Disa anëtar të Listës Serbe kanë sulmuar fizikisht këtë të mërkurë deputetin e Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Prishtinë. Në një dalje pë median, Petroviç shprehet se kohëve të fundit po bëhej një fushat kundër partisë së tij.
“Sot jam sulmuar në mëngjes nga ish-këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo. Kohët e fundit ka një fushatë kundër partisë time.
Arsyeja është që 15 vjet udhëheq politikë të paqes e të bashkëpunimit dhe kjo është tani e njohur. Unë javën e kaluar i kam shkruar një letër presidentit të Serbisë Vuçiq. Ai ka pasur insinuata e të pavërteta për mua”, tha Petroviç.
Ai ka folur edhe për kërcënimet që i janë barë anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë. Sipas tij, policia e Kosovës, ka ardhur shpejt në vendin e ngjarjes.
Petroviç, tha se do të punojë për të mbrojtur interesat e komunitetit serb që jeton në Kosovë.
”E di që jeni të frikësuar për një kohë të gjatë. Ju jeni të frikësuar nga ata që duhet të ju mbrojnë. Ne do të luftojmë për vlera dhe do të promovojmë çdo gjë që është e mirë për komunitetin serb të Kosovës.
“Ne dëshirojë të jetojmë së bashku e të lirë e me perspektivë. Ne dëshirojmë të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane ku ka shumë popuj”, tha ai.
Sipas tij Partia e Pavarur Liberale (SLS), do të punojë për të drejtat e serbëve.
b.b/dita
