëpunësimi u bë më i rëndësishëm.

Niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor. Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
    • Orli i Lalit zakonisht ja fut pordhes me bresheri, po kesaj radhe ka nje gram te drejte. Ne 2013 kishte mbi 300.000 te papune me shume se sot. Ky eshte i vetmi premtim parazgjedhor i mbajtur nga qenveria R2. Te gjithe keta te pa pune sot jane shnderruar ne endacake. Jo vetem kriminelet ja mbathin me te katra ne drejtim te paditur…

  • SHPIFJE!
    SHPIFJE!
    SHPIFJE!
    Ne se do ishte e vertete kjo shifer kriminale me siguri qe shteti i fuqishem i Rames do ta kishte kapur dhe ndeshkuar!
    Si mund te imagjinohet nje shtet me dhjetra ministri dhe agjenci shteterore,dhjetra bashki,mijra rrogtare,tatimore,juriste,zyra te maredhenieve me publikun dhe te komunikimit me qytetaret (nuk komunikojne me asnje qytetar shqiptar ) etj,qe te lejone 37 % te te punesuarve te mos paguajne kontribute per sigurimet shoqerore dhe shendetesore?
    Si mund ta linte nje KRIM te tille nje KALORES trim e i fandaksur si Don Kishoti i Mances,qe pretendon vazhdimisht se rrezikohen pagesat e pensionisteve,kur 50% e te punesuarve nuk kontribuojne?
    Ku shkoi reforma e famshme e pensioneve e trumbetuar si e tille,por qe ishte vetem nje mashtrim nga ish ministri i Punes lal;i Eri?
    Vetem per kaq qeveria Rama duhet te SHPORREJ nga pushteti!
    Kush do ta zevendesoje ate?
    Ne se ne PS nuk ka qofte edhe nje njeri te vetem qe t’i kerkoje hesap nje kryetari te PS dhe kryeminister se pse ka ndodhur nje krim i tille,atehere edhe keto shkrime nuk do vlejne!
    A do shtrohet ne Kongresin e radhes nje KRIM i tille duke vene me shpatulla per muri Ramen te parin?
    Jam i bindur se ne PS nuk ka asnje “BURRE”,qe t’i beje qofte edhe nje pyetje Rames e jo me ta akuzoje!
    Ja ky eshte shteti qe ka ndertuar Rama:SHTET MAFIOZ ANTIPOPULLOR!

  • Jane ne vete keta te Bankes Boterore?
    Kush i di me mire punet ne Shqiperi politikanet tane qe rrijne gjithe kohen gju me gju me popullin apo ata qe rrijne maje gratacielave me kostum mes ajrit te kondicionuar?
    Fol mor Edo, u thuaj qe jane edhe ata pjese e kazanit!!!
    Le te ta mbeshtese zerin edhe “tigri” i ekonomise, se ai e ka me brenda (natyrisht njohurine mbi shifrat, jo ate qe mendon ti)!!!

    • O ti kuksiani!
      Ti mire e ke por ke parasysh nje vend normal,me institucione normale dhe mbi te gjitha nje kryeminister normal e jo ANORMAL sic eshte Rama!
      Qe ta kuptosh me kollaj ti kete pune po te jap kete shembull ne forme pyetjeje:
      -Dihet qe burri rri gju me gju dhe shale me shale me gruan,por para atij e di tere lagja se kush eshte dashnori i saj e jo burri!

  • Shvejku :C’me duhet mua se cfare them une?
    Rama pas tenderit mafioz me dosje fallco:
    -Ku eshte korrupsioni ketu”
    Nje burre, do ndante gruan per tradheti bashkeshortore dhe mori si deshmitar okular nje komshiun e vet.
    Gjyqtari:Deshmitar na trego cfare pe?
    Deshmitari:Miku hyri ne shtepi,u perqafuan me gruan e ketij,e puthi,i hoqi bluze,fustanin,hoqi xhaketen e tij,hoqi pantallonat,hoqi….,pastaj u shtrine ne krevat dhe…
    Gjyqtari:
    Zoti deshmitar,ne duam fakte e jo histori.
    E QIU APO NUK E QIU?
    Deshmitari:Zoti gjykates,po ku e pashe faktin une,se fakti ishte ..BRENDA!
    Ku eshte korrupsioni ketu thote Rama?
    Pergjigjen e plote ketij gjynahqari duhet t’ia jape vetem DREJTESIA!
    Rama vetem per kaq duhet te cohet ne gjyq per bashkepunim me korruptuarit,ne mos si lider i tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *