Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim 33-vjeçari Dervis Arapi

Leda Hysa

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e të ndjerit Agim Arapi, ngjarje për të cilën u shoqërua dhe më pas u deklarua i pafajshëm viktima Kurti.

Policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar 33-vjeçarin Dervis Arapi.

Policia ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje. Dervis Arapi rezulton në sistemin TIMS se nuk ndodhet në Shqipëri që prej Janarit.

Nuk dihen provat që çuan Policinë e Tiranës tek ky emër. Blutë e kryeqytetit kanë dyshime se ai ka hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, ose ka paguar persona të tjerë për vrasjen e Kurtit.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pasi ka marrë vesh lajmin se i biri është në kërkim, nëna e tij, Vjollca Arapi ka reaguar e revoltuar, duke e quajtur këtë një skandal.

Ky eshte nje skandal, policia te kerkoj ne tjeter vend per vrasësit e Jurgenit. Ne dhe fisi ynë nuk kemi lidhje fare me kete ngjarje te fundit”, ka thënë ajo.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Cfare gjurulldie behet ne mefia per nje vrases,mafioz,deri
    te edhe vrases i babait te tij. O zot deri ku ka arritur lige-
    sia njerezore ne nnje vend si Shqiperia. Nuk kishim de-
    gjuar ndonje here monstruozitete te tilla. Percudnimi,blas-
    femia e cdo gje negative kane mbire dhe jane hapur si
    metstaze kanceri ne nje Shqioeri kaq te vogel sa dikur ne
    Tirane njiheshim te gjithe njeri me tjetrin,ku solidariteti,ko-
    munikimi njerezir ishte kaq evident sa qe sot habitem me
    c’humanizimin e njeriut qe deri dje e kishe mik,shok, fqi-
    nje qe qanim halket me njeri- tjetrin: Ndersa sot eshte
    shpallur si ideal makiaveluzmi i te jetuarit,te punuarit, te
    sjelljes ne shoqeri ku gjithecka e mbi te gjitha vigphet pa-
    raja, ku ne mendjen e cdo shqiptari eshte mbrujtur idea e
    “Secili per vete, zoti per te gjithe”, deri ketu ka arritur pa-
    shpirteria njerezore.Kapitalizmi qe po praktikohet sot ne
    Shqiperi ka qene dikur por sot nuk eshte keshtu. Perma-
    sat e egersise se tij ne vendet kapitaliste sot jane amorti-
    zuar e zbutur nga presioni i shume faktireve objektive e
    subjektive. Ndersa te ne ne Shqiperi kapitalizmi eshte
    shndrruar ne nje perbindesh qe po glkaberon bijt e saj.
    Dhe te keqiat qe ka sjelle Ai mos t’ja atriboni sistemit qe
    u gropos por ketij sistemi qe vendosi klasa injorante,baj-
    raktare,primitive e malokerise se zbritur nga “shpellat e
    Dragobise” ! 13 bandite, te etur per pushtet e para,zbriten
    nga shpellat e Vicidolit per t’i bere gjemen Shqiperise. E
    kam thene dhe po e perseris vazhdimisht se per mua
    ekziston nje dallim rrenjesor midis “malokerise se ketyre
    13 horrave” dhe shumices derrmuese te malesoreve, tri-
    ma,bujare dhe besnike.Per kete cdo shqiptar duhet ta ke-
    te qarte si dy pika uje duke mos ngatarruar kurre barin e
    keq,me traditat,fene, krahinizmat, regjionalizmat etj.etj.
    Shqiperia eshte NJE dhe e pandare duke nenkuptuar ketu te gjitha trojet shqiptare.
    Duke iu rikthyer ketyre gangstereve kam mendimin qe
    shtypi dhe media ne pergjithesi te mos i japin shume
    spacio. Aq me teper qe ky perbindesh ka vrare edhe
    bain e tij. Te them te drejten kur degjoj te tilla ngjarje
    marr fryme thelle dhe them: behet mire qe keto monstra
    kur nuk ekziston denimi kapital ne Shqiperi qe vrasin e
    likuidojne njeri- tjetrin. …,….As per bankierin Santos nuk
    shkrue kaq shume ne media …!!!

  • Edhe ne qoftese e ka bere per te marre hak per babane e tij, mire ja ka bere ketij MUTI arrogant kriminel, Jurgen PISIT, killer dhe vrastar enverist qe nuk e kap dot Drejtesia megjithese vret te tjeret si zogj pule, shikoni se cfare komedie ben vaki: Daja e Jurgenit merr persiper vrasjen e babait te Jurgenit dhe Drejtesia albaneze thote:

    OK! NUK KA RENDESI KUSH ESHTE KILLERI I VERTETE, MJAFTON QE DAJA SHKON VULLNETARISHT SI “CJAPI TE KASAPI”

    dhe:

    Askujt as nga pushteti, as nga shteti, as nga shoqeria civile dhe as nga media kombetare e nderkombetare nuk i plas fare per komedine e shemtuar qe po luhet me vrasjet makaber ne vendin tone dhe besoji pastaj kesaj Drejtesie dhe Vettingut Reformes ne Drejtesi si nje estrade e Kohes se Qepes e Enverit.

  • Vritet drejtori bankes,Santo,vrasesit bejne xhiro me motorr neper Tirane,filmohen,fotografohen por nuk kapen.Vritet nje mut muti,nje qe vrau tane dhe fqinjin dhe kushedi sa do kishte vrare po te mos e kishin qeruar dhe pa kaluar 24 ore policia nxjerr emrin.
    Po policia nuk nxjerr emrat e banditeve,nuk u prish imazhin!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *