Lista e 821 arsimtarëve të rinj që do testohen për licencën

Leda Hysa

Pas profilit të arsimit fillor, testimeve për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit do i nënshtrohen edhe mësuesit e e rinj të 20 profileve të tjera lëndore. Në përfundim të verifikimeve të bëra, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur listën e 821 mësuesve të rinj që do të garojnë përgjatë dy javëve në vijim për licencën e ushtrimit të profesionit.

Sikundër ka ndodhur me provimet e sezoneve të shkuara, mësuesit e secilit profil do të testohen në data dhe orare të përcaktuara. Çka do të thotë që secili kandidat duhet të paraqitet për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për të. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e arsimtarëve që hyjnë në provimin e shtetit të këtij sezoni, ku për secilin prej tyre jepet e detajuar data dhe orari se kur duhet të paraqiten për të zhvilluar testimin në profilin përkatës.

Konkretisht, në këtë sezon do të garojnë për të fituar licencën profesionale arsimtarët e rinj të këtyre profileve: Biologji, Kimi, Biologji-Kimi, Edukim Fizik, Fizikë, Gjeografi, Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht, Histori, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Histori-Gjeografi, Informatikë, Histori-Gjeografi-Edukatë, Instrumente Muzikore, Matematikë, Matematikë-Fizike, Matematikë Informatikë, si dhe Shkenca Sociale.

Kandidatët që do të hyjnë në provimin e shtetit për licencat e reja në mësuesi duhet të jenë të pajisur detyrimisht me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga universitetet përkatëse publike, apo private. Në mungesë të dokumenteve që konfirmojnë mbarimin e studimeve në këto dy cikle, mësuesit nuk mund të garojnë për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se për kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të ligjit të arsimit të lart.

Gjithashtu bëhet e ditur se për të mos rrezikuar hyrjen në provim, kandidatët që janë pjesë e kësaj liste duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti original, si dhe kopje të tyre. Me vete duhet të mbani edhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ku të jetë e specifikuar hera pjesëmarrjes. Autoritetet e QSHA-së sjellin në vëmendje se fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse.

Ekspertët e QSHA-së bëjnë me dije se në secilin profil, provimi do të jetë i strukturuar në tre pjesë, të cilat përfshijnë pyetjet rreth njohjes së rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pyetjet rreth pedagogjisë, metodave të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës, si dhe pyetjet specifike për profilin lëndor në të cilin mësuesi kërkon të fitojë licencën.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa, me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën, pasi rezultojnë mbetës. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit. Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit.

Lista e mesuesve

p.k/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *